| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Fjalori eshte GATI!Xhemil Meco vlora at isdnet.netFri Dec 25 18:45:16 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Mirembrema, Sapo perfundova nje program qe mund ta perdorim per te mbajtur shenim termat qe diskutojme dhe perkethimet e tyre. Ky program i mban termat ne nje baze te dhenash 'Mysql' qe thuhet se eshte e shpejte dhe qe ka nje kapacitet te madh. I. Hyrje Ky program per momentin mund te perdoret vetem nepermjet e-mail-it, por me vone mund t'i shtohen edhe nderfaqe (interface) web etj. Pervec ruajtjes se termave, ky program ka edhe nje mekanizem votimi per termat qe diskutohen. Mendoj se kjo ka rendesi, sepse fundi i diskutimeve per nje term duhet te jape nje rezultat, dhe menyra me e mire per te zgjedhur temin me te pershtatshem eshte nje votim. Procedura qe ky program (tani e tutje po e quaj fjalori) pret te ndiqet eshte kjo: 1. Dikush propozon nje perkethim per nje term - fjalori e mban shenim. Qe nga ky moment termi vihet ne vote per nje periudhe te caktuar (10 dite p.sh, por kjo mund te diskutohet). Nese behet nje propozim tjeter per te njejtin cift fjalesh, ai nuk merret parasysh. 2. Gjate periudhes se votimit fjalori pranon votimet duke patur kujdes qe secili votues te votoje vetem nje here. Nuk mund te votohet per nje term qe nuk eshte propozuar me pare. 3. Kur vjen fundi i periudhes se votimit per nje term, votimi mbyllet dhe fjalori shikon nese termi ka fituar apo jo. Per te fituar duhen me shume vota pro se kunder (d.m.th nese jane ne numer te barabarte termi nuk fiton). Ne rast se fiton termi i shtohet fjalorit perfundimtar. Fjalori shenon edhe pjesemarrjen ne votim, pro kjo nuk ndikon ne shpalljen e resultateve. II. Propozimet Per te bere nje propozim dergohet nje e-mail ne adresen e listes info-tech duke vene si Subject: fjalen "Propozim", kurse ne tekstin e mesazhit mund te vihen keto komanda per Fjalorin: Anglisht: xxxxxx Shqip: xxxxxx Shembuj: xxxxx xxxx xxxx xxx Pas ketyre komandave (ne te njejtin rresht) vendosen termat respektivisht ne anglisht dhe shqip si dhe shembuj (te cilet nuk jane te detyrueshem). Pjesa e komandes pas dy pikave(:) mund te jene te perbere nga nje ose disa fjale. III. Votimi Per te votuar per nje term dergohet nje e-mail ne adresen e listes info-tech duke vene si Subject: fjalen "Votim", kurse ne teksin e mesazhit mun te vihen keto komanda per Fjalorin: Anglisht: xxxxxxx Shqip: xxxxxxx Votoj: xxxxxx 'Anglisht' dhe 'Shqip' jane si me lart, kurse 'Votoj' mund te marre vlerat: "Pro" dhe "Kunder". IV. Programimi Per momentin Fjalori eshte nje anetar i thjeshte i listes, qe lexon listen dhe perpiqet te shikoje nese nje e-mail i listes eshte nje komande per te apo jo. Si i tille ai fizikisht mund te jete ne nje kompjuter ne cdo cep te botes. Sidoqofte me e mira eshte qe ai te jete prane listes info-tech dhe te bashkepunoje me te per te qene sa me i shpejte. Per kete aresye po i kerkoj Mentorit qe ta lejoje kete gje. Ka ende shume permiresime qe i duhen bere Fjalorit. Ky version eshte po themi nje beta-test, por meqe koha shtrengon me mire ta kemi dicka qe shenon diskutimet tona dhe qe mund ta permiresojme me kalimin e kohes. Gjithe te mirat Xhemil Meco PS. ah harrova - vetem nje propozim ose votim per e-mail. Old programmers never die, they just branch to new addresses. _______________________________________________ Xhemil MECO - email: vlora at isdnet.net Administrateur Reseaux ISDnet - http://www.isdnet.net +++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
More information about the Info-Tech mailing list |