Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Rekonstruimi i Rrjetit telefonik te Prishtines

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Tue Dec 12 05:48:59 EST 2000


Te nderuar kolege,
Per t'u  kuptuar me mire ky lajm, ndoshta ka nevoje per disa spjegime
plotesuese. 
Qe ne gusht te vitit te kaluar Bashkimi Europian pat premtuar financimin e
rindertimit te te gjitha pjeseve te rrjetit fiks qe u shkaterruan gjate
bombardimeve te NATOs. Ketu perfshihej nje centrali tranzit i Kosoves, nje
central lokal per Prishtinen prej 20,000 numrash dhe dy stacione radio-rele
(Golesh e Cfilen). 

PTK hartoi githe dokumentacionin  e nevojshem mbrenda nje kohe shume te
shkurte, dhe ishte gadi ta filloje projektin e rindertimit ne netor te vitit
te kaluar (1999) ashtu sic ishte premtuar nga BE. Mirepo, sic po e shifni
nga ky lajm, projekti do te filloje vetem ne shkurt te vitit 200, pra me
15-16 muej vonese! 

E tere kjo kohe eshte shpenzuar ne procedurat burokratike te BE, ku jane
shpenzuar me se gjysma e fondeve te dedikuara per kete projekt. Ne te
njejten kohe, PTK ka humbe disa miljona nga te ardhurat per cdo muaj qe ka
kaluar nga ajo kohe. 

Eshte e carte se PTK-se do t'i kishte kushtuar shumefish me lire sikur kete
prijekt t'a kishte realizuar me kredi komerciale, pa ndihmen e BE. Por per
shkak te premtimit te BE, UNMIK-u nuk e ka lejuar PTK-ne te ndermerr asgje
ne kete drejtim.
 
Nuk deshiroj te jem jomirenjohes por me duket se BE, ne kete rast,  PTKse i
ka shkaktuar me shume dem se sa dobi. (Per fat te keq, keshtu eshte me
shumicen e projekteve qe financohen nga ndihmat). Synimi yne, sa u perket
telekomunikacioneve, duhet te jete: jo ndihma, por kushte normale ligjore e
institucionale qe ta zhvillojme vet kete lemi shume te rendesishme. Ndihmat
le te shkojne tjeterkaj,ne arsim, shendetesi, rruge, etj, 

Me shume respekt,
Ismet Hamiti

> -----Original Message-----
> From:	besnik.grajqevci at bt.com [SMTP:besnik.grajqevci at bt.com]
> Sent:	12 December 2000 17:03
> To:	info-tech at alb-net.com
> Subject:	[Info-tech] Rekonstruimi i Rrjetit telefonik te Prishtines
> 
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  Koncerni Simens dhe Telekomi gjerman do të rikonstruktojnë sistemin
> telefonik të Prishtinës 
> 
> Prishtinë, 9 dhjetor (QIK) - Koncerni Simens dhe Telekomi gjerman do të
> rikonstruktojnë sistemin telefonik të Prishtinës. Agjencia për Rindërtimin
> e
> Kosovës i dha të drejtën për këtë projekt dhe ivestimi kap një shifër
> milionëshe, citohet të ketë thënë një zëdhënës i firmës Simens në Munih.
> Ky
> projekt do të fillojë të  realizohet në shkurt të vitit të ardhshëm.
> 
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech



More information about the Info-Tech mailing list