Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Projektet e PTK-se

Xhemil Meco xmeco at isdnet.net
Fri Sep 10 14:54:27 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****


 Mirembrema te gjitheve, 
Me falni per vonesen me te cilen po shkruaj ne liste, por kam
qene teper i zene me pune. 
 Sic shkruante Z.Ismet Hamiti ne kete liste, behet fjale pra per te
ndertuar nje rrjet Interneti per te gjithe Kosoven. Natyrisht kjo do te
thote shume pune dhe kerkon pjesemarrjen e shume veteve qe kane vullnetin
e mire te marrin pjese ne nje projekt kaq te rendesishem.  
 Faza e pare (=faza aktuale) e ndertimit te ketij rrjeti parashikon
pergatitjen e projektit teknik deri ne detaje si dhe dokumentacionin per
tenderin per blerjen e pajisjeve te nevojshme. Natyrisht eshte me shume
rendesi qe te planifikojme arkitekturen e pershtatshme te rrjetit dhe te
zgjedhim pajisjet e duhura, ne menyre qe rrjeti te funksionoje ne menyre
korrekte, te administrohet lehte dhe te zgjerohet pa veshtiresi ne te
ardhmen. Ne kete faze ben pjese gjithashtu pergatitja e dokumentacionit
per blerjen e pajisjeve, gje qe kerkon natyrisht eksperience.
 Faza e dyte parashikon zbatimin e projektit. Eshte mjaft interesante dhe
ka veshtiresite e saja, por per momentin nuk eshte aktuale.
 Faza e trete parashikon pergatitjen e administratoreve te rrjetit dhe
shfrytezimin e rrjetit.

Deri tani, ndarja ne pjese e projektit per rrjetin e Internetit ne Kosove
eshte si me poshte:

1. lidhja e RAS-ve (Remote Access Server) me rrjetin telefonik
	a. lidhja me linja E1 2Mbit/s qe vijne nga centralet (switch-at) e
	Telekomit [ nderfaqet/kartat (interfaces/cards)]
	b. dergimi i thirrjeve me modem ne RAS [ grupimi i
	   numrave/"routing" i thirrjeve me modem ne rrjetin e Telekomit]
	c. planifikimi i pikave te lidhjes me rrjetin telefonik fiks

2. ndertimi i rrjetit te te dhenave (data network) mbi te cilin do te
vendosen sherbimet e Internetit
	a. nyjet ose POP-at
	b. lidhja midis nyjeve + lidhjet ndihmese (backup)
	c. rrjeti lokal (LAN) i serverave te sherbimeve dhe administrimit
	d. "routing" i brendshem (statik, RIP etj)
	e. "routing" i jashtem (BGP)

3. autentifikimi(verifikimi) i perdoruesve
	a. konfigurimi i RAS-ve
	b. konfigurimi i serverit te autentifikimit

4. sherbimet e Internetit
	a. mail
	b. news
	c. strehim faqesh web
	d. dns
	e. proxy http/ftp

5. lidhja me rrjetin nderkombetar te Internetit
6. rezervimi i blloku te adresave IP dhe i domeneve qe do te perdoren


Ideja eshte qe ta ndajme punen ne kete menyre. Cilido qe e ndien se mund
ta beje nje nga pjeset e mesiperme te projektit, ju lutem te lajmerohet sa
me pare dhe te marre pergjegjesine per ate pjese. Natyrisht pastaj mund te
diskutojme ne liste dhe te shkembejme mendime per secilen pjese.
Gjithashtu nese dikush shikon qe ky projekt duhet te perfshije edhe pjese
te tjera apo ka ndonje sugjerim cfaredo per projektin ne pergjithesi, ju
lutem mos hezitoni.


Besoj se eshte e kuptueshme rendesia e ketij projekti dhe perfundimi me
sukses i tij. Ju ftoj pra te bejme nje pune serioze, te pjekur, ne ekip,
dhe te provojme se jemi ne gjendje te bejme nje pune pozitive te 
perbashket per Kosoven.

Gjithe te mirat
Xhemil Meco








More information about the Info-Tech mailing list