Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] SIEMENS, ALCATEL, MOBTEL apo MOTOROLA ?!!

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Mon Dec 13 22:00:15 EST 1999


Jungjatjeta,
Me te vertete jane shqetesusese lajmet qe u referohet z. Eshref, edhe
kjo per shume aresye. Kjo disonance qe shfaqet do te shfrytzohet me
mjeshtri nga matrapazet e ndryshem, te cilet synojne fitime te medha e
te shpejta ne kurriz te Kosoves. Pasojat do te jene katastrofale.
Po ua dergoj nje reagim timin te papublikuar, te cilin e shkrova ne nje
moment emocional, nga i cili do te mesoni dicka me shume per Motorollat
dhe telekomunikacionet e Kosoves. Mbasi e dergova per botim ne nje te
perditeshme te Prishtines, e terhoqa sepse kisha shprese se shkrimi i
"Bota Sot" eshte vetem nje perjashtim dhe s'kishte nevoje t'i fryja
zjarrit. Por tani po e shof se zjarrit po i fryne shumekush...
Me shume respekt,
Ismet Hamiti
Telekomunikaciont e Kosoves nuk jane ne pazar
A filloi edhe ne Kosove?
Lexoj nje shkrim ne "Bota Sot" me titull bombastik - "Klintoni per disa
ore, Motorolla pergjithemone ne Kosove" - dhe me nentitull arrogant "ne
partneritet me PTK-ne, apo pa te, Motorolla do te hyje ne Kosove".  Dhe
menjehere me kujtohet viti 1993 kure isha ftuar zyrtarisht ne Shqiperi
per te dhene mendimin profesional per nje oferte, qe kishte arrijtur ne
tavolinen e Prezidentit per aprovim, me rekomandimin e keshilletareve me
te aferm te tij (dhe bile edhe te Akademise se Shkencave te
Shqiperise!!!), ne nje atmosfere deliri qe ishte krijuar per shume jave
ne mjetet e informimit,. Aman o zot çka nuk premtonte kjo "kompani" ! Me
zerin e disa gazetaruceve, kjo "kompani" çirrej: "O milet (i gjore e i
padijshem), ndegjoni e merrni vesh, ne do t'u sjellim juve ne shekullin
e 21 (Presidenti i shkrete me tha ne bese - "do te isha i kenaqur edhe
me shekullin e 20-te"). Ju veq rrini e shikoni  seri!". 
Ndonje ze i mekur qe shprehte ndonje rezerve per kete propozim, siç
ishte psh. zeri i eksperteve te telekomunikacioneve, nuk ndegjohej nga
zhurma shurdhuese e gazetaruceve. Kush pyet per mendimin e eksperteve. 
A e dini se çka ndodhi me kete propozim "shpetimtar"?  Deshtoi. Krejt
deshtoi,  sepse u provue se "kompania" ne fjale ishte joekzistuese,
fantome. Po, po hiq kerkund nuk ekzistonte. Ama gazetarucet,
"keshilletaret" dhe hiq-kerkushat tjere, qe me aq ngulm e kishin
promovuar kete "firme shpetimtare", ende jane gjalle - dhe, thone, me
nder me thene, jetojne me fetyre.
Strategji e njejte kudo ne bote
Aman o Zot, sa shume i ngjane shkrimi i "Bota Sot" asaj qe lexoja ne
"oferten shpetimtare" te asaj "firme te famshme" ne vitin 1993! Telefona
me tel e pa tel, internet e televizion kabllovik, pajisje moderne qe
ende s'kane dale nga laboratoret, çmime te lira - fale bre, krejt fale,
etj. etj., krejt keto ishin ne ate oferte, me besoni. 
Dhe mua s' me habiti aspak kjo ngjajshmeri, sepse keshtu veprojne kudo
ne bote te gjithe ata qe deshirojne te perfitojne nga ndonje pshtjellim
dhe te manipulojne me publikun e painformuar per hesape te veta, ose me
shkurt per xhep te vetin. Ata orkestrojne fushate ne mjetet e
informimit, rekrutojne perkrahes ne sferat e vendosjes dhe gjithenje, pa
perjashtim, i vene ne shenjester individet dhe institucionet qe merren
vesh ne lemen e telekomunikacioneve. (Nje fushate e tille eshte duke u
zhvilluar mu ketyre diteve ne Tirane, por per nje "grazhd" tjeter, per
nje "firme" joekzistuese te quajtur "New World Telecom". "Koha Jone"
atje i bjen ketij telalli). 
