Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Fjalori i terminologjise ne WWW!!!

albangjyrezi albangjyrezi at email.msn.com
Wed Dec 30 04:40:40 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Eshref,

Kam importuar ne Access 97 database te gjitha (apo te pakten ashtu shpresoj)
fjalet qe permban fjalori qe ju keni publikuar ne faqen tuaj ne www. MS
Access 97 permban aftesine per te kthyer nje database ne nje program te
kompletuar per www. Gjithashtu, ne bashkepunim me Visual Basic 6.0 qe tani
permban dhe Internet Classes, nje baze e tille te dhenash mund te kthehet ne
nje fjalor pa hasur ne shume veshtiresi.

Sidoqofte nuk jam i sigurte nese kam importuar ne database numrin ekzakt te
fjaleve qe faqja juaj permban. Kjo per shkak se MS Access 97 ka disa vecori
specifike qe njihen persa i perket importimit si dhe konvertimit te
formateve te ndryshme te informacionit (files). Numrat jane si me poshte:

A-F  ---------- 3396    fjale
G-L ----------- 2882    fjale
M-NJ ---------1769    fjale
O-SH -------- 4498    fjale
T-ZH --------- 1692    fjale

Te lutem me njofto nese numrat e mesiperm nuk korrespondojne me te dhenat qe
ju dispononi. Gjithashtu te lutem me bej te ditur nese fjalori ekziston prej
kohesh ne nje format tjeter baze te dhenash si dhe avantazhet e nje formati
te tille.

Ne pak ditet e ardhshem do te dergoj ndonje sugjerim te mundshem si dhe ide
te tjera qe mund te me kene ardhur deri atehere.

Faleminderit

Albani

-----Original Message-----
From: Mali <januzaj at informatik.tu-muenchen.de>
To: info-tech at alb-net.com <info-tech at alb-net.com>
Date: Tuesday, December 29, 1998 4:16 PM
Subject: [info-tech] Fjalori i terminologjise ne WWW!!!


