Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Fjalori i terminologjise ne WWW!!!

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Wed Dec 30 12:47:03 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Ju pershendes,

Edi:
> Ka mundesi te me tregoni adresen e fjalorit?

Adresa e verzionit te vjeter te fjalorit eshte :

      http://www.in.tum.de/~januzaj/leksikon/index.html

Kurse adresa e re e fjalorit, kur te jete instaluar dhe testuar
perfundimisht mekanizmi per administrimin automatik te fjalorit,
do te jete :

      http://www.luginat.de/main/al/leksikon/

Momentalisht ne adresen e re te fjalorit vetem mund shfletohen
termat ekzistues. Funksionet tjera do te aktivizohen me vone.

Neimi:
> Une personalisht mendoj se do te ishte me mire qe mekanizmi i cili 
> gjindet prej perpara (para 3 vitesh), te persoset edhe me shume, edhe 
> pse ai eshte bukur i mire, mendoj une.

Mekanizmin e fjalorit, siq kam shkruar edhe me pare, jam duke 
e persosur ne aspektin e administrimit automatik te shenimeve.
Deri me tani kam perfundur diku 70% te punes se pergjithshme.
Kur te kem perfunduar teresisht punen, do t'u njoftoj permes
listes. Tani, ne adresen qe shenova me larte mund te testoni
vetem formen e shfletimit te fjalorit! Funksionet e tjera do t'i
aktivizoj me vone (pas Vitit te Ri).

> Do te ishte shume mire qe te pershkruajsh mekanizmin.

Kete do ta beje ne fillim te janarit. Momentalisht jam marre
kryesisht me arkitekturen e fjalorit, kurse pershkrimin e ketij
punimi do ta beje me vone. 
Sa per informim, organizimi i te dhenave ne fjalore do te behet
sipas logjikes se SQL-it(tabelat, celasat, SELECT FROM WHERE,etj.)
dhe nderlidhjes se 'DataBaseSysManagement' ne INTERNET,
por i pershtatur per CGI-Skripta. Mirepo, per kete me vone!

Dashamiri:
> Kerkoj te falur per perfundimin e gabuar qe nxora nga heshtja e
> Eshrefit. Me vjen shume keq qe nuk e pata pare fjalorin e Eshrefit 
> me perpara. Une kujtova se ishte duke u ndertuar. Atere nuk ishte
> nevoja qe te dergoheshin gjithe ato perkethime ne liste, por duhej 
> te ishin futur ne fjalor.

Cdo gje ne rregull! :-)))
Mbase mund te kishe edhe te drejte me heshtjen time!
Por, siq kam shkruar edhe me pare, isha i zene me disa pune tjera,
nderkohe qe paralelisht kam punuar rreth fjalorit ne INTERNET.

> Pajtohem me mendimet e shprehura me lart dhe mendoj se diskutimi per 
> versionin e ri duhet te vazhdoje ne listen: web-design at alb-net.com .

Une mendoj se diskutimet do te duhej t'i vazhdonim ne kete liste,
pra INFO-TECH, edhe per nje kohe pasi qe (mendoj) ne listen tjeter
nuk jane te antaresuar te gjithe ata qe diskutojne ne kete liste.
Pastaj, me kete vetem se po e bartim diskutimin prej nje liste ne
tjetren. Patam filluar ne ALBANIAN, vazhduam ne ALBA-STUD, pastaj
tani ne INFO-TECH. Te mbesim edhe per nje kohe ne kete liste me
kete diskutim e pastaj mund t'a bartim diskutimin edhe ne listen
WEB-DESIGNE!

> Pashe fjalorin e vjeter te Eshrefit dhe mendoj qe me te vertete ka
> nevoje per permiresime. Me kryesorja nga te tera eshte qe nuk punon
> otomatikisht, ka nevoje per nderhyrjen e njeriut (u perpoqa te shtoja
> disa te dhena dhe nuk u shtuan menjehere sic i prisja; kjo do te thote
> qe aty duhet dikush qe ti shtoje).

Qe termat e rinje te propozuar nuk paraqiten menjehere ne tabelen 
me terma nuk eshte gabim apo 'mangesi' ne sistem. Kjo eshte me qellim
keshtu. Ne kete menyre u pamundesohet sabotimi i fjalorit atyre
qe do te tentonin te futnin terma 'pa lidhje' ne fjalore.
Dikush ndoshta mendon se kjo nuk eshte e nevojshme por, nga pervoja
qe kam mbledhur deri me tani qe 3 vjet, kam ardhe ne perfundim se nje
gje e tille eshte e domosdoshme. Sa per shenim, kishte te atille
qe per shenim ne fjalore derguan edhe shprehje vullgare, te cilat
sikur te publikoheshin menjehere ne faqet ne WWW te fjalorit, do te
ndikonin shume negativisht ne punen e atyre qe angazhohen seriozisht
te arrijne dicka pozitive.

Per kete arsye, tani termat e propozuar (apo te rinje) shenohen ne
nje datoteke te posaqme, te cilen une vetem duhet aktivizuar dhe
pastaj termat do te publikohen edhe ne WWW. Kjo per shkaqe sigurije.

Per te ardhmen, mendoj te krijoj nje liste me te dhenat e atyre,
te cilet do te kene mundesine te shenojne drejtperdrejt shenime
te reja ne fjalore. Kjo liste do te jete nje lloj liste 'redaktoresh',
emrat e te cileve do te mund te publikoheshin edhe ne liste ...!

Propozimet e tua (Dashamir), qe i bere ti(forward dhe password) jane
regjistruar ne fjalore por, siq shkrova me larte, ato do te publikohen
posa ti aktivizoj une. Propozimet e reja mendoj t'i fus menjehere
ne faqet e reja te fjalorit, prandaj ato do t'i publikoj ne janar,
se qe nga sot kam pushim per nja 10-14 dite!
 
Albani:
> Kam importuar ne Access 97 database te gjitha (apo te pakten ashtu
> shpresoj) fjalet qe permban fjalori qe ju keni publikuar ne faqen 
> tuaj ne www. MS Access 97 permban aftesine per te kthyer nje database
> ne nje program te kompletuar per www. Gjithashtu, ne bashkepunim me
> Visual Basic 6.0 qe tani permban dhe Internet Classes, nje baze e
> tille te dhenash mund te kthehet ne nje fjalor pa hasur ne shume
> veshtiresi.

Alban, mendoj se ti e ke fjalen per "FJALORTHIN" me fjale ne gjuhen
shqipe! Ato fjale i pat 'filtruar' Antoni nga raportet e QIK-ut,
kurse une e instalova nje mekanizem per gjetjen e tyre dhe bera edhe
radhitjen sipas alfabetit te gjuhes shqipe (edhe ll, rr, sh, dh, etj.).

Aty jane te permbledhur gjithsejt 20.294 fjale, kurse ti siq duket
paske bartur ne Access vetem 14.237!



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
-- 
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
 ------------------------------------------------------------------



More information about the Info-Tech mailing list