Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Fjalori i terminologjise ne WWW!!!

Mali januzaj at informatik.tu-muenchen.de
Tue Dec 29 19:14:03 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Ju pershendes,

ne fillim kerkoi ndjese qe nuk kam mundur te angazhohem me heret ne
diskutimet ne kete liste lidhur me qeshtjen e terminologjise dhe
fjalorit por, per disa jave nuk kam mundur te lexoj letrat e mija!! 
Isha ne nje udhetim dhe nuk kam mundur te kontaktoj me aske permes
INTERNET-it!!

Por, tani sapo perfundova se lexuari te gjitha mesazhet ne kete liste,
te cilat kishin te benin me fjalorin e terminologjise se informatikes
ne INTENRET. Po i shenoj disa fragmente vetem nga mesazhet
e fundit:

Albani :
> Ideja e krijimit te nje database per termat e derguar mund te jete
> dicka e realizueshme teper pa shume probleme.
> Duke qene se kam pasur fatin te studioj dhe punoj me Internet Database
> programming kam deshire te ndihmoj ne realizimin e dickaje te tille.

Xhemili :
> per fat te keq me ndodhi nje problem me programin qe kisha propozuar
> per fjalorin: e fshiva gabimisht. Dhe per me teper nuk kisha ruajtur
> kopje te programit. Meqenese une nuk kam me as energjine, as kohen 
> t'i futem edhe njehere kesaj pune, ftoj antaret e tjere te listes 
> te kontribojne ne kete drejtim.

Dashamiri :
> Disa pika personale:
> 1. Ke bere shume gabim qe e ke fshire fjalorin, qofte edhe gabimisht.
> 2. Meqe Eshrefi ia ka futur gjumit dhe s'i ndihet zeri, po e marr
>    persiper vete te bej nje nderfaqe rrjeti per fjalorin.
> 3. Ty te dua te gatshem te me pergjigjesh per cdo gje qe ka lidhje me
>    bazat e te dhenave, meqe vete kam shume pak njohuri.
> 4. Te kerkoj publikisht ta pranosh sfiden e mesiperme, edhe pse deri
>    me sot ke harxhuar shume kohe dhe energji.
> 5. Meqe deri ne daten 20 jam me provime, pikat e mesiperme hyjne ne
>    fuqi pas dates 20 Janar 1999.
> 6. Mos me trazo me para dates 20, se nuk te kthej pergjigje.


Shikoni, nese deshirojme te punojme per te arritur dicka, nese
diskutojme rreth kesaj "dickaje", nese diskutojme dhe konsultohemi se 
si ta bejme sa me te mire kete "dicka", atehere mendoj se duhet edhe te
testojme kete "dicka". Kur rifilloj diskutimi tash se voni ne kete liste
per terminologjine, une shkrova dhe ju tregova se ku mund te gjinden
termat e perkthyer para 3 vitesh. Po ashtu pyeta se a do te ishte e
nevojshme te filloj punen rreth persosjes se mekanizmit per
administrimin e fjalorit. Ne baze te mesazheve te derguara ne liste,
erdha ne perfundim se do t'ia vlente te investoja serish kohe ne
perfundimin e punes se filluar para me shume se 3 vitesh. 

Por, me keqardhje me duhet te vleresoj se shpesh po flasim pa u 
konsultuar mire me mesazhet e derguar nga te tjeret. Asnjehere deri me 
tani nuk u perdor mekanizmi i fjalorit ne WWW per te derguar terma te
rinje apo per te votuar per termat ekzistues ne fjalore. Ju lutem, une
kam investuar (dhe jam duke investuar serish) kohe ne nje pune, e cila
shpresoja te perdoret nga te tjeret e jo te mbetet e paperdorur. 

Edhe une, si gjith te tjeret kam obligimet e mia personale, te cilat
duhet ti kryej, prandaj mendoj se eshte e palogjikshme te programoj 
dicka, qe siq po e vereje qysh tani, nuk do te perdoret fare.

I pershendes iniciativat per te programuar nje mekanizem per fjalorin
por, ju lutem po me duket se dicka nuk po kuptoj : Nje mekanizem i tille 
veq ekziston tash e 3 vite. Shume terma qe po diskutohen (propozohen)
EDHE tani, veq mund te lexohen ne faqet ne WWW te fjalorit. Ne vend qe
te votohet per terma, te ciliet u diskutuan para 3 vitesh, po fillojme
gjithhere nga e para. 

