| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Idealizmi...Xhemil Meco xmeco at isdnet.netFri Dec 17 06:01:24 EST 1999
On Wed, 15 Dec 1999, Ilir Zenku wrote: > Per keto momente sygjeroj qe te mos satanizohen firmat komerciale te huaja dhe > te mos veprohet vetem me formulen 'me forcat tona'. Keto jane dy verejtjet e Ilir, nuk mendoj se drejtimi i diskutimeve ne info-tech eshte satanizimi i firmave te huaja. Problemi ketu eshte zgjedhja e njeres prej tyre. Sidoqofte investimet e firmave te huaja jane te nevojshme dhe pa investime nuk mund te behet gje. Por ajo qe ka rendesi per shqiptaret, mendoj se jane dy gjera: ne radhe te pare qe te zgjedhin propozimin me te mire per Kosoven, gje qe eshte e kuptueshme. Dhe kete mund ta bejme nepermjet PTK-se. E dyta, eshte vendosja e raporteve te drejta ose vendosja e nje ekuilibri midis PTK-se dhe firmave te huaja. PTK-ja eshte autoriteti kosovar ne fushen e Telekomit dhe kjo nuk duhet te jete nje gje formale por duhet respektuar. Cdo firme e huaj duhet te negocioje me PTK-ne, dhe shqiptaret duhet t'ia lene PTK-se zgjidhjen e problemeve te ketij lloji dhe ta perkrahin ne vendimet e saj. Nga ana tjeter, mendoj se eshte mire qe keto projekte te mos vonohen shume, se vonesat nuk jane ne interesin e shqiptareve. Gjithe te mirat Xhemil Meco
More information about the Info-Tech mailing list |