Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Luft virtuale

neim.rustemi at idun.no neim.rustemi at idun.no
Wed Apr 28 04:10:12 EDT 1999


              **** Information Technology Forum ****




Marre nga "Albpress":


"Aleanca sllave" përgatitet edhe për sulm virtual ndaj shqiptarëve

Shkup, 27 prill /ALBPRESS/ - Një burim i afërt me shërbimet perëndimore
të zbulimit, i tha një bashkëpunëtori të Rrjetit Albpress, se gjatë
uikendit në Jugosllavi ka mbërritur një grup prej 10-12 hakerëve
kompjuterikë nga Rusia, qëllimi i të cilëve do të jetë përgatitja dhe
realizimi i një "sulmi virtual" ndaj instalimeve shqiptare në rrjetin
botëror të internetit.
Resurset shqiptare në Internet kanë qenë edhe më parë objekte të sulmeve
nga hakerët serbë. Para disa muajsh, ata arritën të bllokojnë faqet në
internet të gazetës "Zëri i Kosovës" dhe më vonë të Qendrës për Informim
të Kosovës.
Ndërkaq, një grup hakerësh shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, po
përgatiten për të përballuar "sulmin" virtual nga ana e aleancës së
hakerëve serbo-rusë.
Një student i elektronikës nga Prishtina, që po qëndron në Tetovë,  tha
për Albpress se ai ishte pjestar i një grupi hakerësh shqiptar, i
quajtur "Shqiponja  e Pakapshme",  dhe se ata janë të gatshëm të
përballohen me "sulmin virtual" serb.

------------------------------------------

Sipas ketij lajmi nga Albpress, duhet pra qe te gjithe neve te cilet kemi
mundesi, te mundohemi qe te perballojme kete lufte teknologjike dhe
virtuale.

Pershendetje nga Neim Rustemi



More information about the Info-Tech mailing list