| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Fjalori eshte GATI!Dashamir Hoxha e106708 at ceng.metu.edu.trSat Dec 26 06:50:53 EST 1998
**** Information Technology Forum **** | | Mirembrema, | | Sapo perfundova nje program qe mund ta perdorim per te mbajtur shenim | termat qe diskutojme dhe perkethimet e tyre. Ky program i mban termat ne | nje baze te dhenash 'Mysql' qe thuhet se eshte e shpejte dhe qe ka nje | kapacitet te madh. | | I. Hyrje | | Ky program per momentin mund te perdoret vetem nepermjet e-mail-it, por | me vone mund t'i shtohen edhe nderfaqe (interface) web etj. | Pervec ruajtjes se termave, ky program ka edhe nje mekanizem votimi per | termat qe diskutohen. Mendoj se kjo ka rendesi, sepse fundi i diskutimeve | per nje term duhet te jape nje rezultat, dhe menyra me e mire per te | zgjedhur temin me te pershtatshem eshte nje votim. Nuk me pelqen! Mendoj se ky lloj votimi (nga nje rreth i ngushte njerezish dhe ne nje kohe te shkurter) nuk mund te perdoret per te zgjedhur perkethimin me te pershtatshem dhe per te asgjesuar te tjerat. Votimi mund te perdoret per te vene nje fare renditje te perkohshem te fjaleve, me ate qe ka marre me shume vota ne krye dhe te tjerat nga pas. Une per vete nuk mund te perdor nje fjale vetem se ajo ka fituar votimin, une dua te perdor vetem ate qe me mbush mendjen qe eshte me e pershtatshme. Procedura e votimit nuk me duket shume e pershtatshme. E para, nuk eshte shume e lakueshme (lejohet diskutimi vetem per nje cift fjalesh, vetem ne nje kohe te caktuar, vetem ne nje format te caktuar etj). E dyta, nenkupton nje sasi te madhe letrash ne kutine postare te secilit (qe ne fund te fundit s'kane dhe shume interes, dhe jane te paracaktuara te fshihen pa u lexuar). Mendoj se nje nderfaqe rrjeti duhet ti shtohet sa me shpejt, dhe pa kete nderfaqe programi nuk eshte shume i dobishem. Diskutimet le te vazhdojne ne liste sic kane vazhduar, per ato pika qe jane me interes, kurse votimi te behet ne menyre te pavarur nepermjet faqes. Faqja duhet te krijoje mundesi per te pare perkethimet e mundshme te nje fjale (te renditura sipas votimit), per te propozuar nje perkethim te ri, dhe per tja dhene piken njerit prej perkethimeve egzistuese. Kjo mund te behet me CGI dhe Perl (ne bashkeveprim me bazen e te dhenave). Meqe kam pak pervoje me keto te dyja, do ta jepja ndihmen time me gjithe qejf, por tani (dhe per nje muaj) nuk kam kohe te merrem me kete pune. Nese deri atehere nuk del dikush tjeter (ose ndonje zgjidhje tjeter), them se mund ta provoj njehere. Besoj se Eshrefi ka nisur nje pune te tille dhe duhet te jete ne perfundim e siper. Le te thote deri ku ka shkuar, si ecen puna, a ka ndonje veshtiresi etj. Nese Eshrefi eshte duke e mbaruar kete, atehere ne te tjeret mund ti harxhojme energjite ne ndonje drejtim tjeter. Dashamir Hoxha
More information about the Info-Tech mailing list |