Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] PTK : Prefiksi telefonik dhe Intenet-i!!

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Mon Nov 8 12:58:55 EST 1999


Ju pershendes,

Mentor Cana schrieb:
> On Fri, 5 Nov 1999, at 23:20, Mali wrote:
> > (...)
> > Rast interesant prej 01 Tetorit 1999 paraqesin edhe Territoret e
> > Okupuara Palestineze(Occupied Palestinian Territory- *.PS, 
> > ne ISO ALPHA-3 = PSE).
> 
> Pra, kjo do te thote qe edhe Kosoves duhet t'i jipet mundesia.

sipas edhe disa rasteve te tjera, te cilet jane te regjistruara ne
ISO 3166-1, del qe edhe Kosova do te mund te futej ne kete liste!

 
> > Mendoj se edhe ketu ITU eshte instanca, e cila mund te vendose per
> > keso qeshtjesh - si nje nga 10 antaret e ISO 3166 Maintenance Agency.
> 
> Por, kush do ta beje nje kerkese te tille ne emer te Kosoves?
> 
> Qeveria e Bukoshit ose ajo e Thacit?
> 
> Ose, UNMIK-u?

Momentalisht, UNMIK-u eshte instanca e vetme, e cila do te mund te 
paraqes kerkesen prane ISO 3166/MA per futjen e Kosoves ne listen
ISO 3166-1.

Sipas rregullores se ISO 3166/MA, te drejt per paraqitje te kerkeses
kan vetem qeverite e atij vendi, per te cilin parashtrohet kerkesa.
Zyrtarisht, qeverine ne Kosove e ka UNMIK-u (nderkobetarisht te
pranuar).
Kerkesa te tjera nuk do te shqyrtohen fare. Vendi, i cili deshiron te
regjistrohet ne listen sipas ISO 3166-1, duhet te gjendet edhe ne listen
e "Emrave te Vendeve" te OKB-se (UN Bulletin "Country Names").

Perjashtime behet ne rast se plotesohet njera prej kushteve te shenuara 
me poshte (anglisht) : 

 I. The area name for which the inclusion in ISO 3166-1 is requested 
    represents an area which is physically separated from its parent 
    country. Dependent areas directly bordering on the parent country 
    cannot be included in ISO 3166-1. 

II. An interchange requirement exists betweeen the area for which a code 
    element is requested and other physical locations. For the purposes 
    of ISO 3166-1 the term interchange requirement includes a stated and
    proven necessity to move physical objects (e.g. goods) or
non-physical 
    objects (e.g. electronic messages) from one physical location to 
    another. 

III.A request for the inclusion of a country name (or the name of a 
    dependent area) in ISO 3166-1 must originate from the national 
    government of the country or from the national standards body of
that 
    country. The ISO 3166/MA rejects any request which is not
accompanied 
    by a written statement from the national goverment explicitly
agreeing 
    to and supporting the request. 


Edhe nese plotesohen te gjitha keto kushte, te cilat i shenova me larte,
prap mbetet te vendose vota e te 10 antareve te ISO 3166 Maintenance 
Agency, se a do te behet regjistrimi ne listen ISO 3166-1, apo jo!

Edhe pse ne shiqim te pare, per Kosoven duket pak si e paarritshme
nje regjistrim ne listen ne fjale, mendoj se me nje presion te 
vazhdueshem ndaj UNMIK-ut por, te logjikshem dhe te mireargumentuar
("Ngreh e mos keput!"), do te mund te arrihet dicka ne kete drejtim.

Po ashtu, nuk dihet se si kosiderohet Kosova : si pjese integrale e
Jugosllavise, e administruar perkohesisht nga OKB (afer realitetit), 
apo mund te futet ne ndonje kategori tjeter.

Nese Kosova llogaritet si pjese perkohesisht e 'ndare ne menyre fizike
nga shtetit ame' (ne kete rast Jugosllavia) per sa i perket lidhjeve 
telefonike (pos rrjetit fiberoptike, i cili prej Nishit kalon nentoke
deri
ne Prishtine - nese nuk gabohem, prone e "Braca Kariq" nga Peja), 
dhe nese ne te ardhmen me te vertete realizohet lidhja e Kosoves ne 
rrjetin nderkombetar telefonik permes Shqiperise apo Maqedonise - rrjeti
fiks, atehere mendoj se Kosova do te mund te thirrej te pakten 
ne piken I. te shenuar me larte.

Mirepo, esenciale do te ishte argumentimi i INMIK-ut para ISO 3166/MA,
si Qeveri e Kosoves! Fundja, OKB ne ISO 3166 Maintenance Agency 
ka dy vende, qe d.m.th. dy vota. :-)

Antaret e ISO 3166 Maintenance Agency jane : 

  - AFNOR (France) 
  - ANSI (United States) 
  - BSI (United Kingdom) 
  - DIN (Germany) 
  - SIS (Sweden) 
  - International Atomic Energy Agency (IAEA) 
  - International Telecommunication Union (ITU) 
  - Universal Postal Union (UPU) 
  - Statistics Department of the United Nations in New York 
  - United Nations Economic Commission for Europe (ECE) / United Nations 
    Conference on Trade and Development (UNCTAD) 


Nuk e dij se cili nga antaret e lartepermendur do te kishte interes te
bllokonte regjistrimin e Kosoves ne listen ISO 3166-1. Ndoshta Franca,
per shkak te lehtesirave ne investime permes Beogradit, pastaj.
Ndoshta nuk do te kishte qene e gabuar te vihen kontakte te
drejtperdrejta
me te gjithe antaret e ISO 3166/MA, te cilat jane te shenuar me larte,
qe te kerkohet prej tyre perkrahje per sa i perket domenit per Kosoven.
Pos ne International Telecommunication Union (ITU), se aty veq kemi 
njeriun tone - z. Hamitin. ;-)



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
-- 
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
 ------------------------------------------------------------------




More information about the Info-Tech mailing list