| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Projektet e PTK-seIsmet Hamiti Ismet at itu.or.thSat Sep 4 07:33:14 EDT 1999
**** Information Technology Forum **** Jungjatjeta te gjitheve, Sigurisht jeni te njoftuar tashme se Ndermarrja e Postes dhe Telekomunikacionit te Kosoves (PTK) ka rifilluar punen me 2 gusht, pas nje "koordinimi" te gjate e te mundimshem me autoritetet per administrim te perkoheshem te Kosoves. PTK eshte nje "shtepi" e perbashket per Posten e Kosoves dhe Telekomunikacionin e Kosoves, qe formalisht mbeten bashk (per aresyena praktike), por financiarish e organizativisht jane te ndara. PTK udhehiqet nga ky ekip drejtues: * Mr. Inxh i Dipl. Agron Dida, Drejtor Gjeneral, * Inxh.i Dipl. Bedri Rama, Drejtor i Telekomunikacionit, * Z. Raif Dumani, Jurist i Dipl. e specialist per posta, Drejtor i Postes, * Ali Gagica, Ecc. i Dipl., Drejtor Financiar, dhe * Z. Avdi Ahmetaj, Jurist i Dipl. Drejtor i Personelit. Ekipi ndihmohet nga z. Ahmed Llapashtica, Ecc. i Dipl, Keshilletar Special (ish drejtor i PTT -se se Kosoves, tani i pensionuar por me plot energji dhe i gatshem per te ndihmuar PTK-ne me pervojen e vet shume te pasur). Ky ekip pritet te konfirmohet javen e ardheshme nga nje komision qe quhet "Komision i perbashket civil" qe ka ne te vertete rrolin e nje "bordi" qe mbikqyre PTK-ne. Perveq ketij ekipi, ne PTK kane filluar te kethehen profesionist tjere, te cilet 9 vjet me pare ishin debuar nga PTT-ja - inxjinjere, ekonomiste, juriste, teknike e punetore te te gjitha profileve. Me nje fjale PTK-ja ngadale pe e merr vedin... Sa i perket telekomunikacioneve, projektet me perparesi jane: (1) rivendosja e rrjetit fiks (tegjitha lidhjet ndermjet qyteteve te Kosoves jane te nderprera) (2) ndertimi i rrjetit mobil te Kosoves; (3) ndertimi i nje rrjeti per sherbime te internetit ne tere Kosoven; Ne dy projektet e para eshte duke u punuar me te madhe. Profesionist te ndryshem nga te gjitha trojet tona po ndihmojne, qofte atje ne vend, qofte nga "largesia". Per projektin e trete kerkohen vullnetare qe do te ndihmonin ne: (a) hartimin e projektit, (b) pregaditjen e dokumentacionit per nje tender nderkombetar per blerjen e pajisjeve, (c) ngritjen dhe aftesimin e nje ekipi drejtues; (d) projektimin e nje sistemi te fuqishem te informimit per nevojat e Qeverisjes se Kosoves qe do te ndertohej mbi kete rrjet; dhe (e) ne ndonje fushe qe nuk eshte perfshire me larte. Puna me urgjente eshte projekti dhe tenderi, prandaj Ju lutem te gjithe atyre qe kane ekspertize ne keto dy aktivitete e qe deshirojne te ndihmojne PTK -ne, te me lajmerojne sa me shpejt qe te munden per te marre informacione me te hollsishme. Vullnetare per aktivitetet tjera poashtu jane te mirepritur. Psh. a ka kush qe mund te udheheqe aktivitetin (d), sepse tani eshte kohe te vihen themelet per nje sistem informimi efikas ne Kosove. Nga anketa ime kohe me pare, vura re se shumica perej profesionisteve te kesaj leme nuk mund t'a lene karieren e vet e te kethehen ne Kosove menjehere. Mirepo te gjthe shprehen deshiren te ndihmojne nga "largesija". Ja pra, resti erdhi shume shpejt. Urdheroni e peraqituni qe te formojme ekipet per aktivitetet e mesiperme. Ne fund edhe nje njoftim qe mund te ju interesoje. Tani per tani ne Kosove nuk ka autoritet as kuader ligjor (ose ne nuk e njofim si te tille) qe mund te leshoje licensa (leje) per formimin e ISP-ve privat. Licensa mund te leshojne vetem autoritetet qe do te dalin prej zgjedhjeve, pasi te jente krijuar kuadri i domosdoshem ligjor i Kosoves. Deri atehere PTK-ja eshte e vetmja qe ofron te gjitha sherbimet telekomunikuese ne Kosove. Pra, njehere per njehere s'ka "biznis" privat, por PTK-ja nuk do ta kete monopolin ne sherbimet me vlere te shtuar, sic eshte interneti, ne periudhen pas zgjedhjeve. Atehere tregu i ketyre sherbimeve pritet te liberalizohet. Prandaj durim edhe pak, ju qe e keni mendjen te mirreni me nje veprimtari te tille. Shpresoj se do te "shihemi" shpejt ne njeren nga aktivitetet e permendura. Deri atehere - mirembetshi. Me shume respekt. Ismet Hamiti
More information about the Info-Tech mailing list |