Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Perkthimet ne Diaspore.

albangjyrezi albangjyrezi at email.msn.com
Tue Dec 29 20:26:06 EST 1998


Miredita te gjitheve,
 
Eshte vertet e habitshme qe nje sugjerim i thjeshte te behet ceshtje kombetare dhe humbasim kohe duke e analizuar dhe e nderlikuar ne lloj lloj menyrash.
 
Gjithashtu kerkoj te falur per perdorimin e emrit Shqiperi por besoja ne fleksibilitetin e njerezve se te gjithe do me kuptonin qe e kisha fjalen per Kombin Shqipetar. Nuk e mendoja se njerez te shkences dhe elektronikes do t'i jepnin rendesi gjerave te ketilla te cilat jane veti e politikaneve - kategorise me te paafte te kombit tone.
 
Une thjesht sugjerova dicka qe mund te n'a kurseje kohe e mund, dhe mbase te n'a jape mundesine te bejme ate qe i nevojitet me shume vendit tone (Kombit Shqipetar), qofte ai fjalor apo cdo gje tjeter. Nje gje e tille nuk perfaqeson aspak manine e kundershtimit por ate te te menduarit me kembe ne toke dhe te planifikuarit, sistem te cilin e kane adoptuar vendet me te perparuara te Evropes dhe Amerikes.
 
Do te kishte qene me mire sikur ata qe nuk pertojne te shkruajne rreshta te tere me permbajtje filozofike ne lidhje edhe me pozicionin tim "ideologjik" te mundohen te gjejne disa adresa apo kontakte qe do te n'a ndihmojne ne punen tone. Nje gje e tille te pakten n'a e heq dyshimin se ne kete liste ka njerez qe duan "pushtet" dhe prioritet te fjales se tyre te cilet mundohen t'a arrijne nje gje te tille nepermjet fyerjeve dhe mosrespektimit te mendimit te kolegeve.
 
Edhe nje here kerkoj te falur disa anetareve te listes si dhe vehtes time qe sugjerimi pjeserisht i imi u be shkak humbjeje kohe te vlefshme qe mund te ishte perdorur per diskutime me konstruktive. 

Gjithashtu kerkoj ndalimin e fyerjeve si dhe te cinizmit ne kete liste. Kush nuk mund t'i permbahet dot kesaj norme me mire le te shkoje ne Parlamentin Shqipetar.

Me Respekt,

Alban Gjyrezi
 
 

 
              **** Information Technology Forum ****

On 28 Dec 98 at 13:16, Neim Rustemi wrote:

>               **** Information Technology Forum ****
> 
> Miredita te gjitheve,
> 
> Mua me duket teper i arsyeshem problemi qe ngrihet nga disa nga
> anetaret e listes. As qe diskutohet qe puna per krijimin e ketij
> fjalori eshte nje pune goxha e nderlikuar si dhe me vlera teper te
> medha per nga pikepamja e ndihmes qe mendohet t'i jape
> kompjuteristeve ne Shqiperi.

Se pari dua te them, se njeriu nuk duhet te trembet nga punet e 
nderlikuara. Te gjitha punet jane te zgjidhshme, por vetem kerkojne 
me shume pune, energji dhe kohe.

Ne kete liste nuk marin pjese vetem student dhe profesionist te 
Shqiperise. Ketu ka nga Shqiperia, Kosova dhe nga Maqedonia (sic jam 
une p.sh, bile bile vete Mentori (me bashkepunetore vullnetare) i 
cili gjithmone krijon lista te reja eshte nga Struga e Maqedonise.

Prandaj mendoj se eshte gabim te thuhet se ky fjalor do te sherbej 
vetem per shqiptaret ne Shqiperi.
Ne qofte se nje fjalor i ketij lloji ekziston ne Shqiperi, atehere 
une po te siguroj se ne Maqedoni nje fjalore i ketille shqip, nuk 
ekziston, e nese ne nuk mundohemi per nje gje te ketille, kuptohet qe 
maqedonet, serbet e greket nuk vijne e te na krijojne neve 
shqiptareve kete lloj fjalori.

Per fat te mire sot kemi njerez nga te gjitha keto vise te cilet e 
kane studjuar informatiken por ate e bejne edhe sot e kesaj dite, ne 
nje numer me te madhe se dikur. Shpresoj se ky numer do te rritet 
edhe me shume.

E a nuk eshte mire qe ne te japim dicka per popullin tone????

> Nga ana tjeter, ka te ngjare qe neve jemi duke bere nje pune te
> cilen e kane bere inxhiniere dhe perkthyes te tjere para nesh dhe
> gjithe ky mundim qe po behet nga anetaret e listes mund te veje kot.
> Sugjerimi qe jep Anila (?), per te kontaktuar punonjes apo drejtues
> te INIMA-s apo institucioneve te tjere ne Shqiperi apo Kosove me
> duket me vend dhe qe ia vlen te realizohet, nqs jo per t'a ndalur
> punen e nisur te pakten qe te flejme mendjen.

Ky fjalore nuk eshte Kuran (libri i shenjte i muslimaneve), se vetem 
Kurani nuk mundet te ndryshohet.

Ne qofte se inxhinieret e dikurshem e kane krijuar nje fjalore te 
ketille para disa viteve, atehere nuk do te thote qe ne sot te 
qendrojme duar kryq e ta pranojm ate fjalore, dhe te mos behen 
perpjekje bere ndryshime te termave apo shtime te termave te ri.

Perndryshe do te ishte gabimi me i madhe per neve, teknologjia 
gjithmone shkone perpara e ne shqiptaret (sipas mendimit te juaj) te 
qendrojme aty ku jena. A thua ne shqiptaret kemi dy koka e jemi shume 
me te mencur se njerezit tjere???!!!

Une per vehte nuk jam aq i mencur sa qe prej sot e tutje nuk me duhet 
te mesoj me, se i di te gjitha (jo mor shok jo)???!!!

Nje gje e ketill behet thuajse me cdo liber, gjithmone dalin 
verzione te reja.

Prandaj une personalisht mendoj se te idet e juaja nuk jane te mira.

PS!!! Kurani eshte mare vetem si shembull, prandaj nuk deshiroj 
replika ne lidhje me Kuranin.


Best wishes

Neim Rustemi
Network Administrator
E-mail: neimr at brage.idrettshs.no
Phone:+4722185759 Mobile:+4793043089 Fax:+4722234220

The Norwegian University of Sport and Physical Education
Sognsvn 220, PB 4014 UH
N-0806 Oslo, Norway 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Info-Tech mailing list