Ashtu si edhe ne Shqiperi, shkrimi ne "Bota Sot" fute ne pune nje emer
te madh te industrise telekomunikuese - Motorollen bashk me
Departamentin Amerikan te Shtetit duke llogaritur ne ndjenjat e thella
miqesore qe ushqen populli i Kosoves per Shtetet e Bashkuara te
Amerikes. Shkrimi, na njoftonte se :"...me PTK-ne, apo pa te, Motorolla
do te hyje ne Kosove", por ne partneritet me "Salbatringun" me
"International" ne fund, (demek per te qene si bota).. Porosite keshtu
shkrimi, per hesap te "Salbatringut", pa i bere zemra verr, sikur
t'ishte tregu i telekomunikacioneve te Kosoves livadh qe ia ka lene
baba. 
Po publiku kosovar nuk eshte naiv dhe nuk e ha kete prralle.
Pervoja me motorollat dhe ndihma amerkane
Per "Salbatringun" me "interantional" ne fund a pa te, publiku kosovar
pak a shume din diçka, por per aktivitetet e deritanishme te Motorolles
ne Kosove, ndoshta ka nevoje te thuhen dy-tri fjale.
Motorolla eshte e perbere prej shume - motorollash, prandaj kure fltet
per Motorollen duhet te dihet se per cilen prej tyre behet fjale. Ne ne
Kosove deri tani i kemi njohur disa sosh.
Njera prej tyre, qe hyri ne Kosove gadi bashk meKFOR-in, e para e
paraqiti nje propozim bizar per zgjerimin e rrjetit mobil te Maqedonise
ne Kosove (ide qe e kane tjerre edhe te tjere pas saj). Ajo kerkonte
bile qe ndihma Amerikane per Kosoven t'i ipet telekomit te Maqedonise
per  kete qellim. Nje kopje te ketij propozimi e posedoj dhe mund te
them se ne te ka gjera qe mund te konsiderohen budallaki te shekullit.
Kjo ishte Motorolla e pare qe e njohem ne Kosove.
Nje Motorolle tjeter u ftua qe te paraqt oferten per rrjetin mobil GSM
sipas konkursit publik te shpallur nga UNMIK-u ne emer te PTK-se. Ne
vend te ofertes muarem nje kopje te nje letre protestuese drejtuar
UNMIK-ut, ne te cilen, per habine tone te madhe, sulmohej - PTK-ja dhe
çdo gje e saj, statusi legal, aftesia profesionale dhe morali afarist i
saj. Kjo eshte Motorolla e dyte qe e njohem ne Kosove. 
Motorolle e trete, nga Tel Avivi kjo, qe nuk po u merrka me prodhimin e
pajisjeve, por me operimin e rrjetave, tash na shfaqet me "Salbatringun"
me "International" ne fund dhe sipas shkrimit te "Bota Sot" na qojka
haber se "me PTK-ne apo pa te ajo do te hyje ne Kosove".  Aferim
Motorolles se trete. Telefoni - televizor i'u befte!
Mund te them se kjo nuk eshte ndonje pervoje edhe aq e mire me
Motorollat. Megjitheate ne u themi Motorolles dhe te gjithe kompanive
tjera telekomunikuese: krejt çka u nevojitet per te fituar knontrata ne
Kosove eshte aftesija e juaj per te munde konkurentet tuaj ne nje gare
te hapur, korrekte dhe te ndershme,  pikerisht ashtu siç veproni ne
vendin tuaj. Ne do t'u presim me duar hapur dhe do t'u vleresojme pa
paragjykime, ne baze te asaj qe qitni ne tavoline.
Sa per mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit Motorolles, kjo eshte e
vertete, ashtu siç eshte e vertete se kete mbeshtetje a ka çdo firme
amerikane. Mbeshtetja e biznesit amerikan eshte nje prej detyrave
themelore te administrates amerikane. Kjo, teke e fundit, eshte e
vertete per çdo qeveri te botes, (veq, si duket, qeverive shqiptare).
Prandaj as me kete publiku kosovar nuk mund te manipulohet.
A do te shendrrohen shkrimet individuale ne fushate?
Por a do te pasojne artikujt e ketij lloji t'i servohen publikut te
kosoves, varet se sa kuptohet fakti se, per te ekzistuar Kosova, ajo
duhet te jete e afte per t'a mbajtur vetvehten. Kosova duhet te jete e
afte t'i paguar mesusit e femijve te vet, mjeket, pensionistet, e afte
per t'i mbajtur jetimat e vet, e afte per te ndertuar shkolla, spitale e
rruge te reja, pa patur nevoje per t'a shtrire doren askujte. E kjo nuk
mund te arrihet duke e tjetersuar telekomunkacionet, burimin me te madh
te te ardhurave absolutisht te sigurta. Kush e propagon kete, me qellim
a pa qellim, e rrenon bazen ekzistenciale te Kosoves.
