Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Idealizmi...

Ilir Zenku ilirz at briefcase.com
Wed Dec 15 21:30:47 EST 1999


Te nderuar Info-techista,

kete email desha ne fillim ta dergoj si reagim per disa gjera qe kishte shkruar 
z.Hamiti ne lidhje me aktivitetet e firmes Motorola ne Kosove. Une vete kam 
qene i angazhuar nga ata qe nga momenti i atij projektit budallek per tu lidhur 
nepermjet Maqedonise e deri ne botimin e tenderit te pare nga UNMIK.

Ne ate tekst kishte shume gjera qe nuk shkonin dhe qe nuk duhej te 
pergjithesohen. Mirepo prape (per te saten here), nuk dua te shkruaj per ate 
sepse kam dicka me te shenjte per te mbrojtur se sa nje firme telekomunikimesh.

Kam per te mbrojtur nje idealist.

Sonte kisha kohe te lexoj pas shume kohe pak me gjate se cka po ndodh e ku po 
shkojme dhe them qe nje tekst i Arber Xhaferrit me ndihmoi jashte mase. Do te 
ju sygjeroja te lexoni ne URL http://www.klan.albnet.net/arshiv/138/xhaferi.htm

z.Xhaferri, te cilin e konsinderoj si nje nga mendimtaret me te shquar te 
kohes, analizon me stilin e tij karakteristik momentin ku po ndodhemi. Duke 
krahasuar ndodhite tona kete fund mijevjecari, ai ben nje thirrje per te cilen 
ka shume te drejte.

"Hakmarrja ne Kosove, armiqesia PD- PS ne Shqiperi, prishja e qellimte e 
votimeve ne 90% te zonave shqiptare ne Maqedoni dhe propaganda serbo- ruse, po 
krijojne nje emerues te perbashket. Se shqiptaret jane padenje per te krijuar 
shtete, per te qene pjese e qyteterimit perendimor. Kjo eshte sfida me e 
veshtire dhe kombi ka nevoje perseri per idealistet. Ata qe vdiqen per liri 
ishin idealiste, idealistet duhet ta vazhdojne punen e tyre."

Mendoj qe ne fushem tone (telekom) gjithcka shkon sic duhet sepse beteja 
ekziston dhe vazhdon. Dhe cka eshte me e rendesishme - idealistet jane ne vijen 
e pare te frontit.

Per keto momente sygjeroj qe te mos satanizohen firmat komerciale te huaja dhe 
te mos veprohet vetem me formulen 'me forcat tona'. Keto jane dy verejtjet e 
vetme qe do te isha per kete beteje. Sepse me satanizimin/demonizimin (shprehje 
qe shpesh i perdor Xhaferri per kualifikimin e politikes maqedonase nga 
shqiptareve - plagiat kembe e koke jam ;) e firmave te mirenjohura ne bote, 
mund te perfitohet nje mobilizim i perkohshem ne rradhet tona. Mirepo kjo 
mendoj qe do te ishte me pasoja per te ardhmen. Poashtu, duhet te perfitohen te 
gjithe opcionet/projektet/seminaret per te siguruar trainim sa me te shpejte 
per stafin e PTK. IT departamenti duhet te jete atraktiv qe te mbledhe ajken e 
informatikaneve te Kosoves, e jo te lejohet shperndarja e tyre neper NGO 
projekte. Ky dem do te ishte i pariparueshem, sepse ne gjithmone kemi mungese 
te informatikaneve te mire.

Do te me interesonte ta lexoja ate tekstin qe eshte botuar ne Bota Sot, sepse 
mendoj qe e dij kush eshte autori. Levizjet e Motoroles pas Shtatorit duhet te 
kuptohen si veprime te deshpruara per tu imponuar aty ku vendosin europianet. 
Te vetmin partner te vertete qe do te mund te kishte Motorola ne Kosove ishte 
PTK. Vete e dogjen, sic tha z.Hamiti me ate leter proteste nga planeti Mars, e 
tani le te provojne 'biznismenet' e ndryshem qe kemi larte e poshte. Kur nuk u 
realizua partneriteti i shendoshe PTK-Motorola kesaj vere, Motorola nuk ka me 
si te depertoje.

Une kete e shoh edhe si nje shans te humbur te kemi nje makineri amerikane ne 
telekomin tone. E desha me gjithe shpirt qe ekipet per te cilet punoja te jene 
te angazhuara ne/me PTK, sepse jam i bindur per aftesite e tyre. Mirepo, nese 
Motorola do qe te hyje ne Kosove me matrapazlleqe, dihet se ku e ka vendin.

Ne fund, dua te ju shpreh konsideratat me te larta, udheheqesit te idelisteve 
telekomisteve, z.Hamiti per punen, energjine e vullnetin ne keto beteje 
vendimtare. Uroj qe ne 2000 pervec rezultateve te merituara te keni edhe pak 
fat ne realizimin e projekteve te PTK. Edhe ate SHUME FAT! :)

Fat, shendet dhe sukses iu uroj edhe gjithe kolegeve infotechista kudo ne bote.


Tung,
Ilir Zenku
______________________________________________________________________
Get Visto.com!  Private groups, event calendars, email, and much more.  
Visto.com. Life on the Dot.
Check it out @ http://www.visto.com/info







More information about the Info-Tech mailing list