Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Perkthimet

Dashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.tr
Tue Dec 29 10:45:34 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****


 | > Shqipja e paster e shqiptareve te Tiranes, fatkeqesisht ka plot papastertira
 | > (fjale te huaja). Nuk duhet te me keqkuptoni. P.sh. disorganizim, kontaktoj,
 | > term, diaspore, "shate daun (butoe) ate kompjuter", cao, e te tjera qe nuk 
 | > po me kujtohen. Me keq akoma, shumica i perdorin si fjale puro shqip dhe nuk
 | > jane te ndergjegjshem qe jane te huaja, dhe akoma me keq disa i perdorin me
 | > qejf, vetem pse jane fjale te huaja, dhe gjithmone e me teper perdorin 
 | > fjale te huaja. Te pakten ne jemi te ndergjegjshem qe jane fjale te huaja
 | > (na e vrasin veshin) dhe perpiqemi ti zevendesojme.
 | 
 | Duhet te jemi te ndergjegjshem se gjuha shqipe nuk eshte nje nder gjuhet me
 | te pasura te Evropes. Une nuk kam studiuar gjuhesi, por megjithate e di se
 | ka mjaft fjale ne gjuhe te huaj, kuptimin e te cilave nuk mund ta perkthej
 | dot ne shqip, sepse fjala shqip "nuk ekziston". Per kete arsye, sot ne
 | Tirane mjaft persona perdorin fjale te huaja, te cilat
 | jane me te shkurtra se fjalet ne shqip. P.sh "Tungjatjeta" eshte fjale mjaft
 | e gjate. Rinia e gjen me te pershtatshme te perdori "ciao" sepse aty 80% e
 | rinise di italisht dhe fjala "tungjatjeta" eshte teper e gjate. Ne kosove
 | apo jashte Shqiperise sot perdoret fjala "tung", por ne Tirane te pakten para
 | nje viti askush nuk e perdorte kete fjale.  
 | Ne gjuhen Gjermane ka mjaft fjale qe vijne nga anglishtja, megjithate
 | njerezit i perdorin, pa e vrare trurin nese kjo vjen nga anglishtja. Ne kemi
 | shume fjale qe vijne nga Italishtja....

 | Per mendimin tim, nacionalizni i tepert nuk eshte aq i nevojshem. 

Per mendimin tim, nacionalizmi i tepert eshte i demshem. Por a mund te na
thote kush se sa eshte masa e duhur e nacionalizmit, qe te mos jete as i
paket e as i tepert? Une nuk them qe gjuha shqipe eshte me e pasura ne bote,
por them qe eshte po aq e varfer sa edhe gjithe te tjerat. Perkethimi fjale
per fjale (ose nje per nje) nuk eshte i mundur ne asnje gjuhe te botes. 
Gjuha ka gjithmone nje menyre per te shprehur ate qe do te perkethesh ti,
pavaresisht nese ti nuk e gjen dot, eshte me e gjate se origjinali, ose
tingellon e papershtatshme (e papershtatshme sepse nuk te eshte mesuar
veshi). Ne kete rast zgjidhja eshte qe te perdoresh nje fjale te huaj sepse
kjo tingellon me e pershtatshme (e pershtatshme sepse te eshte mesuar veshi).
Pastaj eshte tjeter pune kur fjala e huaj te duket me e pershtatshme vetem
sepse eshte e huaj, edhe pse gjuha ka nje fjale te njevlereshme me te.

Une besoj se gati 90% e fjaleve teknike mund te perkethehen ne shqip fare
mire, sepse edhe ne gjuhen angleze ato jane krijuar duke marre fjale te
zakonshme dhe duke u veshur nje kuptim te ri.

Une nuk them qe te perkethejme edhe fjalen "computer". Nje pastrim i tille
i gjuhes eshte i pamundur, e madje i panevojshem. Ne fund te fundit, qellimi
i perkethimit eshte qe te lehtesoje kuptimin e dickaje. Keshtu qe shume
fjale te huaja perdoren ashtu sic jane, ndoshta me pak ndryshime shqiptimi
qe te shkojne mire me gjuhen mikpritese. Por nuk ka pse te perdoren edhe
shprehje te tilla si "shate daun kompjuterin" ne vend te "fale (ose fike)
kompjuterin" ose "daunlodoje dhe pastaj foruardoje te nje adher" (ngec edhe
shqiptimi edhe te tera, por te jemi te sigurte qe po te vazhdojme keshtu,
pas njefare kohe kjo do na duket si nje perkethim teper i pershtatshem dhe
i goditur (adeguat dhe sjuitebell) ). Nese gjermanet perdorin shume fjale 
angleze (bile pa e vrare trurin fare), kjo nuk eshte arsye e mjaftueshme 
qe edhe ne te bejme keshtu. Ata qe e vrasin trurin ne Gjermani dhe perpiqen 
ta frenojne kete, na del qe e paskan gabim.

Ndoshta prirja e gjuheve per tu shkrire me njera-tjetra eshte e natyrshme
(ligj i natyres) dhe nuk mund te ndalohet, por te pakten te jete e 
kontrolluar. Sot ne habitemi se sa fjale arabe dhe turke ka ne gjuhen
shqipe, dhe shqipja na duket e varfer. Neser, pasardhesit tane (nqs do ta
mbajne veten per shqiptare) do habiten se sa shume fjale italiane dhe
angleze ka ne gjuhen shqipe dhe do tu duket shqipja akoma me e varfer.
Ndoshta do tu duket e paperdorshme fare...

A eshte nacionalizem i tepruar te perpiqesh ta ndalosh kete, apo eshte
nje nga kerkesat themelore te nacionalizmit (atdhetarise)? Apo ndoshta
une shikoj endrra me sy hapur dhe gjera te tilla s'mund te ndodhin kurre?
Po ta shikosh kete ceshtje nga nje pikpamje jonacionaliste, atere ketu s'ka
asgje te keqe. Po ta shikosh nga nje pikpamje fetare, gjithmone behet
vullneti i Zotit dhe Zoti e di me mire se gjithcka se cfare eshte mire dhe
cfare eshte keq (dmth se e kemi merituar ate qe kemi pesuar).

Ne fund ca urime te vonuara:
Myslymaneve nje agjerim te lehte!
Te krishtereve gezuar Krishtlindjet!
Te gjitheve gezuar vitin e ri!

Dashamir Hoxha

p.s. Me duket se ky shkrim ka dale jashte caqeve te kesaj liste. Besniku
     le ta pasoje ne listen per dikutime shoqerore-politike, dhe kush te
     doje te diskutoje le te diskutoje atje.



More information about the Info-Tech mailing list