Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] FW: Brenda 48 oresh, nenshkruhet kontrata me "Alcatel"-in

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Thu Dec 9 07:46:15 EST 1999


Ju pershendes,

edhe pse gjendja duket pak e komplikuar, une mendoj se ne 'luften'
ndermjet UNMIK-ut dhe PTK-se, UNMIK-u do te detyrohet te 
te 'leshoj pe' duke bere kompromise. Per ket mjafton vetem qendrimi
i perbashket i puntoreve te PTK-se (cka mendoj se ekziston) dhe 
perkrahja 'politike' ne Keshillin Tranzitor nga politikajt shqiptar.

Ja pse : 
Nese z.Dida vazhdon te punoj ne PTK ne zyren e drejtorit te saj dhe 
nese personi i caktuar nga UNMIK-u per kete post poashtu deshiron te 
futet ne zyrat e PTK-se ne cilesine e drejtorit te ri, atehere per te 
zgjidhur kete rast do te duhej te nderhynte policia e UNMIK-ut ose 
KFOR-i per te larguar z.Agron Dida nga zyrat e PTK-se. Pasi qe (sipas 
mendimit tim) UNMIK-u nuk mund t'ia lejoj vehtes largimin me force te 
Agron Dides nga zyrat e PTK-se (te gjitheve mund te na kujtohen skenat 
e largimit me dhune te shqiptareve nga RTP-ja me 05.07.1990 nga 
forcat policore serbe), UNMIK-u eshte ai i cili duhet te bej kompromis 
duke 'leshuar pe'. 

Mirepo, nese UNMIK-u e terhjeke vendimin e suspendimit te Agron Dides
nga posti i drejtorit te PTK-se, kjo automatikisht do te thote se
kontrata me "ALCATEL-in" nuk do te nenshkruhet nga PTK-ja.
Linde pyetja, a do te lejoj UNMIK-u respektivisht Kushneri si franqez
nje 'disfate' te tille? C'fare do te mund te ndermarr ai me pastaj?
Siq jemi njoftuar permes lajmeve, para dy javesh, KFOR-i nuk kishte 
lejuar drejtorin e Radio Gjilanit te futet ne zyrat e tij. I njejti
skenar eshte i pamunder te perseritet edhe me PTK-ne ne Prishtine. 
Disa dhjetra apo qindra shqiptare protestues para nderteses se PTK-se
ne perkrahje te PTK-se nuk jane pozitive per UNMIK-un. Sidomos kur
per kete te transmetohet ne televizionet e huaja. Pra, cila do te ishte 
'letra e fundit' e Kushnerit (UNMIK-ut) ne kete 'loje'?

Nese per kete nuk eshte duke u vendosur ne Paris, per mendimin tim,
kompromisi do te jete : z.Agron Dida mbetet edhe me tutje drejtor
i PTK-se kurse analizimin e projekteve per firmen fituese per 
telefonine mobile ne Kosove (ALCATEL apo SIEMENS) do t'a beje nje 
komision i pavarua, ashtu siq kerkohet edhe nga PTK-ja. Puna do te 
zgjidhej me lehte nese njera nga firmat e permendura mendon te terhjeke 
oferten e vet. Atehere firma tejter do te mbetet fituesja.

Por, per mendimin tim, kesaj qeshtje do te duhej t'i behet me shume
publicitet. Te mos shkojne gjerat kaq te rendesishme pa u verejtur!
Ketu nuk eshte puna vetem te PTK-ja por, edhe te problemet e ardhshme,
te cilat veq jane te programuara ("Trepca", "Ramiz Sadiku" ne Peje dhe
organizata te tjera shoqerore).
Nese UNMIK-u mendon te 'mate pulsin' e shqiptareve ne Kosove, atehere
ai duhet te rrahe shume larte. ;-) (Te kujtojme edhe rastin me 
gjykatesit para disa muajve!)



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
-- 
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
 ------------------------------------------------------------------




More information about the Info-Tech mailing list