Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Ekskluzive: Gerard Fischer e kthen rrjetin serb ne Kosove - Koha Ditore

Dardan Blaku dardan at alb-net.com
Fri Dec 10 13:03:20 EST 1999


Ekskluzive: Afera Alcatel  Mobtel  PTK

Gerard Fischer e kthen rrjetin serb ne Kosove

Gerard Fischer ka kerkuar nga z. Bedri Rama, drejtor i telekomunikacionit qe
te “bashkepunoje ashtu qe t’i rivendose lidhjet e shkeputura me Mobtelin
(firmen serbe te telekomunikacionit), qe te fuqizohet ne mbare territorin e
Kosoves”. Fischer deshiron t’i ktheje Kariqet ne Kosove edhe pse ata e kane
te ndaluar qarkullimin jashte Serbise me vendim te Bese dhe SHBAve

VIRTYT GACAFERI & BARDH RUGOVA PRISHTINE, 9 DHJETOR  Suspendimi i z. Agron
Dida nga posti i drejtorit te PTKse, nuk rezultoi me largimin e tij nga zyra
por me vendimin e UNMIKut qe te legalizoje Serbine ne Kosove, pra qe PTKja
te bashkepunoje me Mobtelin e Serbise. Gerard Fischer, i cili, tashme eshte
emeruar nga z. Kouchner, drejtor i pergjithshem i PTKse, te enjten ne
mengjes ka kerkuar qe z. Dida te mbetet ne zyren e tij te mepareshme, por
pas dite ka urdheruar z. Bedri Rama, drejtor i telekomunikacionit qe te
“bashkepunoje me personelin e ‘Mobtelit’ ne perpjekjet e tyre qe te lidhe
stacionet baze te vendosura ne kulmin e PTKse”.

Ky dokument eshte nenshkruar nga Fischeri me 8 nentor. Me kete, sipas
drejtorit te suspenduar, nga i cili eshte kerkuar qe te mbetet ne zyre,
“Serbia do ta kete te drejten e telefonise mobile ne tere Kosoven”. “Ky
eshte nje kolonizim i Kosoves nga Serbia permes telefonise si burrim i
mrekullueshem i te ardhurave”, tha Dida ne nje deklarate per “Kohen Ditore”.
Ne baze te nje kontrate te lidhur me pare, thuhet se Mobtel ka te drejte te
shtrihet ne Kosove deri ne vitin 2017. Kjo kontarate, sipas zyrtareve te
UNMIKut duhet te respektohet sipas rezolutes 1244. Kjo, theksojne zyrtaret e
UNMIKut, duhet te respektohet per shkak se kjo kontarate nuk cenon te
drejtat dhe lirite e njeriut ne Kosove! Ky vendim merret ne menyre arbitrare
kur misioni i OKBse ne Kosove, nuk i lejon PTKse qe te punoje, duke mos ia
dhene asaj te drejten per frekuenca. Ne te njejten kohe po i njejti mision
mbylle syte para vendosjes se antenave satelitore per telefoni nga firma te
ndryshme boterore. Madje pune toret e OKBse shfrytezojne internetin e
paligjshem, qe eshte vendosur pa kurfare leje ne kodren e Dragodanit. Dida
ka theksuar se çeshtja e frekuencave eshte qenesore per punen e PTKse.
“Problemi qenesor eshte dhenia e licences per frekuenca dhe funksionim ne
lemine e telefonise mobile. Jam shume i befasuar pse kjo pune nuk na jepet
neve, shpresojme se te tjeret nuk do ta kene kete”, ka theksuar ai. Çeshtja
e licencave per frekuenca veshtiresohet edhe me shume kur dihet se ato jane
nje resurs qe ka kufij, pra ato shpenzohen. Kjo leter i dergohet z. Ramaj pa
u permendur z. Dida ne asnje menyre, edhe pse z. Fischer ende eshte duke
negociuar me z. Dida, i cili nga punetoret e PTKse ende konsiderohet
drejtor.
-------------- next part --------------
A non-text attachment was scrubbed...
Name: fischer.jpg
Type: image/jpeg
Size: 149741 bytes
Desc: not available
Url : http://www.alb-net.com/pipermail/info-tech/attachments/19991210/e8d00dd8/attachment.jpg 


More information about the Info-Tech mailing list