Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] PTK : Prefiksi telefonik dhe Intenet-i!!

Besnik Pula besnik at alb-net.com
Mon Nov 8 01:01:54 EST 1999


At 11:20 PM +0100 11/5/99, Mali wrote:
>Po ashtu, a ka gjasa qe Kosova te ket kodin e vet per domen ne internet
>(p.sh. *.KS, PRISHTINA.KS, PTK.KS, etj.). Pra, a ka gjasa qe Kosova
>te regjistrohet ne listen sipas ISO 3166-1? Nuk e dij se sa eshte e
>lidhur kjo me qeshtjen e te qenit shtet sovran per ata qe deshirojne
>te regjistrohen ne kete liste. Nje rast paraqet p.sh. Timori Lindor,
>i cili nuk ishte shtet sovran por, kishte kodin e vet *.TP.
>Rast interesant prej 01 Tetorit 1999 paraqesin edhe Territoret e
>Okupuara
>Palestineze(Occupied Palestinian Territory- *.PS, ne ISO ALPHA-3 = PSE).
>
>Mendoj se edhe ketu ITU eshte instanca, e cila mund te vendose per
>keso qeshtjesh - si nje nga 10 antaret e ISO 3166 Maintenance Agency.

Ne gusht te ketij viti, me ndihmen e Minstrise per Informim te QPK-se, u
organizua nje takim qe do ta quaja gjysme-formal, midis disa
profesionistesh kompjuterike nga Prishtina, ku isha prezent edhe une, ku u
diskutua ceshtja e domenit te Kosoves. Te gjithe u pajtuan se ekziston
nevoja per regjistrimin e nje domeni te ketille, si nga aspekti ligjor, per
shkak te mevetesise se Kosoves nga RFJ, por edhe nga ai teknik, meqe eshte
veshtiresuar shumefish mundesia qe Kosova te lidhet ne Internet permes
Beogradit dhe eshte krijuar nevoja per lidhje direkte te Kosoves ne
Internet.

Me ndihmen e z. Hamiti, une dhe ai arritem qe letren e kerkeses dhe
materialet tjera perkatese t'ia dorezojme pergjegjesit te UNMIK-ut per
telekomunikime (emri i te cilit nuk me kujtohet ne kete moment), i cili tha
se kerkesen do t'ia dergoje zyrtarisht, ne emer te UNMIK-ut, ISO 3166 MA.

Pas kesaj nuk di se si ka vajtur puna me kerkesen. Rrethanat dhe obligimet
tjera nuk me lejuan qe t'i kushtoj kohe te duhur percjelljes se kesaj pune
derisa isha ne Prishtine. Nuk di nese pergjegjesi i UNMIK-ut e ka derguar
kete kerkese apo mos eshte bllokuar dikund ne procedurat burokratike te
UNMIK-ut.

-Besniku






More information about the Info-Tech mailing list