Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] Brenda 48 oresh, nenshkruhet kontrata

Shpetim Dobra sdobra at crl.co.uk
Thu Dec 9 05:04:48 EST 1999


Sot ne lajme te mengjesit te BBC lajmruan se Franca ka vendosur qe mos ta
largoj ndalesen ndaj mishit Britanez. Duke u bazuar ne te kalueren ky lajme do
ti iritoje pa mase Britanezet dhe se shpejti do te filloj satanizimi i qeverise
Franceze ne shtypin Britanez(sidomos ne shtypin e "verdhe"- "Sun"-i etj).

Pasi qe "Alcateli" eshte kompani Franceze dhe personi pergjegjes per
telekomunikim ne UNMIK "rastesisht" ndodhi qe te jete Francez dhe duke marre
parasysh se ne Kosovaret ende e kemi statusin e viktimes ne opinjonin Britanez,
ta shfrytezojme klimen e krijuar te mostolerances ne mes Britanezve dhe
Francezve dhe ti kontaktojme mas-medijat Britaneze dhe ti informojme per
marifetlleqet e Francezve ne Kosove. 

Shpetimi 




Sa e mora lajmin se UNMIK-u sot e ka suspenduar z. Agron Dida nga posti
i drejtorit te pergjitheshem te PTK-se. Ne vend te tij, kryes detyre na
qenka emeruar njefare Gerard Fischer. Suspendimi pasoi pasi z. Dida
refuzoi t'i nenshtrohet diktatit te disa individeve te cilet qe sa kohe
jane duke e penguar punen e PTK-se per interesa te kush e di kujte.
Eshte ky nje veprim i shemtuar dhe arbitrar i cili sigurisht nuk do te
kaloje aq lehte ne PTK.

Ismet Hamiti

Dardan Blaku wrote:

>  Marrë nga Koha Ditore - 8 Dhjetor, 1999
>
> Agron Dida:" Nuk vjen në konsiderim kontrata tjetër"
>
> UNMIK-u kumtoi se brenda 48 orësh do të nënshkruhet kontrata ndërmjet
> PTK-së dhe kompanisë ?Alcatel?.?Ne nuk luhatemi nga qëndrimet tona.
> Unë kam një shkresë - urdhëresë nga UNMIK-u, me të cilën kërkohet prej
> meje që më së voni deri më datën 8 dhjetor, t?iu kthej të nënshkruar
> kontratën me ?Alcatelin?. Por, për mua kjo është e pakuptueshme,
> meqenëse ne kemi dhënë qëndrimin tonë, përkatësisht punët për
> instalimin e telefonisë mobile në Kosovë ia kemi besuar kompanisë
> ?Siemens? dhe sipas ligjeve ndërkombëtare veç kemi obligime ndaj tyre.
> UNMIK-u këtë çështje është duke e zvarritur që nga data 19 nëntor dhe
> po të mos ndodhte kjo, ne sot do të kishim telefoninë mobile në
> Kosovë. Po ashtu unë do të angazhohem që ne ta kemi telefoninë mobile
> të Kosovës, e jo të Monakos?, thotë Agron Dida, kryetar i bordit të
> Posttelekomit të Kosovës.
>





More information about the Info-Tech mailing list