| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] PTK : Prefiksi telefonik dhe Intenet-i!!Ismet Hamiti Ismet at itu.or.thSun Nov 7 23:19:47 EST 1999
Jungjatjeta, Ne kuader te PTK-se jane ne realizim e siper tri projekte kryesore (krahas rimekembjes organizative te vet PTK-se qe eshte nje pune shume e veshtire). Keto Jane: 1. Projekti i rrjetit fiks Ky projekt perfshine ndertimin e pjeseve te rrjetit qe jane shkatrruar gjate bombardimeve dhe ato per lidhje nserkombetare. Specifikimet teknike dhe dokumenti i tenderit ka kohe qe eshte pregaditur dhe vetem pritet pelqimi i UNMIK-ut per t'u shpallur. Ky projekt pritet te financohet nga Bashkimi Europian. Pelqimi nga UNMIK-u dhe aprovimi i fondeve nga BU po vonohet. Prandaj PTK ka filluar ndertimin e nje rrjeti radio-rele, me fondet e veta, qe do te mundesoje rivendosjen e lidhjeve ndermjet qendrave kryesore te Kosoves. Instalimi ka filluar dhe pritet te perfundoje para fundit te vitit. 2. Projekti i rrjetit mobil Ky projekt parasheh ndertimin e nje rrjeti mobil GSM ne tere Kosoven, qe do te quhet VALA900 (a po ju pelqen emri?). Specifikacionet teknike jane pregaditur, tenderi eshte shpallur, ofertat jane analizuar dhe keto dite pritet shpallja e firmes fituese. Projekti do te financohet ne tersi me kredi komerciale, pra nga PTK-ja. Fillimisht PTK-ja ka pase planifikuar qe faza e pare, mbulimi i 7 qendrave kryesore te Kosoves, te perfundoje ne dhjetor. Per shkak te vonesave procedurale nga UNMIKU ky afat mund te shtyhet per nje a dy muaj. 3. Rjeti i Internetit Ky projekt parasheh ndertimin e nje ISP -je mbrenda PTK-se qe do te ofronte sherbime te internetit ne mbare Kosoven. Specifikimet teknike dhe dokumentacioni i tenderit jan ne perfundim e siper. Pritet te filloje realizimi para fundit te vitit. Ne projektet e permendura kane punuar e punojne kolege tane nga te gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora. Sa i perket kodit per akces nderkombetar dhe emrit te domenit kryesor keto jane pune te UNMIK-ut. Pritet qe te intenzifikohet puna ne kete drejtim, pasi qe edhe venja ne funksionim te projekteve te pershkruara me larte varen nga zgjedhje e tyre. Ndonje zgjedhje patjeter do te gjendet. Ngadal po shkon, por pa fajin e PTK-se. Deri tani PTK nuk ka marre asnje mbeshtetje materjale nga sakush, por koleget tane ne PTK jane duke bere pune te medha me ato pak mjete qe kane mundur t'i mpledhin nga konsumatoret e sherbimeve telefonike, kryesisht ne Prishtine. PTK ende nuk ka ndonje faqe ne internet. Do t'a krijoje ate sa po t'i krijoje kushtet per mirembajtejen e saj. Me shume respekt, Ismet Hamiti > -----Original Message----- > From: Mali [SMTP:januzaj at informatik.tu-muenchen.de] > Sent: 06 November 1999 05:20 > To: info-tech at alb-net.com; asum-list at onelist.com > Subject: [Info-tech] PTK : Prefiksi telefonik dhe Intenet-i!! > > ********** Information Technology Forum ********* > Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ > > Ju pershendes, > > para disa ditesh, ne mjetet e informimit (s'me kujtohet se ku) u > njoftua > se Beogradi kishte hedhur poshte nje kerkese te UNMIK-ut ne lidhje me > prefiksin telefonik per Kosoven, me arsyetimin se Kosova nuk na qenka > shtet sovran. > > U tha pastaj se do te behet kerkese prane Unionit Nderkombetar > te Telekomunikationit (International Telecommunication Union - ITU), > qe Kosova te marre prefiksin e vet nderkombetar. > > A ka dikush informata me te hollesishme, se si do te mbetet qeshtja > e prefiksit telefonik per Kosoven apo per kete ndoshta do te vendoset > ne nje te ardhme te afert? > > Po ashtu, a ka gjasa qe Kosova te ket kodin e vet per domen ne > internet > (p.sh. *.KS, PRISHTINA.KS, PTK.KS, etj.). Pra, a ka gjasa qe Kosova > te regjistrohet ne listen sipas ISO 3166-1? Nuk e dij se sa eshte e > lidhur kjo me qeshtjen e te qenit shtet sovran per ata qe deshirojne > te regjistrohen ne kete liste. Nje rast paraqet p.sh. Timori Lindor, > i cili nuk ishte shtet sovran por, kishte kodin e vet *.TP. > Rast interesant prej 01 Tetorit 1999 paraqesin edhe Territoret e > Okupuara > Palestineze(Occupied Palestinian Territory- *.PS, ne ISO ALPHA-3 = > PSE). > > Mendoj se edhe ketu ITU eshte instanca, e cila mund te vendose per > keso qeshtjesh - si nje nga 10 antaret e ISO 3166 Maintenance Agency. > > Sa i perket Telekomit dhe Internet-it ne Kosove, ndoshta nuk do te > kishte qene e tepert qe here pas here te publikoheshin edhe ketu ne > liste raporte lidhur me shkallen e deritanishme te realizimit te > projekteve te synuara per t'u realizuar. Nuk po mendoj ne > 'fshehtesite' > e ndermarrjes se PTK-se por, ne ato raportet, te cilat mund te jene > trasparente per te gjithe. > > Apo ndoshta PTK-ja ka ndonje adrese interneti (URL), ku mund te > lexohet me shume ne kete drejtim ? > > > > Mbetshi me te mira, > Eshrefi > -- > ------------------------------------------------------------------ > | Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** | > | ** Department of Computer Science ** | > | ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** | > | | > | E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de | > | WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ | > ------------------------------------------------------------------ > > _______________________________________________ > Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech
More information about the Info-Tech mailing list |