| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Studime Pasuniversitare ne KoreIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thTue Dec 19 22:50:44 EST 2000
Te nderuar kolege, Nje univerzitet ne Kore qe quhet "Information and Communications University (ICU)" qe ka bashkepunim te mire me ITU-ne (ku punoj une), ne kanale private (pra jasht cdo lidhje zyrtare me ITU-ne) me ka bere me dije se ekziston mundesia per te pranuar nje kandidat nga Kosova ne studine pasuniversitare (Magjistrature apo Doktoranture). Per nje kandidat nga Kosova Universiteti do t'i mbulonte shpenzimet e rruges, banimit, mesimit dhe rreth 10,000 dollare amerikan (qe nuk jan shume ne Kore) ndihme per hulumtim shkencor (research grant). Te dhena me te hollesishme per universitetin, programin dhe formularin e aplikimit mund t'a gjeni ne faqen: http://www.icu.ac.kr/ Kandidati duhet te jete qytetar i Kosoves dhe te jete aktualisht ne pune ne Kosove (ne Univerzitet apo ne organet shteterore - ato qe i kemi). Nese jeni vete i/e interesuar , Ju lutem plotesojeni formularin e aplikimit dhe dergojeni ne adresen time personale, sa me shpejt qe te jete e mundur. Nese njihni dike qe mund te jete i/e interesuar ju lutem e njoftojeni. Anen formale te marrjes se mbeshtetejes nga organeve Kosovare e zgjedhim se bashku (ende nuk e di se si, por e gjejme menyren). Shfrytezoj rastin t'Ju uroj te gjitheve gezuar Vitin e Ri 2001! Me shume respekt, Ismet Hamiti
More information about the Info-Tech mailing list |