| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] SIEMENS, ALCATEL, MOBTEL apo MOTOROLA ?!!Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.deMon Dec 13 19:24:14 EST 1999
Ju pershendes,
lajmi i meposhtem eshte marre nga KOSOVAPRESS-i (13.12.1999).
>>
(...)
UNMIK-u është përcaktuar që këtë mundësi t'ia japë kompanisë
"Alcatel", ndërsa zyrtarët e PTK-së e kundërshtojnë këtë vendim me
arsyetimin se kompania "Siemens" ofron kushte shumë më të favroshme,
dhe janë të prerë në qëndrimin që kjo mundësi t'i jepet kompanisë
"Siemens". Kurse, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e cila, gjithashtu,
duket e prerë në qëndrimin e saj, ka vendosur që këtë shansë t'ia
japë kompanisë "Motorola".
<<
Ne qendrimin e saj rreth telefonise mobile ne Kosove, PTK-ja ne nje
menyre 'te zbehte' mori perkrahjen e opinionit shqiptar te Kosoves.
Pothuaj nga te gjithe u shpreh perkrahje per udheheqjen e tanishme
te PTK-se edhe pse per mendimin tim ne kete drejtim do te duhej te
behej me shume nga vet shqiptaret (politikajt) se sa u be deri me tani.
Se qeshtja e telefonise mobile ne Kosove eshte problem politik u be
publike sidomos javen qe shkoi. Ne njoftimin e mesiperm te transmetuar
nga KOSOVAPRESS me habiti fakti se pse Qeveria e Perkohshme e Kosoves,
("... e cila, gjithashtu, duket e prerë në qëndrimin e saj, ka vendosur
që këtë shansë t'ia japë kompanisë "Motorola"") nuk po qendrojka pas
vendimit te eksperteve te PTK-se, perkunder deklarimeve publike por,
po perkrahka nje firme tjeter, firmen MOTOROLA.
Qeshtja me firmen MOTOROLA nuk eshte e re por, duke u bazuar ne nje
interviste te z.Agron Dides (drejtor i PTK-se) te bere diku para disa
javesh (nuk me kujtohet se ku, ndoshta RTK), mendoja se MOTOROLA kishte
humbur shanset e tenderit qysh ne rundin e pare. Te pakten keshtu
deklarohej z.Dida ne ate interviste.
Sipas njoftimit te mesiperm del se kunder qendrimit te PTK-se, pos
UNMIK-ut, qenka edhe QPK-ja. Nga kjo del se PTK-ja nuk paska as
perkrahjen e plote te vet shqiptareve. Shqiptaret ne Keshillin e
Kushnerit nuk duhet te perpiqen 'ti hyne ne hater' Kushnerit por, te
kembengulin ne qendrimet e veta. (E dij se Keshilli ne fjale ka
karakter keshillues e jo vendimmarres por, kjo nuk e arsyeton qendrimin
e shqiptareve!) Ndoshta gjerat nuk jane edhe aq 'tragjike' se sa duken
por, mua nuk do te me pelqente nje "New World Telecom" i ri edhe ne
Kosove. Pamarre parasysh se nga kush perkrahet.
Per sa i perket MOBTEL-it serb, edhe nese vije deri te vendosja
'e dhunshme' e antenave mbi ndertesen e PTK-se (siq kerkon Fischer)
apo neper vende te ndryshme ne tere Kosoven, nuk shoh ndonje problem
te madh. Nese shqiptaret njezeri mendojne se nje gje e tille eshte e
papranueshme per ta, mund te ndodhe (qe rastesisht) te qelloj diku
ndonje 'shqiptare i krisur', i cili qendrimin rreth PTK-se do ta
'keqkuptonte' dhe 'gabimisht' do te mund te qellonte me snajperk keto
antena. Apo edhe me keq, mund te ndodhe qe ndonje granate 'gabimisht'
qe qelloj antenen e MOBTEL-it ne Peje, Mitrovice, etj.
Qe te mos keqkuptohem, po mendoj se teorikisht nje gje e tille eshte e
mundur te ndodhe. Ne kete rast, edhe pse ky veprim do te ishte jo
'demokratik' dhe jo i 'civilizuar', UNMIK-u do te detyrohej te
bashkepunonte me afer me shqiptaret, per te luftuar keta persona
'kriminel'!
Mbetshi me te mira,
Eshrefi
--
------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj ** Munich University of Technology ** |
| ** Department of Computer Science ** |
| ** Arcisstr.21, Munich - Germany ** |
| |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de |
| WWW : http://www.in.tum.de/~januzaj/ |
------------------------------------------------------------------
More information about the Info-Tech mailing list |