| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Perkthimet ne Diaspore.Anila Ciba nila at pegasus.dvz.fh-aachen.deSun Dec 27 09:52:43 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Mirembrema. Puna qe po behet ne kete liste, me duket pak e disorganizuar. Une per vete kam dy vjet jashte Shqiperise, por jam mese e sigurte qe ne Shqiperi eshte bere nje pune per perkthimin e shume termave kompjuterike. Une kam bere nje kurs kompjuterash ne Shqiperi rreth vitit 1992 dhe ne ate kohe shume nga termat ishin te perkthyera apo me nje kuptim te caktuar. Mendoj se e mira e te mirave eshte qe me perpara te kontaktohen personat qe punojne prane INIMA dhe te pyeten se cfare pune eshte bere deri me tash. Nuk mund te percaktojme ne (50 apo pak me shume persona) se cilat terma do te perdoren ne te ardhmen ne Shqiperi apo ne Kosove, kur atje shumica e ketyre termave e ka tashme nje perkthim.Ilir Zenku meqe eshte anetar i kesaj liste mund te na ndihmonte shume duke kontaktuar keta persona dhe duke na dhene nje informacion me te plote mbi konferencen e fundit qe u mbajt ne Tirane. Nuk e di se sa kohe jane jashte Shqiperise apo Kosoves anetaret e kesaj liste, por kam vene re se Shqipja e tyre nuk eshte aq e paster dhe ka mjaft gabime gramatikore. Nuk duhet te me keqkuptoni. Ilir Zenku p.sh flet nje shqipe mjaft te paster dhe pa asnje gabim. Kjo vjen ndoshta ngaqe ai jeton ne Tirane, ku gjuha zyrtare eshte "Shqipja". Une kam vetem dy vjet jashte Shqiperise dhe po ve re me dhimbje se shpesh nuk gjej dot fjalet e duhura ne Shqip kur dua te flas ne telefon me familjen time. Megjithate jam ende ne gjendje te dalloj gabimet gramatikore ne gjuhen shqipe. Ne pritje te propozimeve te tjera nga lista...
More information about the Info-Tech mailing list |