| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] SIEMENS, ALCATEL, MOBTEL apo MOTOROLA ?!!Xhemil Meco xmeco at isdnet.netTue Dec 14 10:30:54 EST 1999
Kjo pune po ngaterrohet keq. Une kete nuk e kuptoj. Kosovaret me t'u shporrur serbet fillojne dhe organizojne Telekomin e tyre nepermjet PTK-se, pergatisin cdo gje qe duhet dhe me siguri do ti perfundojne projektet qe kane dhe do t'i administrojne sic duhet. Kjo eshte nje gje shume pozitive. Tani, komuniteti nderkombetar, ne vend qe t'i ndihmojne ashtu sic thuhet gjithandej, iu hap probleme nga me te ndryshmet. Zakonisht thuhet qe keto vende (si Kosova) duhet te ndihmohen, qe te ecin vete me kembet e tyre etj. etj. Por kur vjen puna ne praktike, puna me sa duket ndryshon. PTK-ja nuk ka te drejte te vendose ne nje kohe qe PTK-ja ka bere gjithe ate pune per te realizuar rrjetin. Atehere, te thuash se PTK-ja eshte aty sa per te hedhur firmen dhe te thote lepe-peqe nuk shkon. Keto gjera shkojne ndoshta ne Shqiperi, por jo ne Kosove. Me mire se PTK-ja asnje nuk mund ta di se si eshte e mira e projekteve te Telekomit per Kosoven. Prandaj kjo pune duhet t'i lihet PTK-se ta vendose (PTK-ja origjinale e kam fjalen, jo ajo e vendimeve te UNMIK-ut). Gjithe te mirat Xhemil Meco On Tue, 14 Dec 1999, Ismet Hamiti wrote: > *** Information Technology Forum ***** > Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ > > Jungjatjeta, > Me te vertete jane shqetesusese lajmet qe u referohet z. Eshref, edhe > kjo per shume aresye. Kjo disonance qe shfaqet do te shfrytzohet me > mjeshtri nga matrapazet e ndryshem, te cilet synojne fitime te medha e > te shpejta ne kurriz te Kosoves. Pasojat do te jene katastrofale. > Po ua dergoj nje reagim timin te papublikuar, te cilin e shkrova ne nje > moment emocional, nga i cili do te mesoni dicka me shume per Motorollat > dhe telekomunikacionet e Kosoves. Mbasi e dergova per botim ne nje te > perditeshme te Prishtines, e terhoqa sepse kisha shprese se shkrimi i > "Bota Sot" eshte vetem nje perjashtim dhe s'kishte nevoje t'i fryja > zjarrit. Por tani po e shof se zjarrit po i fryne shumekush... > Me shume respekt, > Ismet Hamiti > Telekomunikaciont e Kosoves nuk jane ne pazar > A filloi edhe ne Kosove? > Lexoj nje shkrim ne "Bota Sot" me titull bombastik - "Klintoni per disa > ore, Motorolla pergjithemone ne Kosove" - dhe me nentitull arrogant "ne > partneritet me PTK-ne, apo pa te, Motorolla do te hyje ne Kosove". Dhe > menjehere me kujtohet viti 1993 kure isha ftuar zyrtarisht ne Shqiperi > per te dhene mendimin profesional per nje oferte, qe kishte arrijtur ne > tavolinen e Prezidentit per aprovim, me rekomandimin e keshilletareve me > te aferm te tij (dhe bile edhe te Akademise se Shkencave te > Shqiperise!!!), ne nje atmosfere deliri qe ishte krijuar per shume jave > ne mjetet e informimit,. Aman o zot çka nuk premtonte kjo "kompani" ! Me > zerin e disa gazetaruceve, kjo "kompani" çirrej: "O milet (i gjore e i > padijshem), ndegjoni e merrni vesh, ne do t'u sjellim juve ne shekullin > e 21 (Presidenti i shkrete me tha ne bese - "do te isha i kenaqur edhe > me shekullin e 20-te"). Ju veq rrini e shikoni seri!". > Ndonje ze i mekur qe shprehte ndonje rezerve per kete propozim, siç > ishte psh. zeri i eksperteve