Se a do te vazhdoje shkrime te ketij lloji, varet edhe nga ajo se sa do
t'a mbeshse UNMIK-u  PTK-ne dhe se sa do te jete ne gjendje t'i ule
pasionet e disa individeve ne UNMIK, te cilet duket se harrojne se jane
aty ne nje mision per t'i mbrojtur interesat e Kosoves e jo te firmave
nga vendi i origjines se tyre. Une shpresoj se mospajtimet qe jane
shfaqur rreth tenderit te rrjetit mobil, do te tejkalohen ne frymen e
bashkepunimit te ngushte me UNMIK-un qe ekziston dhe eshte kultivuar me
shume durim qe nga rifillimi i punes se PTK-se. Per fat te mire kemi te
bejme me nje tender te perkufizuar shume mire dhe, prandaj, nuk do te
jete veshtire te percaktohet oferta me e volitshme. Mospajtime qe kane
lindur mund te sqarohen lehte, qofte edhe me ndihmen e ndonje ekspertize
te jashtme. Mirepo kam bindjen se Z. Kouchner,  e zyrtaret tjere te
larte te UNMIK-ut kane respekt per ekspertet e PTK-se, dhe
pergjithesisht per ekspertet vendas, dhe nuk do te imponoje asnje
zgjidhje qe nuk do te kete mbeshtetjen e tyre. Fjalen e fundit, prandaj,
do te duhej do t'a thonin ekspertet e PTK-se, duke pasur parasyshe vetem
nje interes - interesin e PTK-se dhe te Kosoves. Kjo eshte plotesisht e
natyrme sepse ekspertet vendas jane ata qe do te mbesin ketu dhe do t'i
ndjejne ne lekuren e vet pasojat e vendimit te tyre, kurese
keshilletaret e UNMUK-ut, heret a vone, kethehen ne vendet e tyre. 
Publiku kosovar ka besim ne PTK-ne
Mirepo, pavaresisht se do te shendrrohen keto shkrime ne fushate apo jo,
jam i bindur se publiku kosovar do t'a kuptoje nje fakt te thjeshte se
telekomunikaconet jane shume fitimprurese dhe per kete aresye ato jane
ne shenjester te shumekujte. 
Publiku kosovar nuk do te bie pre e asnje fushate dhe do te vazhdojne te
kene besim ne PTK-ne, dhe ate me aresye te plote. Pas kethimit ne pune,
punetoret e gjeten e PTK-ne te lene pas dore, te shkatrruar dhe te
plaçkitur. Per nje kohe te shkurter ata e rimekemben organizativisht,
hartuan strategjine e rimekembjes se rrjetit dhe filluan punen intenzive
ne realizimin e saj. Brenda nje afati shume te shkurter ata hartuan
projektin e rrjetit fiks, projektin e rrjetit mobil GSM dhe jane ne
perfundim e siper te projektit te internetit. Keto projekte jane tri
shtyllat kryesore te PTK-se dhe te telekomunikacioneve ne Kosove.
Projektet qe ne kompanite me te organizuara telekomunikuese kryhen per
muaj te tere, ne PTK kjane kryer per me pak se nje muaj, dhe ate me
profesionaliem te larte. Kjo eshte arritur me nje pune shume kemngulese
qe eshte bere dhe vazhdon te behet ne PTK. 
Me kete pune te mrekullueshme PTK jep nje sinjal te çarte:
Telekomunikacionet e Kosoves do t'i zhvillojme vet dhe te ardhurat nga
ato do ti gezoje populli i Kosoves. Telekomunikaconet e kosoves nuk jane
ne pazar.


> -----Original Message-----
> From:	Mali [SMTP:januzaj at informatik.tu-muenchen.de]
> Sent:	14 December 1999 07:24
> To:	info-tech at alb-net.com; asum-list at onelist.com
> Subject:	[Info-tech] SIEMENS, ALCATEL, MOBTEL apo MOTOROLA ?!!
> 
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  
> 
> Ju pershendes,
> 
> lajmi i meposhtem eshte marre nga KOSOVAPRESS-i (13.12.1999).
> 
> >>
>   (...)
