Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Projektet e PTK-se

Etrit Bardhi etrit at alb-net.com
Tue Sep 7 18:03:54 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****

Mirdita Z. Hamiti,

se pari desha te ju falenderoj publikisht per te gjithat qe i keni bere
per Kosoven, dhe poashtu te ju uroj sukses ne vazhdim te punes tuaj.

Ndersa tani desha te ju them se besoj se shumica e te rinjeve
profesioniste qe gjinden jashte atdheut jane te interesuar te ndihmojne.  
Vetem na tregoni se si te ndihmojme nga largesia...  

Etriti.

On Sat, 4 Sep 1999, Ismet Hamiti wrote:

>               **** Information Technology Forum ****
> 
> Jungjatjeta te gjitheve,
> 
> Sigurisht jeni te njoftuar tashme se Ndermarrja e Postes dhe
> Telekomunikacionit te Kosoves (PTK) ka rifilluar punen me 2 gusht, pas
> nje "koordinimi" te gjate e te mundimshem me autoritetet per administrim
> te perkoheshem te Kosoves.
>  
> PTK eshte nje "shtepi" e perbashket per Posten e Kosoves dhe
> Telekomunikacionin e Kosoves, qe formalisht mbeten bashk (per aresyena
> praktike), por financiarish e organizativisht jane te ndara. PTK
> udhehiqet nga ky ekip drejtues:
>  
> *	Mr. Inxh i Dipl. Agron Dida, Drejtor Gjeneral, 
> *	Inxh.i Dipl.  Bedri Rama, Drejtor i Telekomunikacionit, 
> *	Z. Raif Dumani, Jurist i Dipl. e specialist per posta, Drejtor i
> Postes, 
> *	Ali Gagica, Ecc. i Dipl., Drejtor Financiar, dhe 
> *	Z. Avdi Ahmetaj, Jurist i Dipl. Drejtor i Personelit.
> 	 
> Ekipi ndihmohet nga z. Ahmed Llapashtica, Ecc. i Dipl, Keshilletar
> Special (ish drejtor i PTT -se se Kosoves, tani i pensionuar por me plot
> energji dhe i gatshem per te ndihmuar PTK-ne me pervojen e vet shume te
> pasur).
> 
> Ky ekip pritet te konfirmohet javen e ardheshme nga nje komision qe
> quhet "Komision i perbashket civil" qe ka ne te vertete rrolin e nje
> "bordi" qe mbikqyre PTK-ne.
> 
> Perveq ketij ekipi, ne PTK kane filluar te kethehen profesionist tjere,
> te cilet 9 vjet me pare ishin debuar nga PTT-ja - inxjinjere,
> ekonomiste, juriste, teknike e punetore te te gjitha profileve. Me nje
> fjale PTK-ja ngadale pe e merr vedin...
> 
> Sa i perket telekomunikacioneve, projektet me perparesi jane:
> 
> 	(1) rivendosja e rrjetit fiks (tegjitha lidhjet ndermjet
> qyteteve te Kosoves jane te nderprera)
> 	(2) ndertimi i rrjetit mobil te Kosoves; 
> 	(3) ndertimi i nje rrjeti per sherbime te internetit ne tere
> Kosoven;
> 
> Ne dy projektet e para eshte duke u punuar me te madhe. Profesionist te
> ndryshem nga te gjitha trojet tona po ndihmojne, qofte atje ne vend,
> qofte nga "largesia". 
> 
> Per projektin e trete kerkohen vullnetare qe do te ndihmonin ne:
>  
> 	(a) hartimin e projektit,  
> 	(b) pregaditjen e dokumentacionit per nje tender nderkombetar
> per blerjen e pajisjeve,
> 	(c) ngritjen dhe aftesimin e nje ekipi drejtues;
> 	(d) projektimin e nje sistemi te fuqishem te informimit per
> nevojat e Qeverisjes se Kosoves qe do te ndertohej mbi kete rrjet; dhe
> 	(e) ne ndonje fushe qe nuk eshte perfshire me larte.
> 
> Puna me urgjente eshte projekti dhe tenderi, prandaj Ju lutem te gjithe
> atyre qe kane ekspertize ne keto dy aktivitete e qe deshirojne te
> ndihmojne PTK -ne, te me lajmerojne sa me shpejt qe te munden per te
> marre informacione me te hollsishme.
>  
> Vullnetare per aktivitetet tjera poashtu jane te mirepritur. Psh. a ka
> kush qe mund te udheheqe aktivitetin (d), sepse tani eshte kohe te vihen
> themelet per nje sistem informimi efikas ne Kosove.
> 
> Nga anketa ime kohe me pare, vura re se shumica perej profesionisteve te
> kesaj leme nuk mund t'a lene karieren e vet e te kethehen ne Kosove
> menjehere. Mirepo te gjthe shprehen deshiren te ndihmojne nga
> "largesija". Ja pra, resti erdhi shume shpejt. Urdheroni e peraqituni qe
> te formojme ekipet per aktivitetet e mesiperme.
> 
> Ne fund edhe nje njoftim qe mund te ju interesoje. Tani per tani ne
> Kosove nuk ka autoritet as kuader ligjor (ose ne nuk e njofim si te
> tille) qe mund te leshoje licensa (leje) per formimin e ISP-ve privat.
> Licensa mund te leshojne vetem autoritetet qe do te dalin prej
> zgjedhjeve, pasi te jente krijuar kuadri i domosdoshem ligjor i Kosoves.
> Deri atehere PTK-ja eshte e vetmja qe ofron te gjitha sherbimet
> telekomunikuese ne Kosove. Pra, njehere per njehere s'ka "biznis"
> privat, por PTK-ja nuk do ta kete monopolin ne sherbimet me vlere te
> shtuar, sic eshte interneti, ne periudhen pas zgjedhjeve. Atehere tregu
> i ketyre sherbimeve pritet te liberalizohet. Prandaj durim edhe pak, ju
> qe e keni mendjen te mirreni me nje veprimtari te tille.
> 
> Shpresoj se do te "shihemi" shpejt ne njeren nga aktivitetet e
> permendura. 
> Deri atehere - mirembetshi.
> 
> Me shume respekt.
> Ismet Hamiti 
> 
> 




More information about the Info-Tech mailing list