te telekomunikacioneve, nuk ndegjohej nga > zhurma shurdhuese e gazetaruceve. Kush pyet per mendimin e eksperteve. > A e dini se çka ndodhi me kete propozim "shpetimtar"? Deshtoi. Krejt > deshtoi, sepse u provue se "kompania" ne fjale ishte joekzistuese, > fantome. Po, po hiq kerkund nuk ekzistonte. Ama gazetarucet, > "keshilletaret" dhe hiq-kerkushat tjere, qe me aq ngulm e kishin > promovuar kete "firme shpetimtare", ende jane gjalle - dhe, thone, me > nder me thene, jetojne me fetyre. > Strategji e njejte kudo ne bote > Aman o Zot, sa shume i ngjane shkrimi i "Bota Sot" asaj qe lexoja ne > "oferten shpetimtare" te asaj "firme te famshme" ne vitin 1993! Telefona > me tel e pa tel, internet e televizion kabllovik, pajisje moderne qe > ende s'kane dale nga laboratoret, çmime te lira - fale bre, krejt fale, > etj. etj., krejt keto ishin ne ate oferte, me besoni. > Dhe mua s' me habiti aspak kjo ngjajshmeri, sepse keshtu veprojne kudo > ne bote te gjithe ata qe deshirojne te perfitojne nga ndonje pshtjellim > dhe te manipulojne me publikun e painformuar per hesape te veta, ose me > shkurt per xhep te vetin. Ata orkestrojne fushate ne mjetet e > informimit, rekrutojne perkrahes ne sferat e vendosjes dhe gjithenje, pa > perjashtim, i vene ne shenjester individet dhe institucionet qe merren > vesh ne lemen e telekomunikacioneve. (Nje fushate e tille eshte duke u > zhvilluar mu ketyre diteve ne Tirane, por per nje "grazhd" tjeter, per > nje "firme" joekzistuese te quajtur "New World Telecom". "Koha Jone" > atje i bjen ketij telalli). > Ashtu si edhe ne Shqiperi, shkrimi ne "Bota Sot" fute ne pune nje emer > te madh te industrise telekomunikuese - Motorollen bashk me > Departamentin Amerikan te Shtetit duke llogaritur ne ndjenjat e thella > miqesore qe ushqen populli i Kosoves per Shtetet e Bashkuara te > Amerikes. Shkrimi, na njoftonte se :"...me PTK-ne, apo pa te, Motorolla > do te hyje ne Kosove", por ne partneritet me "Salbatringun" me > "International" ne fund, (demek per te qene si bota).. Porosite keshtu > shkrimi, per hesap te "Salbatringut", pa i bere zemra verr, sikur > t'ishte tregu i telekomunikacioneve te Kosoves livadh qe ia ka lene > baba. > Po publiku kosovar nuk eshte naiv dhe nuk e ha kete prralle. > Pervoja me motorollat dhe ndihma amerkane > Per "Salbatringun" me "interantional" ne fund a pa te, publiku kosovar > pak a shume din diçka, por per aktivitetet e deritanishme te Motorolles > ne Kosove, ndoshta ka nevoje te thuhen dy-tri fjale. > Motorolla eshte e perbere prej shume - motorollash, prandaj kure fltet > per Motorollen duhet te dihet se per cilen prej tyre behet fjale. Ne ne > Kosove deri tani i kemi njohur disa sosh. > Njera prej tyre, qe hyri ne Kosove gadi bashk meKFOR-in, e para e > paraqiti nje propozim bizar per zgjerimin e rrjetit mobil te Maqedonise > ne Kosove (ide qe e kane tjerre edhe te tjere pas saj). Ajo kerkonte > bile qe ndihma Amerikane per Kosoven t'i ipet telekomit te Maqedonise > per kete qellim. Nje kopje te ketij propozimi e posedoj dhe mund te > them se ne te ka gjera qe mund te konsiderohen budallaki te shekullit. > Kjo ishte Motorolla e pare qe e njohem ne Kosove. > Nje Motorolle tjeter u ftua qe te paraqt oferten per rrjetin mobil GSM > sipas konkursit publik te shpallur nga UNMIK-u ne emer te PTK-se. Ne > vend te ofertes muarem nje kopje te nje letre protestuese drejtuar > UNMIK-ut, ne te cilen, per habine tone te madhe, sulmohej - PTK-ja dhe > çdo gje e saj, statusi legal, aftesia profesionale dhe morali afarist i > saj. Kjo eshte Motorolla e dyte qe e njohem ne Kosove. > Motorolle e trete, nga Tel Avivi kjo, qe nuk po u merrka me prodhimin e > pajisjeve, por me operimin e rrjetave, tash na shfaqet me "Salbatringun" > me "International" ne fund dhe sipas shkrimit te "Bota Sot" na qojka > haber se "me PTK-ne apo pa te ajo do te hyje ne Kosove". Aferim > Motorolles se trete. Telefoni - televizor i'u befte! > Mund te them se kjo nuk eshte ndonje pervoje edhe aq e mire me > Motorollat. Megjitheate ne u themi Motorolles dhe te gjithe kompanive > tjera telekomunikuese: krejt çka u nevojitet per te fituar knontrata ne > Kosove eshte aftesija e juaj per te munde konkurentet tuaj ne nje gare > te hapur, korrekte dhe te ndershme, pikerisht ashtu siç veproni ne > vendin tuaj. Ne do t'u presim me duar hapur dhe do t'u vleresojme pa > paragjykime, ne baze te asaj qe qitni ne tavoline. > Sa per mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit Motorolles, kjo eshte e > vertete, ashtu siç eshte e vertete se kete mbeshtetje a ka çdo firme > amerikane. Mbeshtetja e biznesit amerikan eshte nje prej detyrave > themelore te administrates amerikane. Kjo, teke e fundit, eshte e > vertete per çdo qeveri te botes, (veq, si duket, qeverive shqiptare). > Prandaj as me kete publiku kosovar nuk mund te manipulohet. > A do te shendrrohen shkrimet individuale ne fushate? > Por a do te pasojne artikujt e ketij lloji t'i servohen publikut te > kosoves, varet se sa kuptohet fakti se, per te ekzistuar Kosova, ajo > duhet te jete e afte per t'a mbajtur vetvehten. Kosova duhet te jete e > afte t'i paguar mesusit e femijve te vet, mjeket, pensionistet, e afte > per t'i mbajtur jetimat e vet, e afte per te ndertuar shkolla, spitale e > rruge te reja, pa patur nevoje per t'a shtrire doren askujte. E kjo nuk > mund te arrihet duke e tjetersuar telekomunkacionet, burimin me te madh > te te ardhurave absolutisht te sigurta. Kush e propagon kete, me qellim > a pa qellim, e rrenon bazen ekzistenciale te Kosoves. > Se a do te vazhdoje shkrime te ketij lloji, varet edhe nga ajo se sa do > t'a mbeshse UNMIK-u PTK-ne dhe se sa do te jete ne gjendje t'i ule > pasionet e disa individeve ne UNMIK, te cilet duket se harrojne se jane > aty ne nje mision per t'i mbrojtur interesat e Kosoves e jo te firmave > nga vendi i origjines se tyre. Une shpresoj se mospajtimet qe jane > shfaqur rreth tenderit te rrjetit mobil, do te tejkalohen ne frymen e > bashkepunimit te ngushte me UNMIK-un qe ekziston dhe eshte kultivuar me > shume durim qe nga rifillimi i punes se PTK-se. Per fat te mire kemi te > bejme me nje tender te perkufizuar shume mire dhe, prandaj, nuk do te > jete veshtire te percaktohet oferta me e volitshme. Mospajtime qe kane > lindur mund te sqarohen lehte, qofte edhe me ndihmen e ndonje ekspertize > te jashtme. Mirepo kam bindjen se Z. Kouchner, e zyrtaret tjere te > larte te UNMIK-ut kane respekt per ekspertet e PTK-se, dhe > pergjithesisht per ekspertet