>   UNMIK-u është përcaktuar që këtë mundësi t'ia japë kompanisë 
>   "Alcatel", ndërsa zyrtarët e PTK-së e kundërshtojnë këtë vendim me 
>   arsyetimin se kompania "Siemens" ofron kushte shumë më të favroshme,
> 
>   dhe janë të prerë në qëndrimin që kjo mundësi t'i jepet kompanisë 
>   "Siemens". Kurse, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e cila,
> gjithashtu, 
>   duket e prerë në qëndrimin e saj, ka vendosur që këtë shansë t'ia 
>   japë kompanisë "Motorola". 
> <<
> 
> Ne qendrimin e saj rreth telefonise mobile ne Kosove, PTK-ja ne nje 
> menyre 'te zbehte' mori perkrahjen e opinionit shqiptar te Kosoves.
> Pothuaj nga te gjithe u shpreh perkrahje per udheheqjen e tanishme 
> te PTK-se edhe pse per mendimin tim ne kete drejtim do te duhej te
> behej me shume nga vet shqiptaret (politikajt) se sa u be deri me
> tani.
> 
> Se qeshtja e telefonise mobile ne Kosove eshte problem politik u be
> publike sidomos javen qe shkoi. Ne njoftimin e mesiperm te transmetuar
> nga KOSOVAPRESS me habiti fakti se pse Qeveria e Perkohshme e Kosoves,
> ("... e cila, gjithashtu, duket e prerë në qëndrimin e saj, ka
> vendosur 
> që këtë shansë t'ia japë kompanisë "Motorola"") nuk po qendrojka pas
> vendimit te eksperteve te PTK-se, perkunder deklarimeve publike por,
> po perkrahka nje firme tjeter, firmen MOTOROLA.
> 
> Qeshtja me firmen MOTOROLA nuk eshte e re por, duke u bazuar ne nje 
> interviste te z.Agron Dides (drejtor i PTK-se) te bere diku para disa
> javesh (nuk me kujtohet se ku, ndoshta RTK), mendoja se MOTOROLA
> kishte
> humbur shanset e tenderit qysh ne rundin e pare. Te pakten keshtu
> deklarohej z.Dida ne ate interviste. 
> 
> Sipas njoftimit te mesiperm del se kunder qendrimit te PTK-se, pos
> UNMIK-ut, qenka edhe QPK-ja. Nga kjo del se PTK-ja nuk paska as 
> perkrahjen e plote te vet shqiptareve. Shqiptaret ne Keshillin e 
> Kushnerit nuk duhet te perpiqen 'ti hyne ne hater' Kushnerit por, te 
> kembengulin ne qendrimet e veta. (E dij se Keshilli ne fjale ka 
> karakter keshillues e jo vendimmarres por, kjo nuk e arsyeton
> qendrimin 
> e shqiptareve!) Ndoshta gjerat nuk jane edhe aq 'tragjike' se sa duken
> 
> por, mua nuk do te me pelqente nje "New World Telecom" i ri edhe ne 
> Kosove. Pamarre parasysh se nga kush perkrahet.
> 
> Per sa i perket MOBTEL-it serb, edhe nese vije deri te vendosja 
> 'e dhunshme' e antenave mbi ndertesen e PTK-se (siq kerkon Fischer)
> apo neper vende te ndryshme ne tere Kosoven, nuk shoh ndonje problem
> te madh. Nese shqiptaret njezeri mendojne se nje gje e tille eshte e
> papranueshme per ta, mund te ndodhe (qe rastesisht) te qelloj diku 
> ndonje 'shqiptare i krisur', i cili qendrimin rreth PTK-se do ta 
> 'keqkuptonte' dhe 'gabimisht' do te mund te qellonte me snajperk keto 
> antena. Apo edhe me keq, mund te ndodhe qe ndonje granate 'gabimisht' 
> qe qelloj antenen e MOBTEL-it ne Peje, Mitrovice, etj.
> Qe te mos keqkuptohem, po mendoj se teorikisht nje gje e tille eshte e
> 
> mundur te ndodhe. Ne kete rast, edhe pse ky veprim do te ishte jo 
> 'demokratik' dhe jo i 'civilizuar', UNMIK-u do te detyrohej te 
> bashkepunonte me afer me shqiptaret, per te luftuar keta persona 
> 'kriminel'!
> 
> 
> 
> 
> Mbetshi me te mira,
> Eshrefi
> -- 
>  ------------------------------------------------------------------
> | Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
> |                          **  Department of  Computer Science  ** |
> |                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
> |                                                                  |
> | E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
> | WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
>  ------------------------------------------------------------------
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech




More information about the Info-Tech mailing list