Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[Info-tech] FW: Brenda 48 oresh, nenshkruhet kontrata me "Alcatel"-in

Xhemil Meco xmeco at isdnet.net
Wed Dec 8 10:21:35 EST 1999


Te nderuar antare te listes Info-Tech,

 ky eshte nje lajm shume revoltues dhe i papranueshem. 
Ekipi i PTK-se i drejtuar nga Z. Agron Dida ka bere nje pune shume te
madhe per te rivene ne funksionim infrastrukturen e PTK-se si dhe per ta
zhvilluar e modernizuar ate sipas kerkesave te kohes. Dhe kjo duke
sakrifikuar shume nga vehtevetja.
 PTK-ja eshte nje nga shembujt e entuziazmit dhe vullnetit per te
rindertuar Kosoven i cili duhet te ndiqej nga te gjithe.
 PTK-ja i njeh me mire se kushdo, nevojat, deshirat dhe aspiratat e
Kosovareve per sherbimet e Telekomit. Eshte thjesht *e papranueshme* dhe
arbitrare qe te behet nje suspendim i tille dhe te injorohet opinioni i
PTK-se per ceshtje thelbesore per PTK-ne.
 Ne kete liste gjenden profesioniste nga fusha e Teknologjise se
Informacionit e lidhur ngushte me fushen e telekomunikacioneve ku vepron
PTK-ja.
 Ju ftoj te bejme nje peticion, ne emer te profesionisteve shqiptare te
Teknologjise se Informacionit dhe Telekomunikacioneve ne diaspore dhe ne
Shqiperi, Kosove e Maqedoni, drejtuar UNMIK-ut ku te kundershtojme
suspendimin e Z.Agron Dida dhe mosmarrjen ne konsiderate te opinionit te
PTK-se. 

Te kerkojme:

- anulimin e menjehershem te ketij vendimi arbitrar
- rikthimin e menjehershem te Z.Agron Dida ne funksionin e tij
- respektimin e PTK-se dhe profesionisteve shqiptare

Xhemil Meco




On Wed, 8 Dec 1999, Ismet R. Hamiti wrote:

> Sa e mora lajmin se UNMIK-u sot e ka suspenduar z. Agron Dida nga posti
> i drejtorit te pergjitheshem te PTK-se. Ne vend te tij, kryes detyre na
> qenka emeruar njefare Gerard Fischer. Suspendimi pasoi pasi z. Dida
> refuzoi t'i nenshtrohet diktatit te disa individeve te cilet qe sa kohe
> jane duke e penguar punen e PTK-se per interesa te kush e di kujte.
> Eshte ky nje veprim i shemtuar dhe arbitrar i cili sigurisht nuk do te
> kaloje aq lehte ne PTK.
> 
> Ismet Hamiti
> 
> Dardan Blaku wrote:
> 
> >  Marrë nga Koha Ditore - 8 Dhjetor, 1999
> >
> > Agron Dida:" Nuk vjen në konsiderim kontrata tjetër"
> >
> > UNMIK-u kumtoi se brenda 48 orësh do të nënshkruhet kontrata ndërmjet
> > PTK-së dhe kompanisë “Alcatel”.”Ne nuk luhatemi nga qëndrimet tona.
> > Unë kam një shkresë - urdhëresë nga UNMIK-u, me të cilën kërkohet prej
> > meje që më së voni deri më datën 8 dhjetor, t’iu kthej të nënshkruar
> > kontratën me ‘Alcatelin’. Por, për mua kjo është e pakuptueshme,
> > meqenëse ne kemi dhënë qëndrimin tonë, përkatësisht punët për
> > instalimin e telefonisë mobile në Kosovë ia kemi besuar kompanisë
> > ‘Siemens’ dhe sipas ligjeve ndërkombëtare veç kemi obligime ndaj tyre.
> > UNMIK-u këtë çështje është duke e zvarritur që nga data 19 nëntor dhe
> > po të mos ndodhte kjo, ne sot do të kishim telefoninë mobile në
> > Kosovë. Po ashtu unë do të angazhohem që ne ta kemi telefoninë mobile
> > të Kosovës, e jo të Monakos”, thotë Agron Dida, kryetar i bordit të
> > Posttelekomit të Kosovës.
> >
> >      -----Original Message-----
> >      From: info-tech-admin at alb-net.com
> >      [mailto:info-tech-admin at alb-net.com]On Behalf Of Ismet R.
> >      Hamiti
> >      Sent: Tuesday, December 07, 1999 11:09 AM
> >      To: info-tech at alb-net.com
> >      Cc: Agron Dida
> >      Subject: Re: [Info-tech] FW: Brenda 48 oresh, nenshkruhet
> >      kontrata me "Alcatel"-in
> >      PTK u thot atyre "ngadal beg se ka hendek". Burrat e PTK-se
> >      nuk nenshkrujne kontrata te imponuara as pas 48 oreve e as
> >      pas 448 oreve e as - kurre. Ky eshte projekti i pare i
> >      rendesishem ne Kosven e administruar nga UNMIK-u dhe eshte
> >      absolutisht e domosdoshme t'u dilet para individeve te cilet
> >      kan tendence qe ti vejne interesat e kompanive ng vendi i
> >      origjines se tyre para atyre te Kosoves.
> >      Pershendetje te gjitheve.
> >      Ismet Hamiti
> >
> >
> >
> 
> 







More information about the Info-Tech mailing list