vendas, dhe nuk do te imponoje asnje > zgjidhje qe nuk do te kete mbeshtetjen e tyre. Fjalen e fundit, prandaj, > do te duhej do t'a thonin ekspertet e PTK-se, duke pasur parasyshe vetem > nje interes - interesin e PTK-se dhe te Kosoves. Kjo eshte plotesisht e > natyrme sepse ekspertet vendas jane ata qe do te mbesin ketu dhe do t'i > ndjejne ne lekuren e vet pasojat e vendimit te tyre, kurese > keshilletaret e UNMUK-ut, heret a vone, kethehen ne vendet e tyre. > Publiku kosovar ka besim ne PTK-ne > Mirepo, pavaresisht se do te shendrrohen keto shkrime ne fushate apo jo, > jam i bindur se publiku kosovar do t'a kuptoje nje fakt te thjeshte se > telekomunikaconet jane shume fitimprurese dhe per kete aresye ato jane > ne shenjester te shumekujte. > Publiku kosovar nuk do te bie pre e asnje fushate dhe do te vazhdojne te > kene besim ne PTK-ne, dhe ate me aresye te plote. Pas kethimit ne pune, > punetoret e gjeten e PTK-ne te lene pas dore, te shkatrruar dhe te > plaçkitur. Per nje kohe te shkurter ata e rimekemben organizativisht, > hartuan strategjine e rimekembjes se rrjetit dhe filluan punen intenzive > ne realizimin e saj. Brenda nje afati shume te shkurter ata hartuan > projektin e rrjetit fiks, projektin e rrjetit mobil GSM dhe jane ne > perfundim e siper te projektit te internetit. Keto projekte jane tri > shtyllat kryesore te PTK-se dhe te telekomunikacioneve ne Kosove. > Projektet qe ne kompanite me te organizuara telekomunikuese kryhen per > muaj te tere, ne PTK kjane kryer per me pak se nje muaj, dhe ate me > profesionaliem te larte. Kjo eshte arritur me nje pune shume kemngulese > qe eshte bere dhe vazhdon te behet ne PTK. > Me kete pune te mrekullueshme PTK jep nje sinjal te çarte: > Telekomunikacionet e Kosoves do t'i zhvillojme vet dhe te ardhurat nga > ato do ti gezoje populli i Kosoves. Telekomunikaconet e kosoves nuk jane > ne pazar. > > > > -----Original Message----- > > From: Mali [SMTP:januzaj at informatik.tu-muenchen.de] > > Sent: 14 December 1999 07:24 > > To: info-tech at alb-net.com; asum-list at onelist.com > > Subject: [Info-tech] SIEMENS, ALCATEL, MOBTEL apo MOTOROLA ?!! > > > > *** Information Technology Forum ***** > > Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/ > > > > > > Ju pershendes, > > > > lajmi i meposhtem eshte marre nga KOSOVAPRESS-i (13.12.1999). > > > > >> > > (...) > > UNMIK-u është përcaktuar që këtë mundësi t'ia japë kompanisë > > "Alcatel", ndërsa zyrtarët e PTK-së e kundërshtojnë këtë vendim me > > arsyetimin se kompania "Siemens" ofron kushte shumë më të favroshme, > > > > dhe janë të prerë në qëndrimin që kjo mundësi t'i jepet kompanisë > > "Siemens". Kurse, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e cila, > > gjithashtu, > > duket e prerë në qëndrimin e saj, ka vendosur që këtë shansë t'ia > > japë kompanisë "Motorola". > > << > > > > Ne qendrimin e saj rreth telefonise mobile ne Kosove, PTK-ja ne nje > > menyre 'te zbehte' mori perkrahjen e opinionit shqiptar te Kosoves. > > Pothuaj nga te gjithe u shpreh perkrahje per udheheqjen e tanishme > > te PTK-se edhe pse per mendimin tim ne kete drejtim do te duhej te > > behej me shume nga vet shqiptaret (politikajt) se sa u be deri me > > tani. > > > > Se qeshtja e