| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] PROPOZIM 1 - ORGANIZIMIBashkim Bytyqi bashkim.bitiki at co.arianeii.beMon Jan 4 03:48:27 EST 1999
**** Information Technology Forum **** Gëzuar të gjithëve VITIN E RI Si duket në info-tech sikur edhe në listat tjera më shumë kemi dëshirë të flasim se sa të punojnë. Që në fillim propozova që t'i dërgojmë termat direkt në sistemin e ESHREFIT, por më dërguan mesazhe se fjalori i ESHREFIT nuk është i përsosur, duhet një tjetër etj, etj Unë nuk kam qenë këtu ti lexoj mesazhet nja dy javë, dhe kur arrita sot i gjeta nja 50, e nja 40 ishin thashethëme. Unë do të kisha porpozuar sa më shpejtë të formohet një grup(2-3 veta) siq u tha në fillim, me të cilin do të udhëheqë ESHREFI. Ky grup le të bëj një plan se si të punohet dhe çka të vendoset. E dini se për çdo punë duhet organizim, e kjo çka po bëjmë është organizim kaotik (dmth hiq asgjë, fjalë të kota). Të tjerët le të votojnë dhe lë të japin propozime. Kjo është edhe më shumë e rëndësishme sesa të jesh në grup. Por shqiptarët e kanë në gjak të duan të jenë komandanta andaj edhe puna asnjëherë nuk shkon së mbari.
More information about the Info-Tech mailing list |