| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Veshtire ti kuptosh inxhinieret (fwd)Xhemil Meco xmeco at isdnet.netFri Feb 4 07:10:37 EST 2000
pak humor per kete fundjave... ---------- Forwarded message ---------- Veshtire ti kuptosh inxhinieret -- shembulli 1: **************************************************** Dy studente inxhinierie ecin ne kampus kur papritur njeri prej tyre e pyet shokun, duke e shikuar me zili: - Ku e gjete kete biciklete? Tjetri pergjigjet: - Po ja, dje ndersa po ecja i zhytur ne mendimet e mia, takoj nje alamet vajze me biciklete qe ndalon perpara meje, mbeshtet bicikleten pertoke, zhvishet plotesisht, dhe me thote: "Merr c'te duash." I pari, mendohet pak, dhe thote: - Mire bere, rrobat e saj do te te rrinin shume te vogla. Veshtire ti kuptosh inxhinieret -- shembulli 2: **************************************************** Njerezit normal... mendojne qe kur dicka funksionon do te thote qe nuk asgje per te riparuar. Inxhinieret besojne qe kur dicka funksionon, do te thote se duhen shtuar funksione te tjera. ----- Scott Adams, Parimi i Dilbert-it. Veshtire ti kuptosh inxhinieret -- shembulli 3: **************************************************** Nje arkitekt, nje artist dhe inxhinier diskutojne nese eshte me mire ta kalosh kohen me gruan apo me te dashuren. Arkitekti thote: - Une preferoj ta kaloj kohen me gruan time dhe te ndertoje baza te shendosha per maredhenie te qendrueshme. Artisti pergjigjet: - Une preferoj ta kaloj kohen me te dashuren per shkak te pasionit dhe misterit qe gjej tek ajo. Inxhinieri thote: - Une i preferoj te dyja. - Te dyja ?!?, habiten dy te tjeret. - Po. Kur ke nje grua dhe nje te dashur, secila mendon qe ti po e kalon kohen me tjetren, dhe atehere ke kohe te shkosh ne laborator e te punosh pak. Veshtire ti kuptosh inxhinieret -- shembulli 4: **************************************************** Nje inxhinier kalon rruges kur nje bretkose i flet e i thote: - Nese me puth, do te transformohem ne nje princeshe te mrekullueshme. Inxhinieri ulet, e merr dhe e fut ne xhep. Bretkosa atehere i thote: - Nese me puth, do te shnderrohem ne princeshe shume te bukur dhe do te rrij me ty nje jave. Inxhinieri e nxjerr bretkosen nga xhepi, i buzeqesh dhe e fut perseri ne xhep. Bretkosa nis e bertet: - Nese ti me puth, do te shnderrohem ne princeshe shume te bukur, do te rrij me ty nje jave dhe do te bej CDO GJE qe te duash ti. Perseri inxhinieri e nxjerr bretkosen nga xhepi, i buzeqesh dhe e fut perseri ne xhep. Bretkosa atehere e pyet: - Po cfare ke, si eshte puna? Une po te them qe jam nje princeshe shume e bukur do te rrij me ty nje jave dhe do te beje c'te duash ti! Atehere perse nuk me puth? Inxhinieri i pergjigjet: - Me shiko pak, une jam inxhinier. Nuk kam kohe qe te kem nje shoqe. Por nje bretkose qe flet, kjo po qe eshte interesante.
More information about the Info-Tech mailing list |