| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Rendesia e telekomitKujtim Tali kujtimt at ameritech.netSun Dec 20 00:27:43 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Jam duke u munduar ta mbaje hapin me shkrimet mbi rendesine e telekomunikimit, por kam mjafte veshtersi, posaqerishte kur shkrimet jane te gjata. Pavarsishte nga to ja dhe ca mendime te mija. Une mendoj se telekomi duhet te privatizohet. Ja the arsyeja. Cdo kund ne bote , ne kohe te fundit shkohet nga privatizimi (shiko shtete e Evropes Perendimore). N.q.s. do te ishte keqe, nuk besoje se do ta benin. Privatizimi i till eshte mjafte i kontrolluar. Mendoje se perendimi e ka pare se sektori privat do te beje punen me te mire se ai shtetror, qe do te rezulton ne fitime me te medha si per integruesin telekomunikativ e ashtu edhe per shtetin i cili do te marre pjesen e tij nepermjet kontributeve te ndryshme. Posaqerishte n.q.s. integruesi i ri i shtrohet kushteve rigoroze te punes (siq jane kontrollimi i tarifave, zhvillimi i rrjetit egzistues - cdo vit rrjeti te rritet ne nje perqindje te caktuar etj.) Sa per ilustrim te mare Ameritech-un (integratori ku jame I punesuar,). Kupetohet Ameritech-u eshte pronesi private. Eshte njekohsishte mjafte i pavarur por gjithashtu edhe mjafte i kontrolluar nga shteti. E ka regjionin e vet i cili perfshin disa qendera me rendes te madhe (si Chicago, Indianapolis, Detroit, Cleveland, etj) por edhe shume vende me nga disa qindra banor. Sipas ligjit Ameritech-u eshte i detyruar te ofroje sherbime te njejta ne tere regjionin, si ne qenderat e medha ku ka fitimi shume te medha, e ashtu edhe ne ato me te voglat ku ka humbje te medha. Une punoje ne pjesen e cila mirret me te dhena (Data site). Ne i garantojme konsumatorve tone se rrjeti per te cilin jan duke paguar do te jete funksional 99.98% te kohes, perndryshe paguhen penalti shume te medha. (paramendo institucionet financiare). Perafersishte eshte njejte edhe me konsumatoret rezidencial (kryesisht per telefoni). Kuptohet ne perendim nuk eshte problem qe maresh lidhje telefonike (dhe ate te shumefishte). Keto jan vetem disa pika pozitive, gjithesesi ka edhe negativizem, ajken do ta mbledhi integruesi, por n.q.s ai kontrollohet me kujdes, te gjithe do te fitonin. Keshtu qe ateher nuk do te kishte nevoje per kohen e "Romantizmit", kur telekomi (telefonia), kontrollohej prej shtetit, e njerzve i duhej te pritnin me dekada per nje lidhje telefonike (kupetohet n.q.s. nuk kishin "shpind te fort"), e lere me ndonje lidhje Interneti apo ISP. Ne fund edhe ca fjale per ISP-it. ISP nuk ka nevoje te jete pjese e telekomit (kjo edhe nuk praktikohet shume), pervec n.q.s. telekomi e shehe leverdine qe te jete ISP ne veti. (ndoshta do te ishte mire per konkurence). Nga shkrimet e deritanishme nuk e kam vrejt se ne Shqiperi egziston ndonje infastruktur per formimin e ISP-is. Ne shumicen e rasteve flitet per lidhje analoge telefonike (analog dial-up lines), askund nuk pashe ndonje shenim ne lidhje me rrjete digjitale (perveq me duket per nje kanale 64k apo link satelitor). Pa pas kyqje direkte ne rrjetin digjital te internetit (praktikohet qe kjo kyqje te jete e dyfishte, ne dy ISP te ndryshem, me te medhenje) dhe ate me nje kapacitet me te madhe (se paku E1-2Mb) nuk besoj se munde te flasim per ndonje ISP serioz. Te fala Kujtimi
More information about the Info-Tech mailing list |