Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] pergjigjet New World Telecom

Ismet Hamiti Ismet at itu.or.th
Sun Dec 12 22:04:09 EST 1999


Te nderuar kolege,
Njerezit qe fshihen pas NWT vazhdojne te shesin mjegull ne Shqiperi.
New World Telecom, e cila cilesohet ne shkrim si "një kompani amerikane
e telefonisë", nuk e ka vene ne funksion as edhe nje telefon te vetem
ndokund ne bote. Ndersa se sa "seroze" jane "pretendimet" e saj,  kete
duhet vertetuar ne nje gare te hapur e te ndershme, sic veprohet kudo ne
bote. Ky eshte minimumi transparences qe autoritetet shqiptare ia kane
borgj publikut shqiptar. Cdo veprim tjeter - dihet se cka eshte.
Me shume respekt.
Ismet Hamiti


> -----Original Message-----
> From:	Besnik Pula [SMTP:besnik at alb-net.com]
> Sent:	12 December 1999 07:57
> To:	info-tech at alb-net.com
> Subject:	[Info-tech] pergjigjet New World Telecom
> 
>          *** Information Technology Forum *****
>     Archives: http://alb-net.com/pipermail/info-tech/
>  
> Te dashur miq,
> 
> mendova se do t'ju interesonte pergjigja qe New World Telecom-i i jep
> Gary
> Kokallarit, botuar te Zeri i Popullit.
> 
> ------
> Zëri i Popullit
> 
> Kush i përzë amerikanët?!
> 
> * New World Telecom, një kompani amerikane e telefonisë, shfaqur
> zyrtarisht
> dhe me pretendime serioze për investime në këtë sektor në Shqipëri,
> vazhdon
> të presë për të përdorur projektet e saj dhe paratë në këtë vend. Koha
> shkon dhe kur vonesa sajohet kaq e gjatë, është e qartë se dikush e
> shtyn
> për të goditur seriozitetin dhe besimin në këtë kompani. Si gjithmonë
> shqiptarët priren të gjejnë shkakun e keq tek çdo sipërmarrje që
> kërkon të
> ndërmerret në Shqipëri. Ka vite që ndodh një gjë e tillë dhe kjo që po
> ndodh me New World Telecom, s'është diçka e re. Vetëm se kësaj radhe,
>> kushtet e liberalizimit të tregut të telefonisë në Shqipëri, të
> vullnetit
> të shfaqur të qeverisë shqiptare, të vullnetit të shfaqur të qeverisë
> amerikane, çdo gjë që sjell vonesën duket e pakuptimtë. Vetëm diçka
> duket
> serioze, gjatë gjithë kësaj vonese të sajuar. Dikush kërkon të përzërë
> amerikanët nga Shqipëria. Fati i mirë është që ky nuk është vullnet
> qeveritar, ky nuk është vullnet politik, ky nuk është vullnet i
> biznesit në
> Shqipëri, por thjesht një përballje interesash të cilat po na dëmtojnë
> rëndë në këtë rast.
> Këshilli mbikqyrës i Albtelekom, aksioneria shqiptare në shoqërinë e
> përbashkët me New Wold Telecom, ka marrë vendimin për të bërë pjesë në
> këtë
> shoqëri të përbashkët. Mbi bazën e këtij vendimi, qeveria shqiptare
> mori
> një vendim të sajin. Por shoqëria e re ende nuk është rregjistruar në
> gjykatë për faktin banal se kryetari i Këshillit Mbikqyrës të
> Albtelekom
> nuk ka dhënë për këtë veprim ligjor ende vendimin e marrë më parë. Pa
> regjistrimin në gjykatë shoqëria e re nuk mund të bëjë kërkesë për
> liçencë
> dhe pa liçencë ajo nuk mund të fillojë zbatimin e projektit të sajë.
> Që kjo
> nuk është thjesht punë e kryetarit të Këshillit Mbikqyrës të
> Albtelekom,
> Xhixho, kjo është e qartë. Por cilido ka akoma më të qartë faktin se
> këta
> njerëz që eksitohen si pengesa, duhen flakur sa më parë nga rruga.