>              **** Information Technology Forum ****
>
>Ju pershendes,
>
>ne fillim kerkoi ndjese qe nuk kam mundur te angazhohem me heret ne
>diskutimet ne kete liste lidhur me qeshtjen e terminologjise dhe
>fjalorit por, per disa jave nuk kam mundur te lexoj letrat e mija!!
>Isha ne nje udhetim dhe nuk kam mundur te kontaktoj me aske permes
>INTERNET-it!!
>
>Por, tani sapo perfundova se lexuari te gjitha mesazhet ne kete liste,
>te cilat kishin te benin me fjalorin e terminologjise se informatikes
>ne INTENRET. Po i shenoj disa fragmente vetem nga mesazhet
>e fundit:
>
>Albani :
>> Ideja e krijimit te nje database per termat e derguar mund te jete
>> dicka e realizueshme teper pa shume probleme.
>> Duke qene se kam pasur fatin te studioj dhe punoj me Internet Database
>> programming kam deshire te ndihmoj ne realizimin e dickaje te tille.
>
>Xhemili :
>> per fat te keq me ndodhi nje problem me programin qe kisha propozuar
>> per fjalorin: e fshiva gabimisht. Dhe per me teper nuk kisha ruajtur
>> kopje te programit. Meqenese une nuk kam me as energjine, as kohen
>> t'i futem edhe njehere kesaj pune, ftoj antaret e tjere te listes
>> te kontribojne ne kete drejtim.
>
>Dashamiri :
>> Disa pika personale:
>> 1. Ke bere shume gabim qe e ke fshire fjalorin, qofte edhe gabimisht.
>> 2. Meqe Eshrefi ia ka futur gjumit dhe s'i ndihet zeri, po e marr
>>    persiper vete te bej nje nderfaqe rrjeti per fjalorin.
>> 3. Ty te dua te gatshem te me pergjigjesh per cdo gje qe ka lidhje me
>>    bazat e te dhenave, meqe vete kam shume pak njohuri.
>> 4. Te kerkoj publikisht ta pranosh sfiden e mesiperme, edhe pse deri
>>    me sot ke harxhuar shume kohe dhe energji.
>> 5. Meqe deri ne daten 20 jam me provime, pikat e mesiperme hyjne ne
>>    fuqi pas dates 20 Janar 1999.
>> 6. Mos me trazo me para dates 20, se nuk te kthej pergjigje.
>
>
>Shikoni, nese deshirojme te punojme per te arritur dicka, nese
>diskutojme rreth kesaj "dickaje", nese diskutojme dhe konsultohemi se
>si ta bejme sa me te mire kete "dicka", atehere mendoj se duhet edhe te
>testojme kete "dicka". Kur rifilloj diskutimi tash se voni ne kete liste
>per terminologjine, une shkrova dhe ju tregova se ku mund te gjinden
>termat e perkthyer para 3 vitesh. Po ashtu pyeta se a do te ishte e
>nevojshme te filloj punen rreth persosjes se mekanizmit per
>administrimin e fjalorit. Ne baze te mesazheve te derguara ne liste,
>erdha ne perfundim se do t'ia vlente te investoja serish kohe ne
>perfundimin e punes se filluar para me shume se 3 vitesh.
>
>Por, me keqardhje me duhet te vleresoj se shpesh po flasim pa u
>konsultuar mire me mesazhet e derguar nga te tjeret. Asnjehere deri me
>tani nuk u perdor mekanizmi i fjalorit ne WWW per te derguar terma te
>rinje apo per te votuar per termat ekzistues ne fjalore. Ju lutem, une
>kam investuar (dhe jam duke investuar serish) kohe ne nje pune, e cila
>shpresoja te perdoret nga te tjeret e jo te mbetet e paperdorur.
>
>Edhe une, si gjith te tjeret kam obligimet e mia personale, te cilat
>duhet ti kryej, prandaj mendoj se eshte e palogjikshme te programoj
>dicka, qe siq po e vereje qysh tani, nuk do te perdoret fare.
>
>I pershendes iniciativat per te programuar nje mekanizem per fjalorin
>por, ju lutem po me duket se dicka nuk po kuptoj : Nje mekanizem i tille
>veq ekziston tash e 3 vite. Shume terma qe po diskutohen (propozohen)
>EDHE tani, veq mund te lexohen ne faqet ne WWW te fjalorit. Ne vend qe
>te votohet per terma, te ciliet u diskutuan para 3 vitesh, po fillojme
>gjithhere nga e para.
>
>Une do te pershendetesha te gjithe ata, te cilet (siq pritnja me te
>vertete) do te dergonin mendimet e tyre rreth mekanizmit ekzistues per
>fjalorin. Ju lutem te mos keqekuptohem por, mendoj se eshte gabim,
>qe te 'zbulojme rroten' edhe nje here!! Ne baze te mesazheve ne kete
>liste, mund te perfundoj qe shumica a atyre qe jane antare ne kete liste
>dhe diskutojne per fjalorin, nuk kane "studiuar" mekanizmin ekzistues
