| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] Microsoft Access97DXhezo at aol.com DXhezo at aol.comFri Dec 18 00:12:08 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Feim, Ne Access97 eshte e mundur te krijosh recorde te reja ne query, dhe kjo varet para se gjithash nga menyra se si eshte krijuar query, dhe cila eshte skema e databases (Fushat qe lidhen ndermjet tyre dhe relacionet qe ato kane ne db). Ne vartesi te ketyre, "Jet Engine" percakton nese rezultati (recordset) eshte i tipit dynaset (i cili te lejon te ndryshosh te dhenat -- eshte "updatable") apo i tipit snapshot (te dhenat e te cilit nuk mund te ndryshohen). Megjithate, mesazhi qe dergon Access97, ne lidhje me cenimin e "referential integrity" nuk ka te beje me keto. Shkaku i mundeshem eshte se juve perpiqeni te fusni te dhena ne nje tabele, ne nje kohe kur kjo e dhene nuk ekziston ne fushen korresponduese te tabeles kryesore. Problemi, pra, do te eliminohej duke futur me pare kete te dhene ne tabelen kryesore dhe pastaj ne tabelen tjeter, sic propozoi edhe Albani. Kjo mund te arrihej fare kollaj nepernjet kodit ne form (duke perdorur "beforeinsert" event psh). Nje zgjidhje edhe me elegante mund te ishte perdorimi i nje subform dhe manipulimi i "master/child properties". Nese deshironi mund te me dergoni databasen qe keni aktualisht, si dhe te me shpjegoni se cfare aplikimi konkretisht keni ne mend te ndertoni. Me gjithe deshire do te perpiqesha t'ju ndihmoja. Dritan Neimr at brage.idrettshs.no writes: << A mundet dikush te me ndihmoj me kete problem: Ne Microsoft Access 97, kam krijuar disa tabela, ne fakt kam krijuar tabelen ANETARE, NXENES dhe NDIHME. Secila tabele posedon nga nje "primary key" - identifikator i cili eshte unik per secilen tabele. Tabela: Primary Key ANETARE Nr_i_ant_ANT NXENES Nr_i_ant_NX NDIHME ID Pervec kesaj tabela NXENES dhe NDIHME, permbajne edhe "Foreign Key". Tabela: Foreign Key NXENES Nr_i_ant_ANT NDIHME Nr_i_ant_ANT Kjo dtth. se tabela ANETARE eshte tabela kryesore ku regjistrohet anetari, dhe Nr_i_ant_ANT, eshte i njejti si ne tabelen ANETARE ashtu edhe ne dy tabelat tjera, respektivisht NXENES dhe NDIHME. E gjith kjo me qellim qe te me mundesohet qe te kerkoj nje ANETARE i cili ka dhene ndihme, apo cili nxenes i takon cilit anetare. Dhe se fundi une mundohem te krijoj nje "query" i cili i permbledhe te gjitha fushat "fields /records" te te gjitha ketyre tabelave. Ajo qe me mundon tash mua, eshte se kur mundohem te regjistroj nje anetare te ri, ne "query" e ri qe e kam krijuar, nuk me lejohet te beje kete, nga shkaku se perdoret "reference integrity". Do te thote kjo se ne nje "query" nuk mund te behet regjistrimi, por vetem nje parashiqim i asaj qe ekziston e regjistruar prej perpara, apo mundet qe edhe kjo te behet? E nese mundet, atehere, si ? Best wishes >>
More information about the Info-Tech mailing list |