> 
> 
> New World Telecom solli dje në redaksi këtë sqarim publik për hetimet
> dhe
> publikimet e ca shqiptarëve tradicionalë.
> 
> New World Telecom ka zgjedhur të rrijë larg debateve publike që bëhen
>> shtypin Shqiptar sepse ka fare pak dobi në këtë polemikë-interesi ynë
> i
> vetë, ka qenë dhe ngelet të ngrejmë një rrjet eficent komunikimi, të
> lirë
> dhe të hapur për të gjithë, një rrjet mbarëkombëtar të mbështetur në
> teknologjinë më të fundit celulare (GSM) dhe atë rurale pa tel (WLL).
> Kemi
> menduar gjithmonë se përgjigja më e mirë ndaj çdo dyshimi apo akuze
> është
> vetë puna jonë-ngritja e rrjetit dhe ofrimi i shërbimit.
> Si rezultat, për një vit të tërë, ne jemi fokusuar në çështjet më
> themelore
> të këtij suksesi.
> Së pari, kemi sqaruar avantazhet e ndërtimit të një rrjeti sipas
> arkitekturës të propozuar nga inxhinerët tanë, që merr parasysh
> përbërjen
> demografike të popullisë, shpërndarjen gjeografike, të ardhurat për
> frymë,
> relievin e Shqipërisë, dhe kulturën telefonike.Si rezultat, kemi
> tashmë një
> punë të detajuar dhe një program për shtrirjen e rrjetit me harta
> shumë të
> hollësishme për vendndodhjen e pajisjeve, antenave, centraleve, zyrave
> dhe
> pikave të shitjes. Po ashtu kemi një plan të detajuar në lidhje me
> shtrirjen gjeografike të rrjetit, cilat zona të Shqipërisë të
> adresohen të
> parat, cilat do të ishin pjesë e një faze të dytë dhe si do arrihej
> mbulimi
> i plotë të territorit në Republikën e Shqipërisë.
> Së dyti, u fokusuam në gjetjen e partnerit me të mirë teknik vendas,
> me
> eksperiencë brenda Shqipërisë, me staf të kualifikuar që do të
> mundësonte
> transferimin e njohurive të brendëshme të tregut në kompaninë e re që
> do të
> krijohej. Si rezultat, ne tashmë kemi nënshkruar një marrëveshje të
> tipit
> Joint Venture me Albtelecom, kompaninë më të madhe telefonike
> Shqiptare.
> Së treti, gjetëm partnerin më të mirë në teknologji, një ndër
> prodhuesit më
> në zë të teknologjive të komunikimit pa tel-Motorolën. Me ambicien e
> saj
> për të patur një pjesë sa më të madhe të tregut botëror, shoqëruar me
> një
> kulturë korporate unike amerikane,Motorola ngelet një nga gjidhjet më
>> mira jo vetëm për New World Telecom, por edhe për kompanitë që janë
> tashmë
> në treg -AMC-në dhe Albetelecom-in. Me Motorolën nënshkruam një Letër
> Mirëkuptimi ku zotohemi të blejmë nga Motorola pajisje për një shumë
> prej
> $50 milionë dollarësh për fazën e parë të projektit. Motorola, nga ana
> tjetër merr përsipër financimin e pajisjeve. Doemos, që marrëveshja me
> Motorolën është letër Mirëkuptimi-ne nuk e kemi fshehur kurrë këtë
> (shihni
> për referencë Deklaratën për Shtyp lëshuar pas nënshkrimit). Nuk ka si
>> jetë ndryshe, marrja e licensës është kusht për blerjen e makinerive.
> Po qe
> se NWT nuk do të operojë në Shqipëri,atëherë nuk ka kuptim të blejë
> pajisje
> për Shqipërinë.
> Së katëri, gjetëm bankën e investimit më të mirë në rajon për të qenë
> banka
> e projektit. Bank Austria-Credit Anstaldt ka investuar më shumë se
> kushdo
> tjetër në Evropën Qëndrore dhe Lindore, ka përvojë shumë të mirë në
> çështjet financiare të rajonit dhe është partneri më i mirë që mund të
> kemi
> ne, dhe Shqipëria në të ardhmen në transaksione të madhësisë të tillë
>> rajon.
