Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Ftese per paraqitje interesi

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Thu Jul 1 07:36:20 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****

Te nderuar,

Ftohen te gjithe ata qe kane ekspertize, teknike, ekonomike, juridike,
etj. ne fushen e telekomunikacioneve, informatikes apo nga fusha postare
(sidomos ata qe mund te punojne ne themelimin e nje sherbimi korieresh,
sic eshte DHL apo EMS-i) e qe deshirojne te punojne ne Kosove (jo vetem
ne Prishtine), per nje kohe te shkurte apo me te gjate, te me dergojne
nje CV te shkurter ne adresen time (jo permes listes). Luten te
paraqiten edhe ata qe nuk kane mundesi te vijne ne Kosove ne nje te
ardhme te afert, por qe deshirojne te marrin pjese ne ndonje projekt
specifik "nga largesia". 

Jane te mireseardhur te gjithe te interesuarit nga te gjitha trojet tona
dhe nga mergata.

Te interesuarit do te njoftohen individualisht per kushtet e punes,
rrogen dhe perfitimet tjera. 
Me shume respekt.

Ismet Hamiti
 
 



More information about the Info-Tech mailing list