| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Tenderi per centralet dixhitale i Telekomit ShqiptarXhemil Meco xmeco at isdnet.netSat Jul 3 14:47:05 EDT 1999
**** Information Technology Forum **** Albtelekom: Brenda korrikut hapet tenderi për centralet dixhitale TIRANE, 3 Korrik/ATSH, M.Pupa/ - "Brenda muajit korrik, Albtelekomi do të hape tenderi ndërkombëtar për centralet dixhitale për rrethet Berat, Pogradec, Lezhë, Sarandë etj, me një vlerë prej 6 milionë USD", bëri të ditur për ATSH-në, drejtori i përgjithshëm i Albtelekomit, Dhimitraq Rafti. Gjithashtu, brenda këtij muaji do të hapet dhe tenderi për Internetin dhe sistemin e faturimit, ku tashmë çdo abonent do të dijë nëpërmjet telefonit të tij me kë ka biseduar dhe sa ka folur. Ky informacion do t'i bashkangjitet faturës së pagesës. Brenda një kohe 1 javore Albtelekomi ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme, me SIEMENS me një vlerë prej 1,5 milion USD,e cila do të ndryshojë kapacitetin e centralit si dhe me Alcatel, është nënshkruar kontrata prej 3 milionë USD. Kjo kontratë bazohet në rritjen e numrit të abonentëve në rreth 35 mijë dhe duhet të mbyllet brenda '99-të. /LED/ ------- Ne Shqiperi flitet shume per tendera, por te them te drejten une nuk i kuptoj mire keta tenderat. A mund te sqaroje dikush se c'jane? Dhe ne rastin konkret, a e di ndokush se cili eshte qellimi i ketij tenderi dhe pse duhet nje tender per te blere disa centrale dixhitale qe normalisht blihen shume kollaj? A nuk mund t'i bleje keta centrale Telekomi dhe t'i instalojne inxhinieret e Telekomit Shqiptar, pa kaluar neper procedura tenderash? A mund te me ndihmoje kush te kuptoj me mire? Falemnderit.
More information about the Info-Tech mailing list |