> Së pesti, jemi përpjekur që të gjithë të shohim avantazhet e projektit
> siç
> i shohim ne vetë nga brenda projektit, dhe jemi munduar të kemi një
> mirëkuptim edhe me partnerët e tjerë të Shqipërisë në botë, si Bankën
> Botërore apo BERZH-in, që të mos kompromentojmë pozicionin e Qeverisë
> Shqiptare në lidhje me palët e treta.Ndaj kemi marrë seriozisht këtë
> çështje dhe iu jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të ngritura nga
> ata
> në lidhje me kontratën me Albtelecom. Ndonëse ne besojmë ende se
> kontrata e
> nënshkruar në 4 korrik është në të mirën e konsumatorit shqiptar dhe
> nuk
> krijon asnjë disavantazh për AMC-në dhe vetëm stimulon tregun e
> telekomunikacioneve duke shtuar numrin total të përdoruesve, kemi bërë
> dy
> shtesa që marrin parasysh shqetësimet dhe eleminojmë rreziqet që
> shikonin
> ekspertët e Bankës Botërore.Interesi i madh i treguar për AMC-në nga
> operatorët e mëdhenj Evropianë tregon që kontrata jonë nuk e prek
> integritetin e saj-në fakt, shton shumë interesin për tregun telefonik
> Shqiptar.
> Së gjashti, kemi mbajtur të hapur për nevoja të tjera të qeverisë
> shqiptare
> dhe kemi bërë studime se si mundet që këto nevoja të adresohen në
> mënyrë
> komerciale. Si rezultat, i kemi bërë një propozim të dytë shtesë
> Qeverisë
> Shqiptare për të ngritur një rrjet të pavarur radio-telefonik që do të
> përdoret nga policia, ushtria, spitalet, zyrat e taksave si dhe
> qeveritë
> lokale për transmetim zëri dhe të dhënash në mënyrë të mbrojtur
> (inkriptuar) për të ruajtur integritetin dhe sekretin e tyre. Në këtë
> propozim, New World Telecom përfshin edhe më shumë se $1.5 milionë
> dollarë
> në radio që do ti falen ushtrisë shqiptare dhe policisë shqiptare.
> Bëmë
> kështu ata që premtuam që në fillim-do të tregojmë avantazhet e
> natyrës
> amerikane të kryerjes së biznesit, me shpejtësi, eficensë dhe
> fleksibilitet
> ndaj ndryshimeve të tregut.
> Vazhdojmë të mendojmë se progresi duhet të mbetet fokusi ynë kryesor,
> por
> edhe ndjejmë përgjegjësi për të mbrojtur emrin tonë dhe atë të
> partnerëve
> tanë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ndaj, jemi të detyruar të dalim në
> publik
> për tu mbrojtur ndaj akuzave të botuara nga Z.Gary Kokakalari në të
> përjavshmen Klan, një pozicion ky aspak i këndëshëm. Flasim në emrin
> tonë
> dhe atë të partnerëve tanë në projekt, kompani më në zë për të cilat
> edhe
> publiku shqiptar ka shumë respekt.
> Jemi një kompani amerikane me operacione e asete në Angli, Indi,
> Japoni,
> Madagaskar, Nigeri e gjetkë.Në sajë të punës së deritanishme dhe
> arritjeve
> tona në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, kemi vendosur
> marrëdhënie
> të forta biznesi me kompani të mëdha si Motorola,Lucent Technologies,
> Qualcom, Lehman Brothers, Merril Lynch, Credit Anstald, dhe gjigandë
>> tjerë të botës së teknologjisë dhe financës. Kemi vendosur marrëdhënie
> shumë të mira me Departamentin e tregtisë së Shteteve të Bashkuara.
> Kemi
> vendosur marrëdhenie shumë te mira me shtetin Shqiptar. Këto
> marrëdhënie
> janë frut i bashkëpunimeve të suksesshme, jo i konjukturave, janë
> marrëdhënie shumë vjeçare dhe jo fejesa të castit apo operacione nate.
