| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Mostrat testueseMaloku Naim RDVV maloku at iskratel.siSun Dec 20 08:00:03 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Pershendetje, Ne dhjete vitet e fundit sasia e softuerit te prodhuar u rrit ne menyre jashtezakonisht te shpejte. Gjithnje e me shume paraqiten sisteme qe jane shume-procesore, te shperndara dhe te ekzekutueshme ne rrethina te lloj-llojshme. Ne nje situate te ketille procesi i testimit paraqitet jashtezakonisht i rendesishem dhe per sisteme te nderlikuara shume here eshte e nevojshme te ekzekutohen deri ne disa mije teste te ndryshme. Gjenerimi dhe ekzekutimi i mostrave testuese eshte nje proces qe kerkon kohe te caktuar. Ne te njejten kohe nevoja per sisteme testuese behet edhe me e komplikuar per shkak te kerkesave qe nje sistem te plotesoj kerkesat e standardeve te ndryshme. Ekzistojne qasje te ndryshme ndaj testimit, keshtu qe dallojme disa metoda te ndryshme si psh. Testimi funksional, Testimi konformans, Testimi i performansave te sistemit, etj. Metoda me ideale per testim te sistemeve te ndryshme respektivisht protokolove komunikuese do te ishte ajo e cila do te mundesonte qe nga nje specifikacion funksional i nje protokoli i cili do te perdorej si hyrje ne nje vegel softuerike (software tool) te fitonim ne dalje nje kompozicion te mostrave testuese ne nje gjuhe programuese te caktuar. Keto mostra testuese pastaj do te ekzekutoheshin permes ndonje pajisjeje per testim (protocol simulator) me qellim qe te analizohet sjellja e sistemit qe testohet, ne situata te ndryshme. Nje moster e thjeshte testuese do te dukej si vijon: A hook off A receiving dial ton A hook on Kjo moster e cila eshte pershkruar ne nje gjuhe deskriptive ka per qellim te testoj situaten e gjenerimit te tonit per zgjedhje nga ana e centralit telefonik (kusht per fillimin e zgjedhjes se numrave). Duke pasur parasysh se nderlikueshmeria e sistemeve komutuese eshte ne rritje e siper atehere eshte e qarte se vetem automatizimi i plote i procesit te testimit paraqete zgjidhje per garantimin e kualitetit te duhur te sistemeve komutuese dhe sistemeve te tjera kompjutorike. Ne menyre automatike eshte e mundshme qe ne kohe shume me te shkurte te gjenerojme numer me te madh te testeve (test case, test sample) dhe te mbulojme nje numer me te madh te rrugeve ne kuader te nje specifikacioni funksional te shkruar permes ndonje gjuhe deskriptive (SDL, ESTELLE, etj.). Koheve te fundit perdoret gjithnje e me shume termi testing engineering pervec termave tani me te njohur hardware engineering dhe software engineering. Organizatat si ITU-T, ETSI, ANSI etj. i kane te definuara metodat, kerkesat etj. ne lidhje me testimin neper standarde te ndryshme si psh. IS 9646 i cili pervec te tjerave definon TTCN simboliken per verifikim dhe validimin e ISO dhe ITU-T standardeve dhe implementimeve te tyre. Me nderime, Naim A. Maloku maloku at iskratel.si
More information about the Info-Tech mailing list |