Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Ndihme : ORACLE, PL/SQL !!

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Thu Sep 9 14:46:43 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****



Ju pershendes,

per t'a shfrytezuar kete liste per qellimin e caktuar,
per te cilin edhe u krijua, po e nisi me nje pyetje
per profesionistet ne lemin e programimit te bazave
te te dhenave ne Internet.

Pyetjen nuk do ta sqaroj ne detale, ngase ata qe merren
me kete lami, sigurisht se do t'a kuptojne se per cfare 
behet fjale!

Per kete, shpresoj te kete ne liste ndonje 'ekspert' ne 
lemin e bazave te te dhenave (Database - DB) dhe nderlidhjen
e tyre ne INTERNET. Konkretisht ORACLE 8 dhe PL/SQL.

Deri te henen e ardhshme nuk mund te disponoj me ndonje
liber te mire ne kete lemi. Ndoshta ndokush do te mund 
te me ndihmonte ne kete drejtim.

Momentalisht punoj ne nje projekt, i cili per qellim ka
krijimin e nje vegle, permes se ciles mund te 'kapercehet' 
'kufiri' i RMM-it (The Relationship Management methodology 
for Structured Hypermedia Design) sikurse edhe me M-SLICE. 
Per kete, kam krijuar nje Meta-Model, permes se cilit
mund te arrihet rezultati i deshiruar.

Mirepo, momentalisht kam nevoj te dij se si behet nxjerrja 
e te dhenave nga ORACLE, kur ato te dhena jane ne forme 
binare ne DB, dhe anasjelltas, futjen e tyre ne DB permes 
PL/SQL-it ( jo permes Oracle Call Interface (OCI) ).
P.sh. foto, grafika, etj. Pra, tipi BLOB (jo BFILE ose CLOB)!

Te dhenat do te duhej te nxirren permes nje procedure
ne PL/SQL dhe menjehere, gjate te njejtit proces, automatikisht
te krijohet nje faqe per prezentimin e rezultatit ne HTML.

Problemi qendron ne faktin se atributet e tipit BLOB nuk 
mund te perdoren nga ORACLE njejte sikur ato te tipeve 
te tjera, p.sh VARCHAR2, NUMBER, etj.

P.sh. :

Nese kemi krijuar nje tabele me keto atribute : 

CREATE TABLE Personi (
    emri     VARCHAR2(20),
    mbiemri  VARCHAR2(20),
    foto     BLOB
);

do te mund te kishim kete permbajtje te tabeles Personi:

+---------------+---------------+------------+
|     EMRI      |    MBIEMRI    |    FOTO    |
+---------------+---------------+------------+
| Shpend        | Shala         |            |
+---------------+---------------+------------+
| Eshref        | Januzaj       |            |
+---------------+---------------+------------+
| ...           | ...           |            |
+---------------+---------------+------------+


Nese deshirojme te kerkojme ne kete tabele permes SQL-it,
atehere format :


> SELECT *  
  FROM   Personi 
  WHERE  emri = 'Shpend';

ose

> SELECT foto
  FROM   Person
  WHERE  emri = 'Shpend';
 
do te sillnin kete gabim ne ORACLE : 

           ORA-00932: inconsistent datatypes

Kjo eshte e kuptueshme!


Urdherin per kerkim ne DB (SELECT ...) e realizoj
permes teknikes se kursorit (Cursor) ne PL/SQL.

Me rezultatet e fituara krijoj automatikisht, me
ndihmen e nje Meta-Modeli, nje program tjeter ne
PL/SQL, i cili kompajlohet dhe instalohet ne servuesin
e ORACLE-se ne formen e nje API.
Ai program pastaj, mvaresisht prej kritereve te
kerkimit, generon (krijon) automatikisht nje program
tjeter ne HTML dhe e dergon ate te klienti ne WWW.

Ju faleminderit paraprakisht!

Do te ishte mire, qe pergjigjet e mundshme te dergoheshin
permes listes, qe keshtu te mund te perfshihen me shume
persona ne diskutim!



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |   
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.informatik.tu-muenchen.de/~januzaj/          |
 ------------------------------------------------------------------




More information about the Info-Tech mailing list