| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Tenderi per centralet dixhitale i Telekomit ShqiptarSalem Lepaja slepaja at pop.tuwien.ac.atMon Jul 5 08:52:53 EDT 1999
**** Information Technology Forum **** Tenderin e shpall bleresi (Institucioni, organizata punuese, kompania etj) qe do te bleje dicka, duke i paraqitur kerkesat e veta. Ofruesit e prodhimit konkurojne ne tender duke i ofruar prodhimet e veta ( dhe cmimet) ne perputhshmeri me kerkesat e bleresit. Ne kete menyre bleresit i afrohet prodhimi dhe cmimet dhe ai pastaj vendos se cilin prej ofertave ta pranoje. Keto ishin sqarime te shkurtera nese ju interesojne shpjegime me te hollesishme lajmerohuni. Te fala Salemi Xhemil Meco wrote: > **** Information Technology Forum **** > > Albtelekom: Brenda korrikut hapet tenderi për centralet dixhitale > TIRANE, 3 Korrik/ATSH, M.Pupa/ - "Brenda muajit korrik, Albtelekomi do të > hape tenderi ndërkombëtar për centralet dixhitale për rrethet Berat, > Pogradec, Lezhë, Sarandë etj, me një > vlerë prej 6 milionë USD", bëri të ditur për ATSH-në, drejtori i > përgjithshëm i Albtelekomit, Dhimitraq Rafti. Gjithashtu, brenda këtij > muaji do të hapet dhe tenderi për Internetin dhe > sistemin e faturimit, ku tashmë çdo abonent do të dijë nëpërmjet telefonit > të tij me kë ka biseduar dhe sa ka folur. Ky informacion do t'i > bashkangjitet faturës së pagesës. Brenda një kohe 1 > javore Albtelekomi ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme, me SIEMENS > me një vlerë prej 1,5 milion USD,e cila do të ndryshojë kapacitetin e > centralit si dhe me Alcatel, është > nënshkruar kontrata prej 3 milionë USD. Kjo kontratë bazohet në rritjen e > numrit të abonentëve në rreth 35 mijë dhe duhet të mbyllet brenda '99-të. > /LED/ > > ------- > > Ne Shqiperi flitet shume per tendera, por te them te drejten une nuk i > kuptoj mire keta tenderat. A mund te sqaroje dikush se c'jane? Dhe ne > rastin konkret, a e di ndokush se cili eshte qellimi i ketij tenderi dhe > pse duhet nje tender per te blere disa centrale dixhitale qe normalisht > blihen shume kollaj? A nuk mund t'i bleje keta centrale Telekomi dhe t'i > instalojne inxhinieret e Telekomit Shqiptar, pa kaluar neper procedura > tenderash? > > A mund te me ndihmoje kush te kuptoj me mire? > Falemnderit.
More information about the Info-Tech mailing list |