Une do te pershendetesha te gjithe ata, te cilet (siq pritnja me te
vertete) do te dergonin mendimet e tyre rreth mekanizmit ekzistues per
fjalorin. Ju lutem te mos keqekuptohem por, mendoj se eshte gabim, 
qe te 'zbulojme rroten' edhe nje here!! Ne baze te mesazheve ne kete
liste, mund te perfundoj qe shumica a atyre qe jane antare ne kete liste 
dhe diskutojne per fjalorin, nuk kane "studiuar" mekanizmin ekzistues 
te fjalorit, qe keshtu te kemi nje pikenisje, prej nga pastaj
do ta mund ta 'persoshim' mekanizmin e ardhshem per fjalorin. 
(Shenim : Ketu bejne perjashtim disa antare te listes, te cilet edhe
para 3 vitesh u angazhuan rreth perpilimin te nje fjalori ne INTERNET
dhe te cilet me kontaktuan edhe personalisht lidhur me fjalorin!!).

Vetem sa per shenim, po dergoi shenimet e meposhtme.
Ne vitin 1998, prej 01.01.98 e deri me sot (30.12.1998), faqet ne WWW 
te Fjalorit te terminologjise per te derguar terma te rinj ne fjalore
apo per te votuar per termat ekzistues i perdoren VETEM keta persona :

           Datum: Wed, 4 Feb 1998 21:03:01 +0000
           Derguesi: Shkumbin Brestovci
           Anglisht: Cyberspace, Cyberworld
           Anglisht: driver

           Datum: Fri, 24 Jul 1998 14:34:41 +0000
           Derguesi: Gianni Belluscio
           Anglisht: bold-text
           Anglisht: bug
           Anglisht: button
           Anglisht: chip
           Anglisht: cancel
           Anglisht: clock
           Anglisht: cyberworld
           Anglisht: clock-speed

           Datum: Sun, 25 Oct 1998 03:00:31 +0000
           Derguesi: Keni (Skender Miftari)
           Anglisht: E-mail

           Datum: Mon, 14 Dec 1998 11:24:43 +0100
           Derguesi: Neim Rustemi
           Anglisht: account

Shenimet e mesiperme jane pjese te informatave (shenimeve), qe 
shenohen ne "arhivat" e fjalorit ne WWW automatikisht nga mekanizmi, 
i cili tash e 3 vite eshte instaluar enkas per kete fjalor.  
Pra, kam lene te pashenuara qellimisht shenimet e tjera per derguesin 
si dhe perkthimet e termave te larteshenuar.
---

D.m.th. deri me tani pos Neimit, askush nga diskutuesit se fundi nuk
perdori mekanizmin ne WWW per fjalorin por, po diskutojme sikur dicka 
e tille te mos ekzistonte fare dhe sikur cdo gje do te duhej te fillohej
nga e para.
Ju lutem , nuk deshiroj qe me vone te vajtoj kohen qe kam humbur per
dicka, qe nuk perdoret fare. Po me dhimbset edhe koha, qe vellau im
Amiri investoi per te shenuar me shume se 1.000 (njemije) fjale nga
fjalori 'i vjeter' ne fjalorin 'e ri', verzionin e te cilit se shpejti
do ta publikoj ne liste!!

Une edhe tani jam duke programuar nje verzion tjeter me te persosur per
fjalorin dhe se shpejti ai do te jet i gatshem per perdorim. Por, nese
vazhdojme keshtu si deri me tani, mendoj se koha qe po invesoj une do 
te jete e humbur.

Per te interesuarit, ne mesazhet e ardhshem do shenoj disa informata
rreth arkitektures se verzionit te ri te mekanizmit per administrimin e
falorit ne WWW.
Dhe mendoj se pikerisht ajo do te duhej te ishte thelbi i diskutimeve
tona. Deri me tani askush nuk me dergoi ndonje propozim, qofte edhe nga
pervoja e tije/saje ne 'DataBase' apo 'InternetProgramming', rreth
arkitektures se mekanizmit ne fjale, kur dihet se ajo eshte thelbi 
i punes. Futja e fjaleve ne fjalore, pastaj, qofte edhe ato te fjalorit
te INIMA-s, do te ishte thjeshte vetem qeshtje kohe.


SHENIM:
-------
Pasi qe jemi ne prag te ndrrimit te motmoteve, per disa dite nuk do 
te mund te vazhdoj se programuari dhe edhe leximi i letrave nga
INTERNET-i do te jete pak i veshtire, andaj te keni mirekuptim nese nuk
do te mund te pergjigjem me kohe ne letrat (e mundshme) rreth ketij
mesazhe ne veqanti dhe temes qe po diskutojme ketu ne pergjithesi! :-))



Mbetshi me te mira,
Eshrefi
-- 
 ------------------------------------------------------------------
| Eshref Januzaj           **  Munich University of Technology  ** |
|                          **  Department of  Computer Science  ** |
|                          **   Arcisstr.21, Munich - Germany   ** |
|                                                                  |
| E-Mail : januzaj at informatik.tu-muenchen.de                       |
| WWW    : http://www.in.tum.de/~januzaj/                          |
 ------------------------------------------------------------------



More information about the Info-Tech mailing list