telefonise mobile ne Kosove eshte problem politik u be > > publike sidomos javen qe shkoi. Ne njoftimin e mesiperm te transmetuar > > nga KOSOVAPRESS me habiti fakti se pse Qeveria e Perkohshme e Kosoves, > > ("... e cila, gjithashtu, duket e prerë në qëndrimin e saj, ka > > vendosur > > që këtë shansë t'ia japë kompanisë "Motorola"") nuk po qendrojka pas > > vendimit te eksperteve te PTK-se, perkunder deklarimeve publike por, > > po perkrahka nje firme tjeter, firmen MOTOROLA. > > > > Qeshtja me firmen MOTOROLA nuk eshte e re por, duke u bazuar ne nje > > interviste te z.Agron Dides (drejtor i PTK-se) te bere diku para disa > > javesh (nuk me kujtohet se ku, ndoshta RTK), mendoja se MOTOROLA > > kishte > > humbur shanset e tenderit qysh ne rundin e pare. Te pakten keshtu > > deklarohej z.Dida ne ate interviste. > > > > Sipas njoftimit te mesiperm del se kunder qendrimit te PTK-se, pos > > UNMIK-ut, qenka edhe QPK-ja. Nga kjo del se PTK-ja nuk paska as > > perkrahjen e plote te vet shqiptareve. Shqiptaret ne Keshillin e > > Kushnerit nuk duhet te perpiqen 'ti hyne ne hater' Kushnerit por, te > > kembengulin ne qendrimet e veta. (E dij se Keshilli ne fjale ka > > karakter keshillues e jo vendimmarres por, kjo nuk e arsyeton > > qendrimin > > e shqiptareve!) Ndoshta gjerat nuk jane edhe aq 'tragjike' se sa duken > > > > por, mua nuk do te me pelqente nje "New World Telecom" i ri edhe ne > > Kosove. Pamarre parasysh se nga kush perkrahet. > > > > Per sa i perket MOBTEL-it serb, edhe nese vije deri te vendosja > > 'e dhunshme' e antenave mbi ndertesen e PTK-se (siq kerkon Fischer) > > apo neper vende te ndryshme ne tere Kosoven, nuk shoh ndonje problem > > te madh. Nese shqiptaret njezeri mendojne se nje gje e tille eshte e > > papranueshme per ta, mund te ndodhe (qe rastesisht) te qelloj diku > > ndonje 'shqiptare i krisur', i cili qendrimin rreth PTK-se do ta > > 'keqkuptonte' dhe 'gabimisht' do te mund te qellonte me snajperk keto > > antena. Apo edhe me keq, mund te ndodhe qe ndonje granate 'gabimisht' > > qe qelloj antenen e MOBTEL-it ne Peje, Mitrovice, etj. > > Qe te mos keqkuptohem, po mendoj se teorikisht nje gje e tille eshte e > > > > mundur te ndodhe. Ne kete rast, edhe pse ky veprim do te ishte jo > > 'demokratik' dhe jo i 'civilizuar', UNMIK-u do te detyrohej te > > bashkepunonte me afer me shqiptaret, per te luftuar keta persona > > 'kriminel'! > > > > > > > > > > Mbetshi me te mira, > > Eshrefi > > -- > > ------------------------------------------------------------------ > > | Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** | > > | ** Department of Computer Science ** | > > | ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** | > > | | > > | E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de | > > | WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ | > > ------------------------------------------------------------------ > > > > _______________________________________________ > > Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com > > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech > > _______________________________________________ > Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech >
More information about the Info-Tech mailing list |