| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Perkthimet ne Diaspore.Edi Bice ebice at falcon.lhup.eduTue Dec 29 04:44:41 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Tung te gjitheve Anila thjesht sugjeroi qe ne te lidhemi dhe ti bashkerendojme perpjekjet me te gjitha grupet e interesuara ne kete shqiperim termash. Jam i sigurte qe asnjeri prej nesh nuk do te deshironte te merrte vesh pas 1 vit pune se 70% e fjalorit ekzistonte para se te fillonim punen. Nuk ka rendesi ku ekzistonte: ne Republiken e Shqiperise, Maqedoni, Kosove, apo diku tjeter. Rendesi ka qe eshte fjalor shqiptar dhe nuk eshte nevoja te nisim nga zero (a duhet bere rrota e rrumbullaket apo jo) Ju lutem te gjitheve qe kane mundesi te marrin vesh dicka per ekzistencen e nje fjalori te tille qe te na sqarojne sa me shpejt qe te jete e mundur. Personalisht mbaj mend qe nder librat me te pare te informatikes ne shqip ishin ca libra te botuar ne Slloveni (Ljubjana). Meqe ra fjala, ve re qe shpesh here kemi nevoje per adresa, numra telefonash etj. per zyrtare, institucione, persona te thjeshte etj. Propozoj te ngrejme nje baze te dhenash (hmm ... si perkthehet 'yellow pages' ne shqip?) se ka per ta rritur produktivitetin e secilit prej nesh ne cfaredo ndermarrje tone. Keto ditet e fundit me 'rane kembet neper internet' per te gjetur informacione per ekonomine dhe biznesin shqiptar qe s'gjenden gjekundi. E pikerisht do te benin shume pune adresat e tel. e zyrtareve perkates ne Shqiperi qe i mbajne statistikat e raportet ne sirtaret e zyrave. He po fjala eshte per te ngritur nje faqe ne internet per biznesin dhe ekonomine shqiptare se mesa vura re une ato pak gjera qe jane ne internet jane te shperndara qoshe me qoshe. Kushdo qe ka deshire te bashkepunoje eshte i mirepritur. shendet edi
More information about the Info-Tech mailing list |