| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Projektet e PTK-seIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thWed Sep 8 01:10:19 EDT 1999
**** Information Technology Forum **** Tungjatjeta Etrit, Feleminderit shume per urimet. Nese eshte bere gje per telekomunikacionet e Kosoves, kjo eshte bere ne saje te asaj se une nuk kam qene vetem. "Trimi i mire me shoke shume" thot fjala e urte te cilin a kam zbatuar gjithemone e sidomos rreth puneve ne rimekembjen e PTK-se. Me kenaqesi te madhe mund te them se, si rezultat i kesaj menyre te punes, ne PTK eshte krijuar nje atmosfere kolegialiteti e bashkepunimi qe rralle mund te shihet ndokund ne mjediset tona. Aty tani gjene profesionist nga te gjitha trevat tona qe punojne ne projekte te perbashketa, ne harmoni te perkryer e me respekt te madh te ndersjelle. Aty gjene kolege nga Mallakastra, Vlora, Shkodra, Gostivari ....Drenica, Shala, Prizreni, Peja, Mitrovica Gjilani....te cilet puojne sikur te ishin rritur bashk. Ne kokat e tyre tashme jane fshire kufijte tragjik, qe na kane demtuar aq rende qe nje shekull.... Pikerisht kete atmosfere do te doja t'a projektoja ne mesin e profesionisteve qe jemi jasht. Ne njoftimin tim te kaluar une ua paraqita nje projekt konkret ku do te mund te bashkepunonim. Eshte projekti i themelimit te nje ISP ne kuader te PTK-se per tere Kosoven dhe, mbi te, te nje sistemi te informimit per nevojat e Qeversjes (administrimit) te Kosoves. Nje burre nga Vlora , Z. Xhemil Meco, ka marre persiper udheheqejen e pjeses se pare te ketij projekti. Ai ka nevoje per bashkepunetore. Prandaj ata qe kane ekspertize ne kete fushe dhe qe deshirojne t'i ndihmojne PTK-se, Ju lutem paraqituni Xhemilit. Per pjesen e dyte (Sistemin e informimit) ende jam duke pritur vullnetare. Une pres edhe pak e nese nuk paraqiten, do t'i thrras me emer, se e di kush jane...:-)))) Me shume respekt, Ismet Hamiti > -----Original Message----- > From: Etrit Bardhi [SMTP:etrit at alb-net.com] > Sent: 08 September 1999 05:04 > To: 'info-tech at alb-net.com' > Cc: 'Agron Dida' > Subject: Re: [info-tech] Projektet e PTK-se > > **** Information Technology Forum **** > > Mirdita Z. Hamiti, > > se pari desha te ju falenderoj publikisht per te gjithat qe i keni > bere > per Kosoven, dhe poashtu te ju uroj sukses ne vazhdim te punes tuaj. > > Ndersa tani desha te ju them se besoj se shumica e te rinjeve > profesioniste qe gjinden jashte atdheut jane te interesuar te > ndihmojne. > Vetem na tregoni se si te ndihmojme nga largesia... > > Etriti. > > On Sat, 4 Sep 1999, Ismet Hamiti wrote: > > > **** Information Technology Forum **** > > > > Jungjatjeta te gjitheve, > > > > Sigurisht jeni te njoftuar tashme se Ndermarrja e Postes dhe > > Telekomunikacionit te Kosoves (PTK) ka rifilluar punen me 2 gusht, > pas > > nje "koordinimi" te gjate e te mundimshem me autoritetet per > administrim > > te perkoheshem te Kosoves. > > > > PTK eshte nje "shtepi" e perbashket per Posten e Kosoves dhe > > Telekomunikacionin e Kosoves, qe formalisht mbeten bashk (per > aresyena > > praktike), por financiarish e organizativisht jane te ndara. PTK > > udhehiqet nga ky ekip drejtues: > > > > * Mr. Inxh i Dipl. Agron Dida, Drejtor Gjeneral, > > * Inxh.i Dipl. Bedri Rama, Drejtor i Telekomunikacionit, > > * Z. Raif Dumani, Jurist i Dipl. e specialist per posta, Drejtor i > > Postes, > > * Ali Gagica, Ecc. i Dipl., Drejtor Financiar, dhe > > * Z. Avdi Ahmetaj, Jurist i Dipl. Drejtor i Personelit. > > > > Ekipi