> Qeveria e Shteteve të Bashkuara e mbështeti dhe vazhdon ta mbështesë
> këtë
> projekt sepse shikon efektet reale dhe imediate që do të ketë në
> ekonominë
> Shqiptare, sepse beson në përvojën e deritanishme të New World
> Telecom-it
> dhe sepse beson se indirekt suksesi i New World Telecom-it do të nxisë
> investitorë të tjerë nga SHBA apo Evropa për të investuar në
> infrastrukturën Shqiptare.
> Motorola, vazhdon ta mbështesë projektin sepse është projekt praktik,
> i
> plotë (nga ana financiare dhe teknike)i përshtatet shumë kushteve dhe
> nevojave të Shqipërisë, është financiarisht i shëndetshëm dhe me
> potencial
> dhe përputhet me strategjinë e tyre rajonale. Credit Anstahltd,
> partnerët
> tanë financiarë janë gjithashtu shumë të interesuar për të investuar
>> këtë projekt dhe të bindur se do të jenë një sukses operacional dhe
> financiar.
> Eshtë e qartë që New World Telecom nuk përfiton asnjë gjë nga të
> gjitha
> këto përpjekje mbi një vjeçare nëse nuk ndërton një rrjet eficent
> komunkimi. Çdo zgjidhje tjetër do të ishte humbje financiare për
> kompaninë
> tonë dhe një mundësi e humbur për Shqipërinë. Ndaj objektivat e New
> World
> Telecom-it janë të njëjta me ato të qeverisë Shqiptare dhe publikut
> Shqiptar-rrjete të lira telefonike për të gjithë brenda dhe jashtë
> qytetit.
> Ndaj, është për të ardhur keq,që dikush me qëllime që, me dëshirën e
> tij
> apo jo, nuk janë të mira për Shqipërinë, bën akuza kaq direkte për të
> gjithë këta pjesëmarrës seriozë. Ne e kuptojmë çfarë do të thotë të
> kesh
> shqetësime dhe të kujdesesh për vendin tënd, ndaj i kemi dhënë
> z.Kokalari
> të gjithë mundësitë për të ndëruar qëndrim. Edhe pse eprorët e tij tek
> Merrill Lynch, bankë shumë e respektuar investimesh dhe një nga më të
> mëdhatë e Wall Steet-it, i kanë komunikuar atij disa herë qëndrimin e
> tyre
> ndaj New World Telecom, z.Kokalari ka preferuar të mos ripozicionohet.
> Tani, ne kemi fare pak shpresë që të shohim ndryshimin e tij-shumë
> është
> bërë nga vetë stafi ynë, Qeveria e SHBA-së, Motorola dhe vetë Merrill
> Lynch- e gjitha pa rezultat. Të pamundur për të ndryshuar gjë në
> qëndrimin
> e këtij individi, dhe jo të bindur në të mirat që do të vinin nga një
> përpjekje e tillë, në mendojmë se ky do të jetë komunikimi ynë i vetëm
>> publik në lidhje me këtë çështje.
> Gjithashtu duam të sqarojmë se ne premtojmë të ndërtojmë rrjetin dhe
>> ofrojmë shërbim brenda 6 muajve nga dita e marrjes së licensës. New
> World
> Relecom ngelet i vendosur për të investuar në Shqipëri edhe pse
> procesi i
> aprovimit ka pasur ngadalësime dhe kundërshtime. Ne mbështesim
> përpjekjet e
> Shqipërisë për të dalë nga pamundësia ekonomike dhe për tu bashkuar me
> botën e zhvilluar dhe duam të jemi pjesë dhe mbase udhëheqës në këtë
> proces. Urojmë që procesi të përshpejtohet, që të mos lëmë vend për
> hamendje dhe akuza të shprehura apo jo në lidhje me këtë projekt.
> 
> 
> 
> _______________________________________________
> Info-Tech mailing list: Info-Tech at alb-net.com
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/info-tech




More information about the Info-Tech mailing list