Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Microsoft Access97

Neim Rustemi Neimr at brage.idrettshs.no
Thu Dec 17 04:12:55 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

Tungjatjeta,

A mundet dikush te me ndihmoj me kete problem:

Ne Microsoft Access 97, kam krijuar disa tabela, ne fakt kam krijuar 
tabelen ANETARE, NXENES dhe NDIHME.

Secila tabele posedon nga nje "primary key" - identifikator i cili 
eshte unik per secilen tabele. 

Tabela:				Primary Key
 	ANETARE				Nr_i_ant_ANT
	NXENES				Nr_i_ant_NX
	NDIHME				ID

Pervec kesaj tabela NXENES dhe NDIHME, permbajne edhe "Foreign Key".

Tabela: 				Foreign Key
	NXENES				Nr_i_ant_ANT
	NDIHME				Nr_i_ant_ANT

Kjo dtth. se tabela ANETARE eshte tabela kryesore ku regjistrohet 
anetari, dhe Nr_i_ant_ANT, eshte i njejti si ne tabelen ANETARE ashtu 
edhe ne dy tabelat tjera, respektivisht NXENES dhe NDIHME.

E gjith kjo me qellim qe te me mundesohet qe te kerkoj nje ANETARE i 
cili ka dhene ndihme, apo cili nxenes i takon cilit anetare.

Dhe se fundi une mundohem te krijoj nje "query" i cili i permbledhe 
te gjitha fushat "fields /records" te te gjitha ketyre tabelave.

Ajo qe me mundon tash mua, eshte se kur mundohem te regjistroj nje 
anetare te ri, ne "query" e ri qe e kam krijuar, nuk me lejohet te 
beje kete, nga shkaku se perdoret "reference integrity".

Do te thote kjo se ne nje "query" nuk mund te behet regjistrimi, por 
vetem nje parashiqim i asaj qe ekziston e regjistruar prej perpara, 
apo mundet qe edhe kjo te behet?

E nese mundet, atehere, si ?


Best wishes

Neim Rustemi
Network Administrator
E-mail: neimr at brage.idrettshs.no
Phone:+4722185759 Mobile:+4793043089 Fax:+4722234220

The Norwegian University of Sport and Physical Education
Sognsvn 220, PB 4014 UH
N-0806 Oslo, Norway



More information about the Info-Tech mailing list