| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[Info-tech] FW: Brenda 48 oresh, nenshkruhet kontrata me "Alcatel"-inDardan Blaku dardan at alb-net.comTue Dec 7 15:10:59 EST 1999
Marrë nga Koha Ditore - 8 Dhjetor, 1999 Agron Dida:" Nuk vjen në konsiderim kontrata tjetër" UNMIK-u kumtoi se brenda 48 orësh do të nënshkruhet kontrata ndërmjet PTK-së dhe kompanisë Alcatel.Ne nuk luhatemi nga qëndrimet tona. Unë kam një shkresë - urdhëresë nga UNMIK-u, me të cilën kërkohet prej meje që më së voni deri më datën 8 dhjetor, tiu kthej të nënshkruar kontratën me Alcatelin. Por, për mua kjo është e pakuptueshme, meqenëse ne kemi dhënë qëndrimin tonë, përkatësisht punët për instalimin e telefonisë mobile në Kosovë ia kemi besuar kompanisë Siemens dhe sipas ligjeve ndërkombëtare veç kemi obligime ndaj tyre. UNMIK-u këtë çështje është duke e zvarritur që nga data 19 nëntor dhe po të mos ndodhte kjo, ne sot do të kishim telefoninë mobile në Kosovë. Po ashtu unë do të angazhohem që ne ta kemi telefoninë mobile të Kosovës, e jo të Monakos, thotë Agron Dida, kryetar i bordit të Posttelekomit të Kosovës. -----Original Message----- From: info-tech-admin at alb-net.com [mailto:info-tech-admin at alb-net.com]On Behalf Of Ismet R. Hamiti Sent: Tuesday, December 07, 1999 11:09 AM To: info-tech at alb-net.com Cc: Agron Dida Subject: Re: [Info-tech] FW: Brenda 48 oresh, nenshkruhet kontrata me "Alcatel"-in PTK u thot atyre "ngadal beg se ka hendek". Burrat e PTK-se nuk nenshkrujne kontrata te imponuara as pas 48 oreve e as pas 448 oreve e as - kurre. Ky eshte projekti i pare i rendesishem ne Kosven e administruar nga UNMIK-u dhe eshte absolutisht e domosdoshme t'u dilet para individeve te cilet kan tendence qe ti vejne interesat e kompanive ng vendi i origjines se tyre para atyre te Kosoves. Pershendetje te gjitheve. Ismet Hamiti -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the Info-Tech mailing list |