| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] PTK : Prefiksi telefonik dhe Intenet-i!!Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.deFri Nov 5 17:20:23 EST 1999
Ju pershendes, para disa ditesh, ne mjetet e informimit (s'me kujtohet se ku) u njoftua se Beogradi kishte hedhur poshte nje kerkese te UNMIK-ut ne lidhje me prefiksin telefonik per Kosoven, me arsyetimin se Kosova nuk na qenka shtet sovran. U tha pastaj se do te behet kerkese prane Unionit Nderkombetar te Telekomunikationit (International Telecommunication Union - ITU), qe Kosova te marre prefiksin e vet nderkombetar. A ka dikush informata me te hollesishme, se si do te mbetet qeshtja e prefiksit telefonik per Kosoven apo per kete ndoshta do te vendoset ne nje te ardhme te afert? Po ashtu, a ka gjasa qe Kosova te ket kodin e vet per domen ne internet (p.sh. *.KS, PRISHTINA.KS, PTK.KS, etj.). Pra, a ka gjasa qe Kosova te regjistrohet ne listen sipas ISO 3166-1? Nuk e dij se sa eshte e lidhur kjo me qeshtjen e te qenit shtet sovran per ata qe deshirojne te regjistrohen ne kete liste. Nje rast paraqet p.sh. Timori Lindor, i cili nuk ishte shtet sovran por, kishte kodin e vet *.TP. Rast interesant prej 01 Tetorit 1999 paraqesin edhe Territoret e Okupuara Palestineze(Occupied Palestinian Territory- *.PS, ne ISO ALPHA-3 = PSE). Mendoj se edhe ketu ITU eshte instanca, e cila mund te vendose per keso qeshtjesh - si nje nga 10 antaret e ISO 3166 Maintenance Agency. Sa i perket Telekomit dhe Internet-it ne Kosove, ndoshta nuk do te kishte qene e tepert qe here pas here te publikoheshin edhe ketu ne liste raporte lidhur me shkallen e deritanishme te realizimit te projekteve te synuara per t'u realizuar. Nuk po mendoj ne 'fshehtesite' e ndermarrjes se PTK-se por, ne ato raportet, te cilat mund te jene trasparente per te gjithe. Apo ndoshta PTK-ja ka ndonje adrese interneti (URL), ku mund te lexohet me shume ne kete drejtim ? Mbetshi me te mira, Eshrefi -- ------------------------------------------------------------------ | Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** | | ** Department of Computer Science ** | | ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** | | | | E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de | | WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ | ------------------------------------------------------------------
More information about the Info-Tech mailing list |