Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] ISP ne Shqiperi

Salem Lepaja slepaja at pop.tuwien.ac.at
Sat Jun 19 05:10:38 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****

Me vjen kec por nuk pajtohem me pergjigjen tuaj. Mendoj se cdo inxhinier
duhet ta dije organizimin e rrjetit telekomunikues te shtetit te vet,
ketu nuka kurfare meshehtesie. Tjeter eshte rasti me rrjeta jokomerciale
(p.sh. me rrjeta qe i perdor NATO  vetem per nje manover ushtarake dhe
mbesin mshehtesi e kohes.  Une vete kam punuar ne Centralin transitor te
Kosoves (i vetmi central transitor ne Kosove) METACONTA 10 C. Pastaj ju
kam mbajtur studenteve ligjerata ne lidhje me rrjetin telekomunikues
(telefonik) te  Kosovesk. Informacionet themelore ne lidhje me
organizimin e ketij rrjeti i kam te publikuar ne nje tekst timin.
Gjithashtu jane bere disa punime diplome ne lidhje me organizimin e
rrjetit telefonik te Kosoves, rrjetit transmetues telefonik, sistemeve
(centraleve) komutuese, pastaj ne lidhje me organizimin e rrjetit
televizive (shperndarja e repetitoreve dhe transmetueseve kryesor) etj.
Ata qe kane  sado pak informacione ne lidhje me rrjetin e Kosoves e kane
te qarte pse disa pjese te Prishtines ekzistojne lidhjet telefonike ,
nderkaq ne tjerat jo, ose pse nga qytetet tjera te Kosoves nuk mund te
telefonohet fare. Prandaj jam shume i interesuar ta dije edhe organizimin
e rrjetit telekomunikues ne Shqiperi. Kam qene mysafir ne Universitetin e
inxhinierise, ne vitin 1993, por nuk kam mundur ta dije se cfare
teknologjie perdoret. Kam menduar se kolegeve te mij po u vjene kec te me
tregojne per shkak te teknologjise se vjetruar dhe nuk kam insistuar
shume. Eshte me rendesi qe cdo qytetar ta dije si realizohet lidhja
telefonike p.sh. Prishtine - Tirane, sidomos ne kete kohe lufte.
Natyrisht se ajo nuk eshte e drejtperdrejt por shkon permes serbise
(Beogradit).


Te fala Salemi



Ilir Zenku wrote:

>               **** Information Technology Forum ****
>
> > -----Original Message-----
> > From: owner-info-tech at alb-net.com
> > [mailto:owner-info-tech at alb-net.com]On
> > Behalf Of Salem Lepaja
> > Sent: Thursday, June 17, 1999 10:10
> > To: info-tech at alb-net.com
> > Subject: Re: [info-tech] ISP ne Shqiperi
> >
> >
> >               **** Information Technology Forum ****
> >
> >
> > Ku mund te gjinden informacione per organizimin e rrjetit
> > telekomunikues ne
> > Shqiperi dhe per  teknologjine e sistemeve transmetuese dhe
> > atyre komutuese qe
> > jane ne perdorim.
>
> Ne pergjithesi Telekomet jane organizata shume te mbyllura dhe nuk
> dergohet ky lloj informacioni kudo.
>
> Nese te intereson mund te provosh te lidhesh me:
>
> Pirro Koci Braco
> Head of Telecommunications sector
> General Directorate of Post and Telecommunications
> Ministry of Public Economy and Privatization
>
> Address
> Place 'Skenderbej"Nr.2, Tirana ALBANIA
>
> Phone +355 42 32320
> Fax:  + 355 42 33772
>
> e-mail: pkoci at mepp.tirana.al
>
> >
> > Sa e njihni rrjetin telekomunikues (telefonik) te Kosoves.
>
> shume pak... mendoj qe duhet sa me shpejt te mobilizohemi qe gjate
> periudhes te 'rikonstruksionit' te mund te pavaresojme Kosoven nga
> Serbia ne fushen e telekomunikimeve.
>
> Une kam degjuar qe amerikanet po pregaditen te instalojne VSATe ne
> Prishtine e Gjilan. Shpresoj te kalojne trafikun e PSTN neper keto
> sace...
>
> >
> > T'i japim rendesi pak me te madhe fjalorit, terminologjise
> > profesionale
> >
>
> Kur te kemi kohe... ;)
>
> >
> > Te fala Salemi
> >
> > Xhemil Meco wrote:
> >
> > >               **** Information Technology Forum ****
> > >
> > > On Tue, 15 Jun 1999, Ilir Zenku wrote:
> > >
> > > > > Me sa e di une lidhjet optike mes Shqiperise dhe Italise jane
> > > > > ne sherbim.
> > > > > Problemi nuk qendron tek teknologjia, por tek
> > 'politika' e Telekomit
> > > > > Shqiptar.
> > > >
> > > > correct. ISP-te private filluan ne fillim te vitit 1999
> > dhe deri tani u
> > > > bene 5 operacionale. Cmimet bien, kualiteti rritet... eh
> > sikur te kishim
> > > > ligj mbi telekomunikacionet para fundit te '98 kushedi
> > cfare sherbimesh
> > > > do rrotulloheshin ne monitoret shqiptare... nejse,
> > shpresoj qe ISP-te do
> > > > te mbajne ritmin e larte.
> > > >
> > >
> > > Nje pyetje, ndoshta dikush mund te dije dicka per kete ceshtje:
> > > A ofron Telekomi Shqiptar linja te specializuara (LS -
> > leased line) brenda
> > > vendit? Po me vendet e tjera?
> > >
> > > Tung.
> >




More information about the Info-Tech mailing list