Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Fjalori eshte GATI!

Dashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.tr
Tue Dec 29 11:23:43 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

 | Tung,
 | per fat te keq me ndodhi nje problem me programin qe kisha propozuar per
 | fjalorin: e fshiva gabimisht. Dhe per me teper nuk kisha ruajtur kopje te 
 | programit. Meqenese une nuk kam me as energjine, as kohen t'i futem edhe
 | njehere kesaj pune, ftoj antaret e tjere te listes te kontribojne ne kete
 | drejtim.
 | Perfitoj nga rasti per te bere disa konstatime:
 | 1. ne nuk i veme fare rendesi faktit se nese nje pune eshte bere apo jo,
 | por me shume rendesi i japim asaj se kush e ben kete pune, si, qysh, tek
 | etj. Meqenese gjithmone dicka nuk do te na pelqeje, rezultati eshte qe nuk
 | bejme asgje.
 | 2. ne nuk kemi respekt per punen e te tjereve; por duhet ditur se nje
 | pune, sado e vogel, kerkon kohe, energji, vullnet. Te pakten keto duheshin
 | respektuar. Nese deshirojme te ecim perpara duhet te kemi/krijojme nje
 | ambient/mentalitet qe respekton/nxit/vlereson punen dhe jo qe qe te kete
 | nje rol dekurajues apo frenues. Duhet ta dime se vendet qe kane ecur
 | perpara kane nje mentalitet per punen krejt ndryshe nga ne.
 | 3. ne nuk kemi shume qejf te punojme seriozisht. Per sa kohe eshte fjala
 | per pune zbavitese dhe per te treguar se c'jemi ne gjendje e c'dime te
 | bejme, (per muhabete kafenesh) ne jemi te paret. Kur duhet megjithmend t'i
 | futemi punes, atehere fillojme edhe e vrasim edhe njehere mendjen nese ia
 | vlen apo jo.
 | 4. ne pergjithesi ne kemi manine e kundershtimit, nuk jemi dakord me
 | asgje. Po t'i kushtoni pak vemendje do te vini re se shumicen e frazave ne
 | i fillojme me: "Jo, por.." madje edhe kur jemi plotesisht dakord e bejme
 | kete paraprite. (Variant tjeter eshte: "Ashtu eshte, por...."). Dhe e kemi
 | kaq te zhvilluar kete ndjenje saqe fraza te tipit: "Jam plotesisht dakord"
 | per ne tingellojne si hipokrizi e paster.
 |   Mendoj se te gjitha keto pasqyrojne vetem nje gje: individualizmin tone
 | te pafre', paaftesine per t'iu nenshtruar nje pune te organizuar per te
 | bere dicka pozitive e te dobishme. Kur ne 50 veta nuk po arrijme te bejme
 | nje pune te organizuar kaq modeste sa c'eshte nje fjalor i termave te
 | IT-se, po per gjera te tjera me te veshtira c'mund te themi?

Jam plotesisht dakort (hipokrizi e papaster), POR dua te shtoj edhe keto
pika:
5. neve nuk duam ta kuptojme qe lista eshte per diskutime, per te rrahur
mendime, per kundershtime, dhe jo per miratime.
6. neve na vjen hidhur kur na kundershtojne edhe nqs tjetri ka te drejte,
na ngelet qejfi, merzitemi dhe bejme veprime te papjekura.

Disa pika personale:
1. Ke bere shume gabim qe e ke fshire fjalorin, qofte edhe gabimisht.
2. Meqe Eshrefi ia ka futur gjumit dhe s'i ndihet zeri, po e marr
   persiper vete te bej nje nderfaqe rrjeti per fjalorin.
3. Ty te dua te gatshem te me pergjigjesh per cdo gje qe ka lidhje me
   bazat e te dhenave, meqe vete kam shume pak njohuri.
4. Te kerkoj publikisht ta pranosh sfiden e mesiperme, edhe pse deri
   me sot ke harxhuar shume kohe dhe energji.
5. Meqe deri ne daten 20 jam me provime, pikat e mesiperme hyjne ne
   fuqi pas dates 20 Janar 1999.
6. Mos me trazo me para dates 20, se nuk te kthej pergjigje.

Dashamir Hoxha




More information about the Info-Tech mailing list