| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: Info-Tech[info-tech] ProblemBashkim Bitiki bashkim.bitiki at co.arianeii.beWed Dec 16 05:12:03 EST 1998
**** Information Technology Forum **** Neim Rustemi wrote : >> Find= Gjej >Une kisha propozuar Find=Kërko. >Po me duket se eshte term me adekuat. Ok. Më duket se kemi problem për të mbledhur këto propozime që i japim. Duhet të gjejmë një zgjidhje së shpejti, sepse unë kam mbi 70 mesazhe nga info-tech dhe për të gjetur të gjitha propozimet fillon të jetë e pamundur. NDOSHTA më mirë do të ishte që t'i dërgojmë këto propozime direkt në faqet e Eshrefit, sepse e ka një sistem për t'i mbledhur propozimet, e në këtë listë është disi kaotike. Propozimet e disa kollegëve këtu janë shumë interesante. Dmth Ne si informaticientë dhe teknologë të propozojmë definimin e termave të ndryshëm nga anglishtja në shqip, e pastaj të gjejmë ndonjë linguist i cili do të gjente fjalë të përshtatshme për termin e propozuar.
More information about the Info-Tech mailing list |