| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Idealizmi...Ilir Zenku ilirz at visto.comFri Dec 17 09:50:33 EST 1999
-----Original Message----- From: Xhemil Meco xmeco at isdnet.net Sent: Fri, 17 Dec 1999 12:01:24 +0100 (CET) To: info-tech at alb-net.com Subject: Re: [Info-tech] Idealizmi... *** Information Technology Forum ***** Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ On Wed, 15 Dec 1999, Ilir Zenku wrote: > Per keto momente sygjeroj qe te mos satanizohen firmat komerciale te huaja dhe > te mos veprohet vetem me formulen 'me forcat tona'. Keto jane dy verejtjet e Ilir, nuk mendoj se drejtimi i diskutimeve ne info-tech eshte satanizimi i firmave te huaja. Problemi ketu eshte zgjedhja e njeres prej tyre. IZ: Me sa duket kam perdorur fjale te rende nga arsenali i Xhaferrit se per kete fjale kisha edhe nje reagim privat. Atehere ne vend te fjales satanizim do te perdorja 'sharje'. Mirepo vazhdoj te mendoj qe per te zgjedhur njerin nuk ka pse te shash gjithe te tjeret. Sepse PTK (shpresoj) nuk do te kete vetem nje furnitor ne te ardhmen. Nuk ka pse te krijoje relata armiqesore me furnitore te tjere, po duhet te stimulohet interesi i tyre per kete rajon. Une mendoj qe ky tender mblodhi lojtare te mire (mungon vetem Nokia) dhe me mire qe keta lojtare te mbeten te interesuar per Kosoven. Se supozojme gjithcka shkon ne rregull dhe tenderin e fiton Siemens. Ky nuk eshte ndonjefare tender eksluziv e i pakufizuar. Neser pasneser do te kete tendera te tjere, ku uroj te vijne po kaq lojtare te mire. Mirepo qe ata te vijne, nuk duhen renuar gjithe urat qe nga tenderi i pare. Kontaktet duhen mbajtur qe rradhen tjeter ofertat te furnitoreve te jene sa me konkuruese. Sidoqofte investimet e firmave te huaja jane te nevojshme dhe pa investime nuk mund te behet gje. IZ: Nga teksti i tenderit del qe kjo nuk eshte investim. Kjo eshte furnizim pajisjesh me kredi. Kjo eshte mire ne afat te gjate per Kosoven sepse deri sa te mos kalohen disa procese, nuk duhet te kete investime ne telekomunikacionet e Kosoves. Keto procese te rregullatorit dhe procesi i privatizimit i ka shpjeguar shume qarte ne nje prezantim z.Hamiti dhe per kete mendoj qe te gjithe jane dakord. Ky material edhe disa te tjere, mendoj qe duhej te ishin ne nje web-site te PTK. Nese Ismeti eshte dakord, do te duhet te regjistrohet nje domain dhe te pregaditet nje faqe prezantuese e qarte mbi misionin e PTK. Kjo edhe per shkak se ndodh shume shpesh qe vetem nga mosinformimi te plasohen dezinformata monstruoze mbi PTK. Me nje web-site te vogel, demantet jane gjithmone gati. Por ajo qe ka rendesi per shqiptaret, mendoj se jane dy gjera: ne radhe te pare qe te zgjedhin propozimin me te mire per Kosoven, gje qe eshte e kuptueshme. Dhe kete mund ta bejme nepermjet PTK-se. IZ: Shpresoj qe te ishte kuptuar nga teksti i derguar qe PTK eshte e vetmja qe mund te mbroje interesat e Kosoves. Per kete gjithcka qe ben PTK duhet perkrahur qe forca goditese te jete sa me e madhe. Me beso qe kishte shume ndikim kur gjate veres do te iu thosha disa 'Motorolistave' qe nese nuk bien dakord me PTK, nuk ka shqiptar qe do te merret me ata. Kete duhet ta beje cdo shqiptar sepse sic i kam thene z.Hamiti, 'pavaresisht ku punoj, une jam ushtari tuaj'. Per mua PTK nuk eshte firme, po eshte vete Kosova. E dyta, eshte vendosja e raporteve te drejta ose vendosja e nje ekuilibri midis PTK-se dhe firmave te huaja. PTK-ja eshte autoriteti kosovar ne fushen e Telekomit dhe kjo nuk duhet te jete nje gje formale por duhet respektuar. Cdo firme e huaj duhet te negocioje me PTK-ne, dhe shqiptaret duhet t'ia lene PTK-se zgjidhjen e problemeve te ketij lloji dhe ta perkrahin ne vendimet e saj. Nga ana tjeter, mendoj se eshte mire qe keto projekte te mos vonohen shume, se vonesat nuk jane ne interesin e shqiptareve. IZ: Mendoj qe shumicen e vonesave i kemi vetem nga UNMIK. Si edhe gjithe misioni i tyre, pjesa e telekomunikimeve eshte konfuze. Nuk ka nje drejtim te qarte dhe ata mund ti sjellin vetem dem Kosoves. Paaftesite e tyre per te drejtuar po vertetohen dita dites. Ky fakt shpresoj te ndihmoje Kosoven ne fitoren me te shpejte te pavaresise. PTK eshte shume perpara ne kohe dhe kjo perparesi duhet mbajtur. Tung, Iliri ______________________________________________________________________ Get Visto.com! Private groups, event calendars, email, and much more. Visto.com. Life on the Dot. Check it out @ http://www.visto.com/info
More information about the Info-Tech mailing list |