| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Perkthimet ne Diaspore.Alban Gjyrezi albangjyrezi at email.msn.comMon Dec 28 13:16:42 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Miredita te gjitheve, Mua me duket teper i arsyeshem problemi qe ngrihet nga disa nga anetaret e listes. As qe diskutohet qe puna per krijimin e ketij fjalori eshte nje pune goxha e nderlikuar si dhe me vlera teper te medha per nga pikepamja e ndihmes qe mendohet t'i jape kompjuteristeve ne Shqiperi. Nga ana tjeter, ka te ngjare qe neve jemi duke bere nje pune te cilen e kane bere inxhiniere dhe perkthyes te tjere para nesh dhe gjithe ky mundim qe po behet nga anetaret e listes mund te veje kot. Sugjerimi qe jep Anila (?), per te kontaktuar punonjes apo drejtues te INIMA-s apo institucioneve te tjere ne Shqiperi apo Kosove me duket me vend dhe qe ia vlen te realizohet, nqs jo per t'a ndalur punen e nisur te pakten qe te flejme mendjen. Gjithashtu, persa i perket problemeve qe dalin nga fjalori i perdorur, mendoj se do te ishte e arsyeshme qe per cdo term te perkthyer te jepen te pakten dy fjale ne Shqip (aty ku konsderohet e nevojshme) ne menyre qe problemet gjuhesore te eliminohen. Gezuar Festat Albani -----Original Message----- From: Dashamir Hoxha <e106708 at ceng.metu.edu.tr> To: info-tech at alb-net.com <info-tech at alb-net.com> Date: Monday, December 28, 1998 4:25 AM Subject: Re: [info-tech] Perkthimet ne Diaspore. > **** Information Technology Forum **** > > | > | Mirembrema. > | Puna qe po behet ne kete liste, me duket pak e disorganizuar. Une per vete > | kam dy vjet jashte Shqiperise, por jam mese e sigurte qe ne Shqiperi eshte > | bere nje pune per perkthimin e shume termave kompjuterike. Une kam bere nje > | kurs kompjuterash ne Shqiperi rreth vitit 1992 dhe ne ate kohe shume nga > | termat ishin te perkthyera apo me nje kuptim te caktuar. > | Mendoj se e mira e te mirave eshte qe me perpara te kontaktohen personat qe > | punojne prane INIMA dhe te pyeten se cfare pune eshte bere deri me tash. Nuk > | mund te percaktojme ne (50 apo pak me shume persona) se cilat terma do te > | perdoren ne te ardhmen ne Shqiperi apo ne Kosove, kur atje shumica e ketyre > | termave e ka tashme nje perkthim.Ilir Zenku meqe eshte anetar i kesaj liste > | mund te na ndihmonte shume duke kontaktuar keta persona dhe duke na dhene > | nje informacion me te plote mbi konferencen e fundit qe u mbajt ne Tirane. > >Une mendoj se nuk eshte nevoja qe te takohen apo te pyeten njerez te >vecante. Po te jene te interesuar, le te vijne ne liste dhe te japin >ndihmen e tyre (besoj se nuk u mungon email-i). Ndoshta duhen njoftuar >qe po behet nje diskutim i tille ne liste, ne rast se nuk e dine. Une qe >tani po i njoftoj nja dy veta qe mund te jene te interesuar. > > | Nuk e di se sa kohe jane jashte Shqiperise apo Kosoves anetaret e kesaj > | liste, por kam vene re se Shqipja e tyre nuk eshte aq e paster dhe ka mjaft > | gabime gramatikore. Nuk duhet te me keqkuptoni. Ilir Zenku p.sh flet nje > | shqipe mjaft te paster dhe pa asnje gabim. Kjo vjen ndoshta ngaqe ai jeton > | ne Tirane, ku gjuha zyrtare eshte "Shqipja". Une kam vetem dy vjet jashte > | Shqiperise dhe po ve re me dhimbje se shpesh nuk gjej dot fjalet e duhura ne > | Shqip kur dua te flas ne telefon me familjen time. Megjithate jam ende ne > | gjendje te dalloj gabimet gramatikore ne gjuhen shqipe. > >Shqipja e paster e shqiptareve te Tiranes, fatkeqesisht ka plot papastertira >(fjale te huaja). Nuk duhet te me keqkuptoni. P.sh. disorganizim, kontaktoj, >term, diaspore, "shate daun (butoe) ate kompjuter", cao, e te tjera qe nuk >po me kujtohen. Me keq akoma, shumica i perdorin si fjale puro shqip dhe nuk >jane te ndergjegjshem qe jane te huaja, dhe akoma me keq disa i perdorin me >qejf, vetem pse jane fjale te huaja, dhe gjithmone e me teper perdorin >fjale te huaja. Te pakten ne jemi te ndergjegjshem qe jane fjale te huaja >(na e vrasin veshin) dhe perpiqemi ti zevendesojme. > > | Ne pritje te propozimeve te tjera nga lista... > | > | >
More information about the Info-Tech mailing list |