| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] Komunikatë shtypi e PTK-së (KD)Dardan Blaku dardan at alb-net.comFri Dec 10 13:13:28 EST 1999
Komunikatë shtypi e PTK-së PTK: Të anulohet vendimi për suspendimin e Agron Didës Po ashtu, siç thuhet në kumtesë, PTK-ja kërkon që ti jepet leja për operim për sistemin GSM PTK-Vala 900 në Kosovë, si dhe anulimin e vendimit të UNMIK-ut që një gjë e tillë ti mundësohet Mobtelit të Serbisë BARDH RUGOVA PRISHTINË, 10 DHJETOR - Zyrtarët më të lartë kosovarë të PTK-së kërkuan të premten anulimin e vendimit mbi suspendimin e drejtorit të përgjithshëm të kësaj kompanie. z. Agron Dida. Vendimi me të cilin suspendohet Agron Dida nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të PTK-së është i papranueshëm, meqë nga i njëjti nuk shihet se cilat janë shkaqet dhe arsyet e suspendimit të tij, thuhet në kumtesën e shtypit të PTK-së. Kjo kumtesë e shtypit është lëshuar pas mbledhjes së anëtarëve të Bordit të Postës dhe të Telekomunikacionit të Kosovës dhe të Bordit të drejtorëve të Telekomit të Kosovës. Sipas dispozitave të rregullores mbi punën dhe veprimtarinë e PTK-së, nr. 12/99, të nën-shkruar nga z. Kouchner, PTK-së i jepet licenca për kryerjen e të gjitha shërbimeve postare dhe telekomunikuese në tërë territorin e Kosovës që nënkupton edhe telefoninë mobile, thuhet në kumtesë. Po ashtu, siç thuhet në kumtesë, PTK-ja kërkon që ti jepet leja për operim për sistemin GSM PTK-Vala 900 në Kosovë, si dhe anulimin e vendimit të UNMIK-ut që një gjë e tillë ti mundësohet Mobtelit të Serbisë. Njëherësh, kërkohet që të for-mohet një komision profesional ndërkombëtar për rishqyrtimin e ofertave të paraqitura në ten-derin e PTK-së lidhur me sis-temin mobil GSM PTK-Vala 900. Komisioni profesional i PTK-së, i emëruar nga Agron Dida,... i rekomandoi Këshilli të Përbashkët Civil (JCC) si ofertë më të përshtatshme kompaninë Siemens, rekomandim ky që asnjëherë nuk është shqyrtuar në mbledhjet e JCC-së, thuhet në kumtesën e PTK-së. JCC-ja në mënyrë të njëanshme ka vendosur që si fitues i tenderit të telefonisë mobile GSM PTK-Vala 900 të jetë kompania Alcatel. Për shkak të refuzimit të tij për ta nënshkruar kontratën me Alcatelin, UNMIK-u e ka suspenduar të mërkurën drejtorin e përgjithshëm të PTK-së, Agron Dida. Në vend të tij është emëruar zyrtari i UNMIK-ut, Gerard Fischer. Fischer po atë ditë, më 8 dhjetor, ka nënshkruar një vendim ku kërkohet nga drejtori i Telekomunikacionit të Kosovës, Bedri Rama, që të bashkëpunojë për rivendosjen e rrjetit të Mobtelit serb në Kosovë. Me dhënien e pëlqimit për operim të rrjetit mobil të kom-panisë Mobtel nga Beogradi, Republika e Serbisë, për territorin e Kosovës, janë shkelur dispozitat e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nr. 1244, thuhet në kumtesën e PTK-së. Duke ia mundësuar operimin e rrjetit mobil kompanisë Mobtel, është thyer blokada ekonomiko-financiare ndaj Republikës së Serbisë. Kumtesën e shtypit e kanë nënshkruar anëtarët e Bordit të PTK-së dhe nëntë drejtorët e njësive të Telekomit të Kosovës. __________________________________________ NetZero - Defenders of the Free World Get your FREE Internet Access and Email at http://www.netzero.net/download/index.html
More information about the Info-Tech mailing list |