>te fjalorit, qe keshtu te kemi nje pikenisje, prej nga pastaj
>do ta mund ta 'persoshim' mekanizmin e ardhshem per fjalorin.
>(Shenim : Ketu bejne perjashtim disa antare te listes, te cilet edhe
>para 3 vitesh u angazhuan rreth perpilimin te nje fjalori ne INTERNET
>dhe te cilet me kontaktuan edhe personalisht lidhur me fjalorin!!).
>
>Vetem sa per shenim, po dergoi shenimet e meposhtme.
>Ne vitin 1998, prej 01.01.98 e deri me sot (30.12.1998), faqet ne WWW
>te Fjalorit te terminologjise per te derguar terma te rinj ne fjalore
>apo per te votuar per termat ekzistues i perdoren VETEM keta persona :
>
>           Datum: Wed, 4 Feb 1998 21:03:01 +0000
>           Derguesi: Shkumbin Brestovci
>           Anglisht: Cyberspace, Cyberworld
>           Anglisht: driver
>
>           Datum: Fri, 24 Jul 1998 14:34:41 +0000
>           Derguesi: Gianni Belluscio
>           Anglisht: bold-text
>           Anglisht: bug
>           Anglisht: button
>           Anglisht: chip
>           Anglisht: cancel
>           Anglisht: clock
>           Anglisht: cyberworld
>           Anglisht: clock-speed
>
>           Datum: Sun, 25 Oct 1998 03:00:31 +0000
>           Derguesi: Keni (Skender Miftari)
>           Anglisht: E-mail
>
>           Datum: Mon, 14 Dec 1998 11:24:43 +0100
>           Derguesi: Neim Rustemi
>           Anglisht: account
>
>Shenimet e mesiperme jane pjese te informatave (shenimeve), qe
>shenohen ne "arhivat" e fjalorit ne WWW automatikisht nga mekanizmi,
>i cili tash e 3 vite eshte instaluar enkas per kete fjalor.
>Pra, kam lene te pashenuara qellimisht shenimet e tjera per derguesin
>si dhe perkthimet e termave te larteshenuar.
>---
>
>D.m.th. deri me tani pos Neimit, askush nga diskutuesit se fundi nuk
>perdori mekanizmin ne WWW per fjalorin por, po diskutojme sikur dicka
>e tille te mos ekzistonte fare dhe sikur cdo gje do te duhej te fillohej
>nga e para.
>Ju lutem , nuk deshiroj qe me vone te vajtoj kohen qe kam humbur per
>dicka, qe nuk perdoret fare. Po me dhimbset edhe koha, qe vellau im
>Amiri investoi per te shenuar me shume se 1.000 (njemije) fjale nga
>fjalori 'i vjeter' ne fjalorin 'e ri', verzionin e te cilit se shpejti
>do ta publikoj ne liste!!
>
>Une edhe tani jam duke programuar nje verzion tjeter me te persosur per
>fjalorin dhe se shpejti ai do te jet i gatshem per perdorim. Por, nese
>vazhdojme keshtu si deri me tani, mendoj se koha qe po invesoj une do
>te jete e humbur.
>
>Per te interesuarit, ne mesazhet e ardhshem do shenoj disa informata
>rreth arkitektures se verzionit te ri te mekanizmit per administrimin e
>falorit ne WWW.
>Dhe mendoj se pikerisht ajo do te duhej te ishte thelbi i diskutimeve
>tona. Deri me tani askush nuk me dergoi ndonje propozim, qofte edhe nga
>pervoja e tije/saje ne 'DataBase' apo 'InternetProgramming', rreth
>arkitektures se mekanizmit ne fjale, kur dihet se ajo eshte thelbi
>i punes. Futja e fjaleve ne fjalore, pastaj, qofte edhe ato te fjalorit
>te INIMA-s, do te ishte thjeshte vetem qeshtje kohe.
>
>
>SHENIM:
>-------
>Pasi qe jemi ne prag te ndrrimit te motmoteve, per disa dite nuk do
>te mund te vazhdoj se programuari dhe edhe leximi i letrave nga
>INTERNET-i do te jete pak i veshtire, andaj te keni mirekuptim nese nuk
>do te mund te pergjigjem me kohe ne letrat (e mundshme) rreth ketij
>mesazhe ne veqanti dhe temes qe po diskutojme ketu ne pergjithesi! :-))
>
>
>
>Mbetshi me te mira,
>Eshrefi
>--
> ------------------------------------------------------------------
>| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
>|                          **  Department of  Computer Science  ** |
>|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
>|                                                                  |
>| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
>| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
> ------------------------------------------------------------------






More information about the Info-Tech mailing list