ndihmohet nga z. Ahmed Llapashtica, Ecc. i Dipl, Keshilletar > > Special (ish drejtor i PTT -se se Kosoves, tani i pensionuar por me > plot > > energji dhe i gatshem per te ndihmuar PTK-ne me pervojen e vet shume > te > > pasur). > > > > Ky ekip pritet te konfirmohet javen e ardheshme nga nje komision qe > > quhet "Komision i perbashket civil" qe ka ne te vertete rrolin e nje > > "bordi" qe mbikqyre PTK-ne. > > > > Perveq ketij ekipi, ne PTK kane filluar te kethehen profesionist > tjere, > > te cilet 9 vjet me pare ishin debuar nga PTT-ja - inxjinjere, > > ekonomiste, juriste, teknike e punetore te te gjitha profileve. Me > nje > > fjale PTK-ja ngadale pe e merr vedin... > > > > Sa i perket telekomunikacioneve, projektet me perparesi jane: > > > > (1) rivendosja e rrjetit fiks (tegjitha lidhjet ndermjet > > qyteteve te Kosoves jane te nderprera) > > (2) ndertimi i rrjetit mobil te Kosoves; > > (3) ndertimi i nje rrjeti per sherbime te internetit ne tere > > Kosoven; > > > > Ne dy projektet e para eshte duke u punuar me te madhe. Profesionist > te > > ndryshem nga te gjitha trojet tona po ndihmojne, qofte atje ne vend, > > qofte nga "largesia". > > > > Per projektin e trete kerkohen vullnetare qe do te ndihmonin ne: > > > > (a) hartimin e projektit, > > (b) pregaditjen e dokumentacionit per nje tender nderkombetar > > per blerjen e pajisjeve, > > (c) ngritjen dhe aftesimin e nje ekipi drejtues; > > (d) projektimin e nje sistemi te fuqishem te informimit per > > nevojat e Qeverisjes se Kosoves qe do te ndertohej mbi kete rrjet; > dhe > > (e) ne ndonje fushe qe nuk eshte perfshire me larte. > > > > Puna me urgjente eshte projekti dhe tenderi, prandaj Ju lutem te > gjithe > > atyre qe kane ekspertize ne keto dy aktivitete e qe deshirojne te > > ndihmojne PTK -ne, te me lajmerojne sa me shpejt qe te munden per te > > marre informacione me te hollsishme. > > > > Vullnetare per aktivitetet tjera poashtu jane te mirepritur. Psh. a > ka > > kush qe mund te udheheqe aktivitetin (d), sepse tani eshte kohe te > vihen > > themelet per nje sistem informimi efikas ne Kosove. > > > > Nga anketa ime kohe me pare, vura re se shumica perej > profesionisteve te > > kesaj leme nuk mund t'a lene karieren e vet e te kethehen ne Kosove > > menjehere. Mirepo te gjthe shprehen deshiren te ndihmojne nga > > "largesija". Ja pra, resti erdhi shume shpejt. Urdheroni e > peraqituni qe > > te formojme ekipet per aktivitetet e mesiperme. > > > > Ne fund edhe nje njoftim qe mund te ju interesoje. Tani per tani ne > > Kosove nuk ka autoritet as kuader ligjor (ose ne nuk e njofim si te > > tille) qe mund te leshoje licensa (leje) per formimin e ISP-ve > privat. > > Licensa mund te leshojne vetem autoritetet qe do te dalin prej > > zgjedhjeve, pasi te jente krijuar kuadri i domosdoshem ligjor i > Kosoves. > > Deri atehere PTK-ja eshte e vetmja qe ofron te gjitha sherbimet > > telekomunikuese ne Kosove. Pra, njehere per njehere s'ka "biznis" > > privat, por PTK-ja nuk do ta kete monopolin ne sherbimet me vlere te > > shtuar, sic eshte interneti, ne periudhen pas zgjedhjeve. Atehere > tregu > > i ketyre sherbimeve pritet te liberalizohet. Prandaj durim edhe pak, > ju > > qe e keni mendjen te mirreni me nje veprimtari te tille. > > > > Shpresoj se do te "shihemi" shpejt ne njeren nga aktivitetet e > > permendura. > > Deri atehere - mirembetshi. > > > > Me shume respekt. > > Ismet Hamiti > > > >
More information about the Info-Tech mailing list |