Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: Info-Tech

[info-tech] Sugjerim mbi termat

albangjyrezi albangjyrezi at email.msn.com
Wed Dec 16 17:18:36 EST 1998


              **** Information Technology Forum ****

On Wednesday, December 16, 1998 1:42 AM
Neim rustemi wrote:

>>Shumica e fjaloreve te ketille qe 
>>ekzistojne ne gjuhe te huaja, bejne perkthimin e nje termi dhe 
>>njekohesisht edhe e pershkruajne kuptimin e fjales, gje qe eshte 
>>shume ne rregull.

Ekzistenca e disa fjaloreve te tille padyshim mund te jete nje ndihme teper e madhe per hartuesit e nje fjalori te tille ne Shqip. Me pak fjale, mendoj se do te ishte me e shpejte dhe me e lehte nga pikepamja e shpenzimit te burimeve dhe energjive qe kemi, qe te hartohet dicka duke u bazuar ne nje model ekzistues. Nje gje e tille mbase mund te realizohej thjesht duke perkthyer nje broshure apo fjalor nga Anglishtja ne Shqip apo nga ndonje gjuhe tjeter.

Nga ana tjeter, do te ishte me e lehte dhe nga pikepamja e dhenies se sugjerimeve nga anetaret e kesaj liste, qe te gjithe te bazoheshin diku kur te jepej mendimi personal dhe verejtjet per ate cka do te dilte nga perkthyesit.

Nje nderrmarje e tille e vogel mendoj se do te ishte me "cost effective" dhe me pak "vetevrasese" sesa nje big enterprise qe po te shembet nuk mund te rindertohet kollaj. Dhe jane me dhjetra arsyet te cilat mund te shkaktonin nje gje te tille.

Kur une u prezantova per here te pare me boten e kompjuterave disa vite me pare, revista e pare qe lexova mbi kompjuterat quhej "PC Dictionary" (apo dicka e tille). Ajo ishte nje reviste prej rreth 100 faqesh ne te cilat shpjegoheshin termat kryesore te perdorur ne elektronike. Ishte dicka teper e thjeshte por qe mua, qe nuk dija asnje gje rreth kesaj fushe, me ndihmoi jashtezakonisht shume per t'u futur dhe kuptuar mjaft mire parimet dhe konceptet kryesore qe i duhen dikujt qe punon nje pjese te madhe te kohes se tij me kompjutera.

Gjithe te mirat,
Albani

-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the Info-Tech mailing list