Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Fjalori eshte GATI!

Xhemil Meco vlora at isdnet.net
Tue Dec 29 09:02:40 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****


Tung,
per fat te keq me ndodhi nje problem me programin qe kisha propozuar per
fjalorin: e fshiva gabimisht. Dhe per me teper nuk kisha ruajtur kopje te 
programit. Meqenese une nuk kam me as energjine, as kohen t'i futem edhe
njehere kesaj pune, ftoj antaret e tjere te listes te kontribojne ne kete
drejtim.
Perfitoj nga rasti per te bere disa konstatime:
1. ne nuk i veme fare rendesi faktit se nese nje pune eshte bere apo jo,
por me shume rendesi i japim asaj se kush e ben kete pune, si, qysh, tek
etj. Meqenese gjithmone dicka nuk do te na pelqeje, rezultati eshte qe nuk
bejme asgje.
2. ne nuk kemi respekt per punen e te tjereve; por duhet ditur se nje
pune, sado e vogel, kerkon kohe, energji, vullnet. Te pakten keto duheshin
respektuar. Nese deshirojme te ecim perpara duhet te kemi/krijojme nje
ambient/mentalitet qe respekton/nxit/vlereson punen dhe jo qe qe te kete
nje rol dekurajues apo frenues. Duhet ta dime se vendet qe kane ecur
perpara kane nje mentalitet per punen krejt ndryshe nga ne.
3. ne nuk kemi shume qejf te punojme seriozisht. Per sa kohe eshte fjala
per pune zbavitese dhe per te treguar se c'jemi ne gjendje e c'dime te
bejme, (per muhabete kafenesh) ne jemi te paret. Kur duhet megjithmend t'i
futemi punes, atehere fillojme edhe e vrasim edhe njehere mendjen nese ia
vlen apo jo.
4. ne pergjithesi ne kemi manine e kundershtimit, nuk jemi dakord me
asgje. Po t'i kushtoni pak vemendje do te vini re se shumicen e frazave ne
i fillojme me: "Jo, por.." madje edhe kur jemi plotesisht dakord e bejme
kete paraprite. (Variant tjeter eshte: "Ashtu eshte, por...."). Dhe e kemi
kaq te zhvilluar kete ndjenje saqe fraza te tipit: "Jam plotesisht dakord"
per ne tingellojne si hipokrizi e paster.
  Mendoj se te gjitha keto pasqyrojne vetem nje gje: individualizmin tone
te pafre', paaftesine per t'iu nenshtruar nje pune te organizuar per te
bere dicka pozitive e te dobishme. Kur ne 50 veta nuk po arrijme te bejme
nje pune te organizuar kaq modeste sa c'eshte nje fjalor i termave te
IT-se, po per gjera te tjera me te veshtira c'mund te themi?
  
  Megjithe keto konstatime, mendoj se gjeja me e mire eshte qe te mos rrihet 
duarkryq por te fillohet puna per fjalorin. Dikush le ta marre persiper
shenimin e termave dhe kjo pune te mos lihet keshtu. 

Si perfundim, ju uroj te gjitheve 
Gezuar Vitin e Ri 1999.



Old programmers never die,             
they just branch to new addresses.     
_______________________________________________
Xhemil MECO -   email: vlora at isdnet.net
Administrateur Reseaux ISDnet  - http://www.isdnet.net
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++





More information about the Info-Tech mailing list