Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Email forwarding

Albi Qeli aqeli1 at uic.edu
Fri Dec 18 21:28:49 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****


Me sa di une, duhet qe llogarite e vjetra to jene aktive akoma. Nqs ato
s'jane aktive, atehere derguesi i email-it merr nje mesazh 'undeliverable
mail.' 

Nqs llogarite e vjetra jane aktive, atehere ka dy mundesi: Programe si
Eudora, Outlook, etj., te lejojne qe te punosh me te gjitha llogarite
njeheresh, mbledhin emailin nga te gjitha, etj. 

Alternative tjeter eshte qe te rregullosh llogarite e vjetra qe ato t'i
nisin automatikisht email-et e reja tek nje adrese tjeter (adresa qe ti
perdor tani). Ne UNIX, kjo behet duke krijuar nje skedar te quajtur

.forward 

(me pike para)

dhe ky skedar ka vetem nje rresht, me emailin e ri, psh:

new_address at foobar.com



         My startup page: http://icarus.cc.uic.edu/~aqeli1/

On Fri, 18 Dec 1998, albangjyrezi wrote:

>               **** Information Technology Forum ****
> 
> Miredita te gjitheve,
> 
> Kohet e fundit kam ndeshur ne nje problem serioz persa i perket komunikimit
> tim nepermjet email-eve. Mendoj se shume prej nesh mund t'a kene ndeshur me
> perpara nje gje te tille.
> 
> Gjate ketyre viteve qe kam pasur te bej me kompjutera, si pasoje e
> ndyshimeve  te vendit te punes kam ndryshuar shpesh edhe email address.
> Problemi qendron tek fakti qe shume prej te njohurve te mij nuk e kane
> adresen time te re dhe me dergojne email tek adresa e vjeter.
> 
> Pyetja ime eshte nese ekziston ndonje program i cili te mbledhe te gjithe
> email-et qe mund te me kene ardhur ne adresat e mia qe une tashme nuk i
> perdor dhe te m'i dergoje tek adresa ime me e fundit.
> 
> Faleminderit,
> Gjithe te mirat
> 
> Albani
> 
> 
> 




More information about the Info-Tech mailing list